Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Alpet e shqipeve

| E enjte, 18.11.2021, 11:10 AM |


Kasam Shaqirvela

ALPET E SHQIPEVE

Porsi shqipet lartë ngrihen

Maja malesh që prekin qiellin

N’kanjone e korridore gdhihen

Re të bardha që folin me diellin.

Florë e faunë si rrallë gjëkundi

Me bukuri të virgjër natyrore

Historitë  djepi ç’m’i përkundi

Në këto mrekulli tona botërore.

Dhe natyra e tha fjalën

Si në det e si në tokë

Adriatiku me dallgë-valën

Që lag brigjet e vendit tonë.

Sanatorium për mushkëri

Jeni ju Alpet Shqiptare

Dhe freskues për mendësi

Me burra e gra adhetare.

Drini e Buna si dy duar

T’i lajnë faqet çdo mëngjesi

Aty bujti dhe Prometheu

Zjarrin në vatër kur ta ndezi.

Pra këto janë Alpet tona

Që na ftojnë për miqësi

Jetë e shpirtë i dhurojnë

Kush i viziton me mirësi.

Flasin n’gjuhë të nënës prore

Gjuhën e vjetër prej Pellazgjie

Të kulluar atë gjuhë hyjnore

Qysh nga fillet prej lashtësie.

Aty pushojnë legjenda kohësh

Aty rri muza me zana e ora

Aty janë të bukurat peizazhe

Të nënës natyrë e jo nga dora.

Kush e don, e ndihmon vendin e vet

Me investimet që zënë vend

Të mira e të këqija që bën në jetë

Atdheu t’i ruan e t’i mba n’mend.

© Kasam SHAQIRVELA