E premte, 19.04.2024, 06:42 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë

E hene, 22.11.2021, 08:24 PM


Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë

Nga Dr. Qazim Namani

Në qendër të fshatit Keqekollë, përkatësisht në lokalitetin e quajtur, "Konaku i Jonuzit", në anën e djathtë të rrugës dhe përroit,  në lagjen e Qelajve, ka gjurmë të një vendbanimi mesjetar. Gjurmë të vendbanimit mesjetar, janë hasur edhe në anën e majtë, në përroin tjetër që e ndanë lagjen e Qelajve me lagjen e Kurtajve. Është me rëndësi të dihet, se te "Konaku i Jonuzit", në një bregore të vogël (Shih foton 1), deri pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, i kishte mbijetuar kohës, një kishë katolike shqiptare. Bazuar nga dëshmitë e banorëve të kësaj ane, e sidomos një banor i kësaj lagjeje plaku Hetemi, rrëfen për gjurmët arkeologjike në këtë lokalitet, dhe objektin e kishës. Sipas rrëfimeve të tij, në fillim të viteve 50, të shekullit XX, ishte rreth 18 vjeçar, kur pushteti i asaj kohe i kishte mobilizuar banorët e fshatrave të kësaj treve, për ta ndërtuar shtëpinë e kulturës (Shih foton 2), në qendrën e fshatit Keqekollë.

Mbaj mend rrëfen Hetimi, kur pushteti urdhëroi, që ta prishim kishën e lagjes tonë. Kisha deri në ato vite i kishte muret, por i mungonte çatia. Pushteti urdhëroi që gurët e kishës, të barten për ti ndërtuar muret e shtëpisë së kulturës. Unë isha njëri nga punëtorët, që isha caktuar për ta rrënuar kishën. Ne filluam rrënimin e kishës, dhe gurët i bartnim me qerre, deri te vendi ku do të ndërtohej shtëpia e kulturës. Mbaj mend se te pragu i kishës, ne hasëm në një pllakë të mermerit, me ngjyrë të kuqërremtë. Në këtë pllakë ishte i skalitur një kryq,  dhe  në pllakë kishte qenë një shkrim me shkronja latine. Por sa e dërguam këtë pllakë, te vendi ku ndërtohej objekti i ri, dikush nga punëtoret, pllakën e ndau nga gurët tjerë, dhe e mbështeti për murin e objektit të policisë. Për fatin e këtij mbishkrimi, ne banorët e kësaj ane nuk kemi asnjë informatë tjetër, rrëfen plaku Hetem.

Këtë rrëfim e kishin treguar edhe disa banor tjerë që në ato vite kishin marrë pjesë në  ndërtimin e shtëpisë së kulturës në fshatin Keqekollë.

Kështu pas pushtimit nga Serbia, shkatërrohej çdo gjurmë e shqiptarëve autokton  në këto troje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000 Qazim Namani: Kontributi i Shqiptarëve për Shpëtimin e Hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinoviç Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi? Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora