E shtune, 20.04.2024, 03:59 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vlashi Fili: 96 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Filadelfia

E hene, 08.12.2008, 09:21 PM


Fëmijë me kostume popullore
96 VJETORI I PAVARESISE SE SHQIPERISE NE FILADELFIA

Nga Vlashi Fili

28 Nëntori 1912 është dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është festa më e madhe e kombit tonë, është dita që na dha mëvetësinë, është dita që Shqipëria u shkëput njëherë e përgjithmonë nga prangat e robërisë shumë shekullore. Për këtë qëllim festimi i përvjetorit të kësaj dite të shënuar na bënë të ndihemi krenarë për ata burra të shquar të kombit tonë që luftuan me pushkë e penë, deri në sakrifikimin e jetaë që Shqipëria të njihej si shtet më vete. Festimi i kësaj dite mer përmasa të një krenarie të veçantë këtu në Amerikë, në diasporën shqiptare të këtij vendi, për vet faktin se jemi shumë larg nga vendi ynë, e kemi shumë mall për të. Vështirësitë dhe promlemet e shumta që shfaqen në jetën e përditëshme ndër emigrantët tanë, shpesh bëjnë që rrallë herë të mblidhemi e të bashkohemi. Por kur vjen puna për të festuar 28 Nëntorin, të gjithë gjindemi bashkë, lëmë mënjanë hallet personale, mundohemi që të racionalizojmë kohën në mënyrë që në momentet e caktuara të jemi të lirë e t’ia kushtojmë festimit të kësaj dite. Kështu ndodh çdo vit. Kështu ndodhi edhe këtë vit me shqiptarët e Filadelfias.

          Shoqata “Bijtë e shqipes” që organizon shumë veprimtari gjatë vitit, ka si kryeveprimtari nderimin në një festim madhështor të Ditës së Pavarësisë ose Festës së Flamurit siç i themi ne. Drejtuesit e kësaj shoqate kanë marë mbi përsipër përgjegjësinë e një festimi dinjitoz , ashtu siç e meriton kjo ditë e shënjtë, me përmirësime nga viti në vit.

          Këtë vit, ajo vazhdoi traditën e bukur që ka krijuar për këtë festim. Mbi 400 shqiptarë u mblodhën në mbrëmjen e datës 29 Nëntor, në lokalin Cannstatter Volkfest – Verein në NorthEast të Filadelfias, mjaft të përshtatshëm për një festim të tillë.

Festimi i 96 Vjetorit të Pavarësisë në Filadelfia, kishte disa të veçanta mjaft të bukura. Ato filluan që me pjesmarjen. Festuesit kishin ardhur jo vetëm nga Filadelfia dhe rrethinat e saj por edhe në një gjeografi më të gjerë, mandej edhe nga larg, nga Shqipëria jonë. Në këtë festim mernin pjesë Z. Flamur Gashi, Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë; Dr. Albert Jerasi, Konsull i Republikës së Shqipërisë në Nju Jork; Z. Rexhep Jakupi, Konsulli i Republikës së Maqedonisë në Washington; Z.. Dalan Luzaj, Kryetar i Shoqatës së Skrimtarëve Shqiptar në Amerikë; Z. Mëhill Velaj; Nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Amerikë, Znj. Ilirjana Sulkuqi, poete, gazetare dhe veprimtare, kryeredaktore e revistës “Pelegrini” që botohet në Greqi; Znj. Albana Lifcshin. Shkrimtare, gazetare dhe veprimtare e Komunitetit Shqiptar në Nju Jork; Znj Rajmonda Moisiu, poete, gazetare dhe veprimtare e Komunitetit Shqiptar në Conectikat. Po ashtu merte pjesë edhe Z. Beniamin Risilia, Anëtar Nderi i Shoqatës, së bashku me zonjën e tij.

Sapo akrepat e sahatit tregonin se erdhi koha e fillimit të festimit, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Shoqatës, si organizatorë të këtij festimi, u rreshtuan në krye të sallës, buçitën tingujt e Himneve Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë. Të pranishmit, në këmbë shoqëronin këngëtaren Kristina Fejzo.

Z. Llazar Vero, Kryetar i Shoqatës “Bijtë e shqipes”, pasi i uroi bashkatdhetarët për festën, bëri prezantimin e miqve që vinin nga larg dhe i falenderoi ata në emër të shoqatës, duke hapur këtë mbrëmje.

Fjalën e mori, më pas, Z. Sadik Elshani, anëtar i këshillit drejtues të shoqatës, i cili mbajti fjalën e rastit. Midis të tjerave ai tha:

“….Ky 28 Nëntor është edhe më madhështor se na gjen më krenar se kurrë, sepse ajo padrejtësi që iu bë kombit tonë më 1913, më në fund, pjesërisht u shpërbë. Më 17 Shkurt të këtij viti Kosova u shpall shtet i pavarur, i njohur nga fuqitë e mëdha dhe nga demokracitë më të përparuara të botës…..”. Në vazhdim ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve: “…. Të mos harrojmë Shqipërinë. Ajo ndofta është është një vend hallemadh, por për ne është vendi më i dashur. Ai vend na lindi e na riti dhe siç shprehet poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, Shqipëria na ep nder, na ep emrin shqipëtar…..”.

Në vazhdim u lexuan disa nga përshëndetjet që i kishin ardhur shoqatës për këtë festim. Kështu Senatori Republikan i Pensilvanisë Z. Arlen Spekter, në pamundësi të pjesmarrjes në këtë festim, kishte dërguar përshëndetjen që e lexoi Z. Llazar Vero: “Të dashur miq. Mësova se Shoqata Atdhetare – Kulturore “Bijtë e shqipes” do të festoj 96 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky është me të vërtetë një rast i veçantë. Është në nderin tim të njihem me sukseset e shoqatës tuaj dhe bashkohem me ju në festimin e 96 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ju uroj juve gjithë të mirat në festimi e Pavarësisë së Shqipërisë dhe suksese të mëtejshme në të ardhmen”.

Z. Ivzi Cipuri, anëtar i këshillit drejtues të shoqatës, lexoi përshëndetjen e dërguar nga Z. Aleksandër Sallabanda, Ambasador i Shqipërisë në SH.B.A. “Është nder dhe privilegj për mua, që në emër të Shtetit Shqiptar t’ju përshëndes për 96 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, niste përshëndetjen e tij Z. Aleksandër Sallabanda. Më tej midis të tjerave ai vazhdonte: “….Në këtë ditë simbolike, një falenderim i veçantë i adresohet diasporës shqiptare në Amerikë. Zëri i shqiptarëve të Amerikës është ngritur gjithmonë lart në mbrojtjen e vlerave të lirisë, krenarisë dhe interesave kombëtare. Në memorien tonë kombëtare shqiptarët e Amerikës kanë hyrë si atdhetarë, fisnikë dhe demokratë të mëdhenj, me veprën e të cilëve, të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen janë krenarë….” . me urimin për 96 vjetorin e Pavarësisë, Z. Aleksandër Sallabanda mbyllte përshëndetjen e vet.

Autori i këtij shkrimi, lexoi përshëndetjen që vinte nga Italia të Z. Darling Ismail Vlora, nipi i Ismail Qemalit, i cili uronte për ta kaluar sa më gëzushëm këtë festë të madhe.

Pastaj e mori fjalën Z. Flamur Gashi, i cili solli përshëndetjen nga Qeveria Shqiptare. Midis të tjerave ai tha:

“….Une jam këtu për tu sjellë përshëndetjen dhe urimet e Qeverisë Shqiptare. Unë jam këtu për tu dhënë sihariqin se e mbajtëm premtimin e dhënë për krijimin e Konsullatës në Nju Jork, konsulli i së cilës është bashkë me mua në këtë festim, po ashtu për tu dhënë premtimin se së shpejti do të hapim Qendrën Kulturore të Shqiptarëve në Amerikë…”. Ai e mbylli fjalën e tij me urimin: “Gëzuar Festën e madhe të Flamurit”.

Mbas këtyre përshëndetjeve radha iu la këngëtarëve dhe muzikës. Në këtë moment një e papritur mjaft e bukur. Para të pranishmëve u shfaqën fëmijët e shkollës shqipe “Gjuha jonë” të veshur mjaft bukur me kostume kombëtare, të cilat iu dhuruan shoqatës nga çifti Aneta dhe Kreshnik Xhiku me banim në Virxhinia. Për këtë dhuratë të bukur Z. Llazar Vero, mbasi bëri njoftimin e falenderoi dhuruesit e kostumeve popullore. Para një muaj u ngrit grupi i valleve popullore me fëmijët e shkollës shqipe. Ky grup drejtohet nga valltari pasionant Z. Guri Gjeçi. Në këtë mbrëmje festive fëmijët ekzekutuan një fragment nga vallja jonë “Festë të madhe ka sot Shqipëria” Të gjithë u ngritën në këmbë, rrethuan pistën ku vallzonin fëmijët dhe me duartrokitje shoqëronin tingujt e valles. Ishte një kënaqësi e veçantë tek shikoje këta fëmijë që lëviznin aq bukur dhe me aq përgjegjësi sipas ritmit të valles. Në mbyllje të valles salla shpërtheu në duartrokitje të shoqëruara me thirjet “Ju lumtë”, “Bravo ju qoftë”. Për këtë, veç fëmijëve që me shumë zell u përgatitën në një kohë shumë të shkurtër, meritë ka edhe Z. Guri Gjeçi që punon me passion me këta fëmijë.

Në vazhdim muzika dhe kënga e bukur shqiptare ftuan festuesit në vallzim, të cilët nuk nguruan të mbushnin pistën e vallzimit. Këngëtarët Kristina Fejzo, Mikel Bego dhe Arbër Kurtishi, me zërat e tyre të bukur në interpretimin e këngëve popullore dhe të muzikës së lehtë, krijuan një atmosferë të ngrohtë që nga moment në moment u bë më e këndëshme, më festive. E gjithë salla u ndez. Në skenë, këngëtarët nuk bënin pushim, në pistën e mbushur plot, shumica e festuesve kërcenin, në tavolina, në praninë e një ushqimi të bollshëm dhe të pijeve të ftohta, bisedohej, kurse në pjesë të veçanta të sallës, grupe njerëzish në këmbë, që takoheshin aty në atë festim, çmalleshin dhe shkëmbenin mendime. Të gjitha këto krijonin një ambjent të bukur me një gjallëri të veçantë, aq sa kameramani ynë Z. Florian Bezhani i duhej të djersitej që të mund të fiksonte atë çka ndodhte aty.

Në një moment z. Edmond Ismailati anëtar i shoqatës, tregoi para të pranishmëve se di të bëjë disa numëra shpejtësie për të cilat ai u duartrokit.

Pastaj përsëri muzikë, këngë, vallzim. Më pas Zonjat Iliriana Sulkuqi dhe Raimonda Moisiu, në emër të të ftuarëve, për të përshëndetur dhe uruar festuesit, kërkuan një valle popullare. Nën tingujt e këngës “Tek Rrapi në Mashkullorë” ato filluan të kërcenin. Dalëngadalë u ngritën dhe i shoqëruan edhe festuesit e tjerë në sallë, aq sa pista u mbush plot.

Rreth orës 11:00 të natës u hodh shorti i llotarisë tradicionale që zhvillon shoqata në këtë festim. E veçanta e kësaj llotarie ishte se përveç objekteve që kishte vën shoqata kishin afruar dhurata edhe Z. Sadik Elshani, në emër të familjes së vet, Z. Lorenc Xhemali, përfaqësues i qendrës së shërbimeve të automjeteve si edhe Z. Ervis Elezaj, përfaqësues i kompanisë “Ballkan Travel”. Mbas reklamës që iu bë këtyre dhuruesve u falenderuan për dhuratat. Llotaria u shoqërua me kureshtjen që është e pranishme në të tilla raste.

Kështu, me përshëndetje të ngrohta, me të papritura të këndëshme, me këngë e valle, festuesit kaluan mbi 5 orë të gëzushme, aq sa nuk u besohej se koha kaloi aq shpejt. Me urimin “Gëzuar festën e Flamurit nga mot” dhe “Kështu u mbledhshim përherë”, festa përfundoi dhe salla filloi të boshatiset.

Të gjithë të pranishmit shprehën vlerësime të larta për organizimin e kësaj feste. Nuk mundemi t’i përmëndim të gjithë por do të veçojmë vetëm dy.

Z. Flamur Gashi dhe Z. Albert Jerazi shprehën së bashku të njëjtin vlerësim: “Ju lumtë për punën e lavdërushme që bëni. Jeni me të vërtetë shëmbull për të gjitha shoqatat e tjera të diasporës. Kontributi i Shoqatës “Bijtë e shqipes” është me vlera të mëdha. Ju mbani gjallë kulturën dhe gjuhën shqipe, keni krijuar një qendër për të mbledhur shqiptarët. Shkolla për mësimin e gjuhës shqipe është me vlera të veçanta dhe jeni shëmbull për të gjithë shqiptarët. Mbrëmja për festën kombëtare ishte një organizim i shkëlqyer. Këtu e ndjemë veten si të ishim në Shqipëri. Ju lumtë për gjithçka që bëni. Vazhdoni kështu edhe në të ardhmen. Ne do ju mbështesim më mirë se deri tani”.

Enisa sila, një festuese. “Për arsye pune por edhe për mos vlerësim sa duhet nga ana ime nuk kam marë pjesë më parë në Festën e Flamurit. Ishte hera e parë që mora pjesë. Të them të drejtën nuk e mendoja që kjo mbrëmje u bëka kaq e bukur. Kam ngelur shumë e kënaqur, dhe po ju them që qysh sonte dua të më ruani një biletë për Festën e Flamurit të vitit të ardhshëm. Ju falenderoj për punën e bukur që bëni”.

Duke u ekzekutuar himnet kombëtare

Z. Sadik Elshani në fjalën përshëndetëse
Përshëndet festuesit Z. Flamur Gashi
Fëmijët duke vallzuar
Festuesit duke vallzuar
Nga e majta në të djathtë. Z.Ivzi Cipuri, Z. Z. Albert Jerazi, Z. Flamur Gashi, Z. Rexhep Jakupi dhe Z. Dalan Luzaj
Midis shkrimtarëve të ftuar
Këngëtarët Arbër Kurtishi, Kristina Fejzo dhe Mikel Bego
Fëmijë me kostume popullore


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora