E enjte, 18.04.2024, 07:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një "kalorës" shkruan poezi dashurie

E premte, 19.11.2021, 01:03 PM


Një "kalorës" shkruan poezi dashurie

Libri me poezi "Kalërim në tokën e ëndrrës"  i ODISE PLAKUT

(ese)

Nga Përparim Hysi

Sholom Aleichem thotë diku:"Jeta është një ëndërr për të mençmit" dhe në vazhdim të kësaj sentence, tek shfletoj librin me poezi të ODISE PLAKUT, bindem jo vetëm për sa thotë ky diturak, por shkoj dhe më tej:jo vetëm është ëndërr, por një nga të mënçmit që quhet ODISE PLAKU bëhet"kalorës" dhe kalëron, mbi "tokën e ëndrrës", jo duke zhveshur shpatën,  por penën dhe përcjell kumte, sa të bardha, aq të ëmbla, me lirika që të ngrohin shpirtin, në këtë kohë që është e ngarkuar me strese. Në një farë mënyre, me poezitë e tij ai, si të thuash, tenton që të zbutë klimën"polare" që  rëndon shoqërinë tonë.

Duke u mbyllur në "atë dhomën e vetmisë" ku, zakonisht, mbyllen krijuesit, ai vjen me një tumb të madhe lirikash dhe ngjet me një "pëllumb postier" që sjell kumte të bardha,  Të mbyllesh në një dhomë vetëm, për të krijuar diçka të bukur, është jo vetëm shenjë force, por tregon dinjitet dhe karakter. Se, siç thotë ANDRE MAURIOS, "Artisti duhet të jetë reaksionar.Ai duhet të qendrojë kundër rrjedhës së kohës dhe jo duke u përshtatur me rrjedhën". Dhe ky"reaksionari" që quhet ODISE PLAKU jo vetëm"nuk përshtatet me rrjedhën", por "vesh parzmore kalorësi" dhe niset në beteja "dashurore" si askush tjetër deri sot, për aq sa njoh unë poezinë erotike. Natyrshëm, mendmi im është subjektiv, por, sidoqoftë,  jam në gjendje që ta mbroj mendmin tim.

RAFAELE MORELLI thotë:- Kemi nevojë për heshtjen e brendshme si për bukën e përditshme që hamë.Ndoshta dhe më shumë, sepse, në fund të fundit, heshtja na ndihmon që të arrijmë paqen shpirtërore.

ODISE PLAKU,  tek"kalëron",  e ka arritur atë paqe shpirtërore duke"kullotur kalin poetik" në "livadhet e dashurisë".

Poezia është një shpërthim që të rrëfejë atë që ndien përbrenda. Se poezia s'ësht asgjë tjetër, veçse mendja e POETIT. Nobelisti, OKTAVIO PAZ, e quan poezinë herë"sekret  të shpirtit", herë"vetdija e fjalëve".

*      *   *

Libri "Kalërim në tokën e ëndrrës" ( sa mirë, sikur ta quante"Tokë e ëndërtë"!Po kush të merr dorën?!!!), është një botim tepër cilësor nga "ONUFRI" dhe ka një parathënie, po kaq cilësore nga Profesor-doktor SHefkije Islamaj.DHe kjo"ese" imja është vetëm se si i shijoj unë, si lexues, poezitë e këtij libri goxha të madh, ku mbi 90% e poezive janë lirika dashurore. Pse them kështu? Për herë të parë që kam kontakt me krijimtarinë e ODISE PLAKUT.

Thotë diku, poeti i madh rus, JEVTUSHENKO:"Poezia është biografia e poetit". Duke e marrë sentencën si të mirëqenë,  atëherë në"biografinë" e ODISE PLAKUT duhet shtuar dhe atributi; dashuria. Pra, ODIESE PLAKU-DASHURIA. Mos kujtoni se jam larg së vërtetës. Nëse hyn nëpër faqet e librit, jo vetëm do  humbësh në"labirintet e dashurisë", por kërkon të gjashmin. A më saktë:kë model ka ndjekur? ZONJA E NDERUAR, ISLAMAJ, shkruan se i ngjan  DRITËROIT, por unë kam shijen time dhe në mendmin tim, ODISE PLAKU,  ka një poezi të mbështetur, shpesh, në tabanin  popullor dhe, me lirikat erotike ku ruhet displina metrike dhe rima, është më afër LIRIKUT TË BUKUR, ALI ASLLANI. Në lirika të veçanta (në poezi që nuk kalojnë gishtat e njërës dorë) herë ngjet me OMAR KHAJAMIN dhe herë me lirikun e madh RUS, SERGEJ ESENIN. Por, kur flas për këto përgjasime,  në të gjitha poezitë- kjo, mandej,  ia rrit karizmën si krjues, - ODISE PLAKU është vetvetja.  Unë, kur shkruaj kështu, poezitë i shoh me sytë e shpirtit.

*      *     *

ODISE PLAKU-DASHURIA vërtet që është lirik erotik, por, para së gjithash,  ai shkruan me këmbë në tokë.Toka e"ëndërtë" është SHQIPËRIA. SHQIPËRIA jo e cunguar nga"shartesat shovene të kohës", por me atë shtrirjen gjeografike ku përfshihen të gjithë ata banorë që fjalës bukë, i thonë"bukë".Dhe këtë himn dashurie për ATDHENË, e shkruan" me fjalë të thjeshta zemre", si:" në trupin tënd, do të rritem përditë/larg teje nuk do të jem asnjëherë", se, në fund të fundit, " iki dhe kthehem në folenë e ngrohtë/ më e mira kështjellë/ në të egrën botë"."Dashuria jonë rritet në të njëjtën fole/ o i bukuri im;me emrin ATDHE!". A ka më amplifikim me jehonë shpirti më shumë se sa kaq që,  për t'u bërë edhe më i drejtpërdrejtë, POETI "nis këngën e jetës". Shihni dhe gjykoni vet:

"Hej ti, këngë fluturake,  shpresën ndiz si një diell

Kjo PRISHTINA, ÇAMËRIA, PEJA kanë një qiell

Më dalldis prej gëzimit, edhe vdes në liri

Me gazmendin mu në zemër shqyej çdo kufi!.

E përsërit atdhe dashurinë dhe në poezi të tjera, si:"Prapë jam shqiptar", "Kalërim në tokën e ëndrrës";në"Gjeografia ime" apo dhe në ndonjë tjetër. NGaqë libri mban titullin sinjifikativ"Kalërim në tokën e ëndrrës", ja një fragment për t'u gjykuar nga lexuesi i këtyre radhëve:

" kalëroj në ëndrrën e madhe nga ULQINI në ÇAMËRI,

Presheva zgjat dorën, për të rrokur SHKUPIN në gji.

Edhe TIRANA me PRISHTINË luajnë lojën e fëmijërisë

... dhe pastaj, jashtë metrikës e rimës, vargu shumë domethënës:-Fëmijët ndërtojën shtëpinë e madhe! Ky varg,  në gjykimin tim,  i vë dafinën e lavdisë në ballë POETIT.

Tek"GJeografia ime", është tërë jeta e POETIT, ku, përmjet vargjesh, tregon:"shkoj nga shkoj;lindi në MYZEQE/ u rrit në MALLAKASTËR/u arsimua në GJRIKASTËR apo SHKODËR.Brodhi Evropës dhe deri nëAZI(në PEKIN), por prapë"avioni ulet si zog në pistën e RINASIT. dhe poeti thotë:- E dua atlasin e vendit tim, se ëndrat nga këtu nisin,

*        *       *

Erotizmi:

Sa natyrshëm! Ç'relaks ndjen përmjet vargjesh, si:"Hiqmu, moj lanete!"

"Mjerë unë, i mjeri, si duroj pa ty?

Ditët më humbasin, nuk më bëhen dy.

.............................

Lart e poshtë në rrugë më del për inat

AH, çfarë t'i bëj moshës që nuk kam takat/

Tek një tjetër"Nga netët tona"

"të vrava, moj dreqkë,  me puthje, në tëndin harbim

Në natën e gjatë që nuk kishte mbarim.

............................

Kapërthyer si hardhia në trung të manit rrije.

Tek poezia"çast i përhumbur"

" e putha për herë të fundit, në ikjen turravrap

Dhe e pyeta ZOTIN:" Mos bëra mëkat?"

Ja dhe një tjetër që duhet ta këndosh labçe "Një ditë me borë"

"Gjoksjashta, ti, moj mike!

Hidh një cipëz, se më fike

Në mos pate, të jap unë

Të mbuloj me trupin tim

(unë, do thosha:-Unë do të bëhem gunë!), por POETI ka zërin e tij dhe nuk të njeh, për SULO-be!!! Dhe ja si vazhdon:"gjoksjashta, ti, moj  mike/ me majëcice më godite/me dybuzëfitil më fike/prapë s'më munde, nuk më frike.

Tek"Mallkimi i mëngjesit"

"M'u rrokullis shpirti, gjoksit tënd ndaloi

Nuk di kush më vrau? Kush më lëndoi?

.........................

Nëpër kurmin tënd nuk ndaon ky"krua"

Lutesh, drithërohesh, më varros mua.

Dhe  shihni sa bukur e mbyll POETI poezinë:

"Hajde, kur të duash, veç mos u vono

Eja, do të pres;shpirt,  mos më harro!

Sa të ketë ujë"lumi", "mokrra" do punojë

Kur të thahet "rrëza", më mos më kërko.

(Në thonjëza kam vënë "Metaforat" aluduese për lexuesit).

Ç'demision shpirtëror ka tek poezia"Çast"

"e vesha dhimbjen në vend të bluzës".Që në vargun e parë, POETI e "vret" poezinë:dhimbjen e ka kaq shpirtërore, sa e kthen në send, S'ka gjetje metaforike më të bukur. Tek"Ç'është dashuria", POETI kthehet në një"lektor"  që mban "leksionin etij":Dashuria, veç tjerash, është dhe"mjaltë e ëmbël", por dhe"tëmerr si tërmeti".

Zakonisht, poezitë lirike të dashurisë, shkruhen për t'u shijuar dhe, sikur të ndalesh në morinë e poezive erotike të ODISE PLAKUT, duhet nnjë natë dimri dhe një ditë behari. Unë po ndaloj këtu dhe si"nun", pasi lexova gati 140 poezi të tilla, ta gëzojë atributin "Dashuria"!

Tiranë, 18 nëntor 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora