E premte, 29.03.2024, 11:10 AM (GMT)

Editorial

Rexhep Shahu: 33 numra të revistës Illz, shtet ku je!?

E enjte, 18.11.2021, 07:16 PM


33 NUMRA TË REVISTËS ILLZ U BOTUAN, SHTET, KU JE !?

U botua numri 33 i revistës illz, revistë letrare e Tiranës, tetor 2021

NGA REXHEP SHAHU

Si  botues  dhe  kryeredaktor  i  saj  krenohem    arritëm    botojmë  33  numra reviste, 33 numra të illz që janë shumë e janë pak. Krenohem dhe nuk e fsheh gëzimin e krenarinë. Bile e shkruaj edhe pse mund të qortohem nga miqtë për mungesë përulësie. Por nuk i bëj dot ballë tundimit. Sepse e çmoj si një arritje të madhe për veten e grupin që bëjmë revistën, për miqtë, për shkrimtarët, për letërsinë shqipe, për kulturën kombëtare, për historinë e letërsisë, për shtetin dhe gjithë njerzit e “republikës” së letrave shqipe.

33 numrat e revistës illz janë gjerdani më i bukur në qafën e letrave shqipe.

33 numra reviste me rreth 8500 faqe B/5 me shkrim 11, ku për 64 muaj shkruan e përkthyen rreth 2500 autorë nga gjithë bota e gjithë kohërat letërsi të zgjedhur, janë pak e janë shumë, por është një punë shumë e madhe.

33 numra të revistes illz, sa vitet e Krishtit. Për Krishtin që jetoi 33 vjet janë e vetmja jetë që pati ndonëse ai vazhdon të jetojë. Revista illz do të jetojë sa shkrimi.

E ideuar dhe pagëzuar me këtë emër të bukur 5 vjet e gjysmë më parë nga miku im Izet  Duraku    është  drejtor  i  revistës,  e  sponsorizuar  pa  kushte,  diktime  e imponime nga miku im humanist deputeti Flamur Hoxha që e ndjen se një vend pa letërsi e arte është i shkretë, e mbështetur dhe kuruar nga figura të rëndësishme të letrave shqipe që u ulën në sofrën e bordit të saj, revista illz u bë qiell për shkrimtarë shqiptarë, ballkanas, europianë e botërorë të të gjitha kohërave edhe përmes përkthyesve të mrekulleshëm që na ndihmojnë, u bë bulevardi më elitar që ka aktualisht letersia shqipe, apo siç thotë miku i madh i revistës akademik Shaban Sinani ““Koleksioni i revistës "illz" është sot trashëgimi… dhe lexuesi e njeh si tribunë mendimi e krijimtarie për gjithë "republikën" e gjuhës shqipe.” Faleminderit për të gjithë kontribuesit e kësaj reviste, për shkrimtarët që sjellin shkrime, për përkthyesit që zgjedhin e përkthejnë për ne, për miqtë, lexuesit e të interesuarit që na përkrahin e nxisin.

Në 33 numra të illz janë botuar e janë në radhë botimi pothuajse shkrimtarët më me emër pa përjashtuar askënd, ani se ende nuk është kompletuar konstelacioni i menduar prej nesh.

S’kemi përfillë asnjëherë kritere ideologjike, nuk kemi shkrimtarë partie e shkrimtarë armiq, shkrimtarë të ndarë në breza të vjetër a të rinj. Për ne më i riu e më moderni është Homeri. Shkrimtarët e kanë parë revistën të hapur, lexuesit po ashtu. S’na ka shqetësuar pse shkrimtari është i bardhë a i zi, vjen nga burgu a liria, nga vendi a diaspora, nga Shqipëria a nga hapsirat e tjera shqiptare, nga gjuha standarte a dialektet, nga Ballkani a Europa etj.

Jemi përpjekë me ikë si prej kolerës prej mediokërve e anonimëve të bujshëm, ndonëse ata kanë pushtetin edhe në planetin e letrave. Dhe do të përpiqemi.

Po për shtetin shqiptar a janë, sa janë, çfarë janë 33 numra të një reviste letrare periodike  dy  mujore  elitare  me  numër  mesatar  faqesh  240  e  me  dy  numra antologjikë me nga 500 faqe për Skenderbeun e shkrimtarët martirë.

Shteti, shteti si nuk e pa as nuk po e sheh revistën illz dhe dritën që bën ajo. Një revistë letrare që është e vetmja në gjuhën shqipe që gjithë numrat e së cilës gjenden në gjithë libraritë dixhitale në botë. Shtet, a je, ku je shtet?

Është provuar se revista illz bën pa shtetin, i jep dinjitet gjuhës e letrave shqipe. Revista deri sot nuk krenohet me shtetin, por shteti, në mos sot, nesër e gjithmonë do të krenohet e do të mburret me këtë revistë illzish.

Revista illz nuk është letra xhepi, revistë qokash, buzëqeshje ekranesh. Është e rendë për të hyrë ne zarfa, sirtare e nën tavolina zyrash. Koleksionin e saj nuk e ngrenë dot duar  zyrtarësh, përfituesish projektesh, të zgjedhur e të begenisur ministrash a zyrtarësh partiakë e mediokër. S’e lexojnë as kuptojnë dot gjysmë a çerek    diturit    vendosin  ta  përçudnojnë  dinjitetin  e shtetit  me  autorët  që zgjedhin e shpikin për shkrimtarë dhe i rekomandojnë për librin shkollor, për qoka shtetërore dhe për emancipim shoqëror, duke harruar si thotë Fishta se një liber i keq ashtë më i rrezikshëm e i më damshëm për shtetin se një kryengritje… Le të ndiçojë, le të na iluminojë shteti që drejtohet nga një njeri arti. Revista illz ka illzit e saj që bëjnë dritën e tyre. Shteti merr dritë prej saj, merr krenari e dinjitet dhe nuk kujtohet për këtë revistë yjesh të pangjashme, të pakrahasueshme me asgjë në përditshmërinë letrare të vendit. Ndjesë, por illz , revistë letrare e Tiranës bën diferencë në botimet shqipe. Dhe më shumë se sa ka nevojë revista illz për shtetin, është shteti ai që ka nevoje të madhe për revistën illz sot e mot, pasi revista illz tashmë është si Drini, nuk di të ndalet…

Ne, që e bëjmë revistën illz, na mungon dora e lypjes për ta shtri. Nga krenaria për çfarë kemi bërë, liria, pavarësia e dinjiteti. Por shteti për ta zbardhë fytyrën e vet e për t’ia “rritë mendjen” vetes mendoj se duhet t’u ofrohet vetë me elegance e përulësi vlerave të tilla.

Shteti nuk i sheh shkrimtarët edhe pse drejtohet nga një njeri arti që shquhet për fjalime nekrologjie për shkrimtarët e artistët, nuk e sheh revistën illz që tashmë është një histori e rrallë suksesi.

Ne nuk kemi mbajtë kurrë qëndrime si revistë dhe ndoshta nuk kemi bërë mirë. Ndoshta duhet t’i ngjajmë më shumë kohës e të shqetësohemi më hapur për të ardhmen dhe fatin e shkrimtarëve pasi siç thotë shkrimtari Ethem Haxhiademi të cilin e mbytën në burg “Mprojtja mâ e madhe qi munt t’i bahet nji shkrimtari asht t’a çojnë mësuës asè sekretar në ndonji zyrë të vogël. Nga nji herë ngjanë qi e qisin jasht fare dhe nga kjo punë e thjeshtë dhe e lanë pa bukë në të katër rrugët.

Po a munt të lulëzojë në këtë mënyrë literatura shqiptare?”.

33 numra të revistës illz dolën, janë te lexuesi, te biblioteka.  Janë shumë dhe pak.

Shpresoj t’ju shkruaj kështu për numrin 66 e 99.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora