Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Nisma e shkronjave

| E hene, 22.11.2021, 06:49 PM |


Në vigjilje të Festës për Ditën e Alfabetit Shqip

Poezi nga Kasam SHAQIRVELA, e marrë nga libri tij poetik me titull: ”KORRIDOREVE TË KOHËS

NISMA E SHKRONJAVE

(Kongresit të Alfabetit Shqip)

Po ecin shkronjat e afabetit

Udhëtojnë nëndhe e mbi te

Përhapen sikur t’ishin vetë fetë

Vijnë e sjellen këtu tek ne

Dhe përthithen ashtu etshëm

Sikurse shiu i lëshuar nga retë

Kur i bie tokës së stërzhuritur

Nga zhegu i verës së tretë.

Udha e shkronjave ka nismë të hershme

E mbrothur në Pelazgjinë e lashtë

Derdhur nga pellazgët anekënd botës

Risjellë nga Kadmi në Illyrinë e vjetër

Tek stërgjyshërit e tij, dashtë e padashtë?

Iu dha njerëzisë si shkrim për komunikim

Bekuar nga hyjnitë, dhuratë e salvim

Dhe pollën alfabete, si biçim skelete

Jetesës që rrodhi jashtë sinorit matanë.

Mblodhi e mbështolli popuj pas vetes

Ky i joni shkrim, i shenjti parim

Shkronjat na i grisnin, ne prapë i ngjisnim

Sa herë në histori nga fillimi nisnim

Sërish rrugëtuam si ylli mëngjesit

Bashkë me ABC-në  mbajtur në gji

Ngado që shkuam, kudo që vajtëm

Zemra rrihte vetëm për liri, pa lot

E patëm ruajtur tonin ALFABET

Bashkë me veten tonë, me mija vjet

Nëpër Pellazgji, Iliri, Arbëri e Shqiptari.

Gdhendur në zemër e shpirt…

Bashkë me emrin që e kemi sot.