E premte, 02.12.2022, 10:32 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Tupallës po i zhduket historia!

E premte, 19.11.2021, 05:37 PM


Tupallës po i zhduket historia!

Shkruan Fahri Xharra

Shqiptarët e rrethit të Medvegjës janë të rrezikuar nga arkeologët e rrejshëm të cilët “ gërmojnë’ në varrezat Tupallës : ata kërkojnë ‘artefakte” për stërshitje por qëllimi është zhdukja e çdo gjurmeje shqiptare në ato anë. Eshtë vetëm “Keshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi “ i cili disa herë ka alarmuar për këtë .

Që disa muaj ka filluar “ akcioni” shkatërrues i çdo gjëje shqiptare në ato anë. Shqiptarët ikin , shkojnë në Perëndim nga kushtet e pamundura të jetës , por pas mbetet shkretëtira historike e cila më vonë zëvendësohet me “origjinalin “ serb. Mjerim kombëtar !

Varrezat që shkatërrohen thuhet se janë të shekullit 19 dhe 20-të por ec e dije nëse jo edhe më të vjetra. Nga prijësit tonë fetar na rekomandohet që mos të kujdesimi për varrezat , që të harrojmë  çdo gjë nga të parët tanë.; e ne pa menduar hiq iu plotësojmë “rekomandimin “ e hoxhallarëve të porositur.

E dimë që Tupalla është në vetvete një burim i fortë historik i e cila e vërteton të kaluarën dhe autoktoninë tonë në ato anë dhe më gjerë.

Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm e ka rritur frikën dhe pasigurinë e banorëve të atyre anëve.

Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm paraqet hapat e Serbisë për zhdukjen e çdo gjëje shqiptare në ato anë.

Medvegja është qytezё shqiptare në veri-lindje të Kosovës, administrohet ende nga Serbia. Komuna e Medvegjёs perbёhet nga 44 vendbanime, dy prej te cilave janё qyteza urbane e Medvegjёs dhe Banja e Sijarinёs.

Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,   Shumica e popullsisë Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit dhe e zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjetër      Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter.

Familja e Heroit Zenel Hajdini nga Tupalla

Por edhe kjo ““Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”,

Por edhe kjo ; “Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) gjatë vitit të fundit ka dhënë një numër të madh vendimesh të dëmshme për qytetarët e nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë, e sidomos për ata nga Medvegja.

Me këto vendime pasivizohet vendbanimi i tyre i deriatëhershëm dhe kështu personat humbën mundësinë që të nxjerrin dokumentet personale ose vazhdimin e tyre, por edhe shërbimet shëndetësore e shkollimin e njëkohësisht atyre u rrezikohet edhe e drejta e tyre për zgjedhje, është thënë nga Fondi për të Drejtën Humanitare(FHP) për gazetën e Beogradit Danas, transmeton Koha.

“E kaluara e jonë historike duhet të shikohet me syrin kritik të krenarisë që jemi pjesë asaj trashëgimie , pa marrë parasysh fesë që i përkasim si individ. E jona është që me ato artefakte që na kanë mbetur të bëjmë luftën tonë trashëgimtare , për të mirat dhe të këqijat e së kaluarës sonë me vlerë. Ne , duhet që botës t`ia bëjmë të ditur që tema që po flasim sot është e kaluara e jonë në vendin tonë ; serbit t`ia bëjmë të ditur edhe një gjë që për epokën që po flasim ata as që kishin qenë këndej pari.( Theodora – Perandoresha e Bizantit , F.Xharra) Perandoresha Theodora dhe Vajzat e Medvegjës; të bindemi ne së pari për këtë thesar historik.që të parët na e kanë lënë . Krenari ! Historia në vazhdimësi flet shqip ! “

Kur jemi tek traditat shqiptare ato ruheshin në vazhdimësi nga fshatrat e katundet  e sidomos ato që ishin më larg qyteteve , ku as një pushtues fizikisht nuk i arrinte. Aty fshihej thesari i popullit : trashëgimia mijëravjeçare e popullit më të vjetër në Europë.

E njëjta ishte edhe në të gjitha viset shqiptare . Po, sot ç`na gjeti ?

“ Gjuha e popullit kalon një jetë të qetë , ajo rritet si bari në mal e si gjethi në lis, pa u dëgjuar fare, dalngadalë, në mënyrë të butë. Fshatari nuk e ndërton gjuhën  as   sipas ”spekulimeve intelektuale, as sipas analogjive gjuhësore”. Fshatari e kalon jetën e vet bashkë me gjërat, me sendet që e rrethojnë, me të cilat takohet përditë. Ai vëren ndryshimet e tyre , i shikon me qindra herë, ua zbulon fshehtësinë, dhe kështu një ditë vetë ato gjëra, vetë ai send me funksionin, trajtën e pamjen e tyre , e tregojnë emrin e vet të vërtetë, emrin më të përshtatshëm.- kështu shkruante Akademiku Mark Krasniqi në librin e tij me vlerë të madhe ‘ Gjurmë e gjurmime” ,Prishtinë,1979 .(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga  ai i dikurshmi )

Po  i vazhdoj me mallëngjim fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme    “

Gjuha e   pseudo-intelektualit , qëllimkeqit nuk i ka ato veti, sepse ai gjuhën e mëson , e “pasuron” në qytet ,pranë ligjvenësit ( pushtuesit). Ajo gjuhë bazohet në kuptimet abstrakte , huazimet e pa nevojshme (sot, nga mediat   ) .

Fshatari të gjitha gjërat i shihte në mënyrë natyrore dhe të gjitha ishin të drejtë për drejta, të përzemërta dhe të ngrohta shqiptarisht

Lëvruesit e huaj , ata që e kërkonin të vërtetën shqiptare e gjenin në fshatra     . Shembujt janë të panumërt .Shfletoni studimet e huaja për ne.

Akademiku Mark  Krasniqi      në studimin e tij “Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike “ ndër të tjera shkruan se pagëzimi i foshnjës dhe dhënja e emrit është ritual kohor ( në ditët e pas lindjes së foshnjës) që më së miri është ruajtur në fyshtrat tona. Sipas tij , tek   ne e kemi edhe botëkuptimin tonë në lidhje me funksionin e emrit në përgjithësi e ka edhe fuqinë mbrojtëse për fëmiun gjatë jetës së tij.

Nëse Tupalla i ka ruajtur veshjet kombëtare të cilat më respekt i vishnin e dhe gratë e Perandorëve Ilir dhe Bizantin    atëherë si është e mundur që “3000 familje shqiptare në Maqedoni vendosin emra arab”

“Vala e ndërrimit të emrave në arab paska mbërri 3000 familje shqiptare në Maqedoni – Humbje gjurmësh të identitetit shqiptar.  Xhemal Ahmeti shkruan :Partitë politike pasi heshtin e sponsorizuakan këtë. Apo? Ky vetë asimilim do të kushtojë shumë. Dhe pikërish ai Allahu u mallkoftë që shuani një identitet kulturor dhe nëse ai s’bën gjë natyra u dënoftë sot e përjetë, se kjo nuk është e drejtë personale e dikujt por manipulim i një kolektivi nga një shtab me qëllimi ekspansionizmi kulturor.

(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga  ai i dikurshmi )

Po  e përfundoj  shkrimin me mallëngjim nga  fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme

Fahri Xharra,17.01.21

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora