Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Profesoresha Basha-Jakupi po vlerëson programet akademike në Letoni dhe Rumani

| E enjte, 18.11.2021, 06:43 PM |


Prof.asoc.Dr. Arta Basha-Jakupi, ish anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) (2018-2021) aktualisht është angazhuar në cilësinë e ekspertes ndërkombëtare në dy prej agjencive evropiane të akreditimit, atë të Letonisë dhe Rumanisë.

Prof. Basha-Jakupi është përzgjedhur për të bërë vlerësimin e programeve në fushën e arkitekturës dhe studimeve urbane, në programet e studimit të nivelit Master dhe atë të Doktoraturës.

Angazhimi i profesoreshës Basha-Jakupi, dëshmon se përvoja e fituar në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës është e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar nga agjenci të shumta të Evropës, dhe është një fakt shtesë se AKA është rrugës së duhur të zhvillimit dhe njohjes ndërkombëtare.

AKA i uron suksese profesoreshës Basha-Jakupi dhe të arritura të tjera në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

https://akreditimi.rks-gov.net/