Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: A jeni të vetdishëm që serbët po na vjedhin edhe qenjen tonë

| E diele, 21.11.2021, 07:21 PM |


A jeni të vetdishëm që serbët po na vjedhin edhe qenjen tonë

Shkruan  Fahri Xharra

Ç`është  kjo heshtje akademike e shqiptarëve , e historianëve shqiptar, e Universiteteve shqiptare,  dhe e  dreqit të mallkuar?  Nuk do të zgjatë  shumë dhe në pesëdhjetë  vjetshin e ardhshëm ne do të jemi vetëm qenje njerëzore që do të jetojmë vetëm nga instinktet pa asnjë shënim nga e  kaluara jonë. Ne do të jemi një zorrë qorre e Ballkanit “ t ‘ardhur  rishtas në këto toka si sirianët dhe afganët e ardhur rishtas në Shqipëri.

Serbët po na e vjedhin etnografinë tonë është tema që do e trajtoj sot  duke kaluar herëve tjera në lamitë tjera që po vidhen nga serbët, ju premtoj se do  të ju bindi që po na e vjedhin edhe qenjen tonë si shqiptar arbëresh, arvanitas,  albanë, ilir,  iliro-thrakas dhe  pellazgë.

Serbët na e vjedhin etnografinë

E shihni këtë eksponat nga “ The Metroplitan Museum of Art Nuk ju dhemb kjo ?

Veshje e sotme Dukagjini Sot , veshje dasmash në Kosovë

E dini pse serbët janë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ?

E para, se ende e llogarisin Kosovën  si të veten dhe e dyta do të dilnin vjedhjet historike që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit shqiptar e i kanë paraqitur si të vetat. Një popull i ardhur ,medoemos ai pajiset me të gjitha ato që i gjënë në atë vend.

Serbëve duhet thënë publikisht na keni vjedhur , çdo detaj historik i tyre është i vjedhur . Po kush t`i iu thotë ?

Shëtitja nëpër historiografinë serbe , lundrimi nëpër shkrimet e tyre historike sat ë bëjnë të qeshësh me guximin e tyre piratesk në përvetësimit e çdo gjëje shqiptare por edhe të shtien të mendosh thellë se sa të se sa të heshtur jemi ndaj tyre. Heshtja e jonë ( nga se nuk e kishim edhe mbështetjen ) dikur ishte e kuptueshme , po sot ?

Sot, pse nuk e themi atë që duhet thënë ?

Nejse kur jemi të pirateria historike e historisë shqiptare nga ana e serbëve , nëse pak e shfletojmë se çka ata shkruajnë në botë gati dy shekuj , është e pamundur të mos bindet dikush në gënjeshtrat e tyre. Kujdes , sepse ne ishim të heshtur , ne ishim të manipuluar dhe shpëtimtarin e kërkonim diku tjetër.

Në materialet propagandistike psh. turistike serbe për Serbinë ; për historinë , etnografinë , folklorin çdo gjë është serbe, edhe pse në të vërtetë edhe ai më pak i informuari e sheh nga vjen ai ose ajo “krenari “ serbe.

E shihni këtë veshje tradicionale abreshe nga Hora e Arbëreshe të Italisë ?

Një veshje që është bartur me shekuj nga nëna tek e bija.

Si ndodhi që edhe serbët e paskan të njëjtën, dhe qenka trashëgimi serbe ?

A doni më shumë ?

Referencat:

-http://www.panacomp.net/kosovo-i-metohija/

– “Mondo Albanese” nr, 18 Palermo 1982 ( via Luigj Prendi , Zvicër )

Fahri Xharra, 20.11.21

Gjakovë