Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Fshesat politike

| E diele, 21.11.2021, 01:36 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Fshesat politike

Fshesat politike, sikur elektrike

I fshinë nga trojet, shqipet etnike!

E ne duke pyetur, sa na janë ligjore?

Zbrazet Lugina, në heshtje shoqërore!

Që nga Presheva, gjer te Mollë e Kuqe,

Kanë rënë ca liderë, posi pula klluqe!

Bile, disa sish e them pa kopalla,

I kanë hipur fshesës, si shtrigat n’përralla!

E ndihmojnë spastrimin, me interes,

Duke ngritur zërin, këndes në qymez!

Financa Beogradi e fonde n’Prishtinë,

Sa kanë kapitale, as vetë nuk e dinë?!

U pëlqen mos t’dalin, prej kësaj situate,

Ndaj shtojnë peshë, si kuaj Banate!

Madje, ka mes tyre edhe liderucë,

Nga secili prej tyre, dalin pesë derrkucë!

Sillen e mbështillen, me kokën lart

U ka rënë sëpata, me nder, në mjaltë!

Një gjë duhet ditur, këto kokat komike,

Fshesat elektrike, s’janë aspak klasike!

Ato nga sistemi shlyejnë me paragjykime,

Adresa shtëpish, regjistra, vendbanime!

Por, një ditë fshesat, do të mblidhen tok,

Për t’i ndërruar rolet, t’merren me bërllok!

(Karikatura marrë nga interneti)