E hene, 29.11.2021, 09:40 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore!

E merkure, 17.11.2021, 07:25 PM


Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore!

Nga Dr. Qazim Namani

Kombi serbë u formua në shekullin 19, duke u bazuar në projektin dhe strategjinë ruse. Ky projekt pansllavistë e ka zanafillën në klubin polak në Parisë. Klubi polak ishte mjaftë aktiv në dekadën e fundit të shekullit 18 dhe fillim të shekullit 19. Në këtë klub ishin anëtarësuar mjaftë student dhe të rijë nga trevat e pushtuara osmane në Evropë.

Në këtë klub kishte mjaftë gjermano verior, e sidomos nga Prusia të cilët, për shkak të Katarinës, gruas së Pjetrit të Rusisë, e kishin krijuar një simpati për Perandorinë Ruse. Projekti serbë “ Nacertanja 1844” për një shtet dhe komb të ri serbë, projekti i përfshirë të gjithë ortodoksët e Ballkanit qendror, e në veçanti shqiptarët ortodoks dhe vllahët e kësaj zone. Nacertanja e Ilia Garashaninit, u vu në zbatim, në kohën e mbretit Aleksandër Karagjorgjeviqit, i cili erdhi në pushtet gjatë viteve (1842-1858). Kjo dinasti kishte origjinë shqiptare!

Është me rëndësi që të dihet se, nga dinastia shqiptare e Karagjorgje Petroviqit, ishte edhe Mbreti Petar Karagjorgjeviqi, i cili në Luftërat Ballkanike 1912, dhe Luftën e Parë Botërore, shqiptarët i vrau, i shpërnguli dhe i kolonizoj tokat shqiptare me sllav.

Po ashtu edhe mes dy luftërave botërore, mbreti i Serbisë Aleksandër Karagjorgjeviqi, me origjinë shqiptare, i shtypi shqiptarët i shpërnguli për Turqi, dhe i kolonizoj tokat shqiptare me sllav, nga rajoni dhe shtetet perëndimore!

Serbët kanë shkruar shumë libra të mbushura me gënjeshtra, e falsifikime dhe i kanë dërguar  për ti mbushur bibliotekat e vendeve të ndryshme të botës.

Disa nga shqiptarët që fare nuk lexojnë, ju besojnë shkrimeve të autorëve serbë, disa nuk merren me falsifikimet e tyre, duke u treguar kinse të moderuar, ndërsa disa nga ne, që ende mundohemi ti lexojmë gënjeshtrat e tyre, befasohemi pse institucionet shqiptare heshtin, e nuk shkruajnë, e hulumtojnë gënjeshtrat dhe falsifikimet e serbëve.

Në këtë rast unë po e afroj një foto nga libri: Pisma Serbskih Konzula iz Prishtine 1889-1900

Kjo foto e realizuar në qytetin e Prizrenit tregon shumë!

Poshtë fotos është shkruar: Veshja serbe e Varoshit në Prizren në shekullin 18!

Gënjeshtra:

Në shekullin 18 nuk kishte fotografi, sepse fotografitë e para me aparat u realizuan në mesin e shekullit 19.

Në shekullin e 18 dhe në shekullin e 19, nuk kishte popullatë serbe në qytetin e Prizrenit.

Popullata e varoshit në qytetin e Prizrenit, gjatë shekullit 18 e 19 ishte me origjinë vllahe dhe shqiptar ortodoks.

Vllahët e Prizrenit u serbizuan gjatë shekullit 20.

Studiuesit  serbë, që njihen pak më serioz, në përshkrimin e ngjarjeve në rajon gjatë shekullit 19, për veshjen serbe kanë shkruar, se nuk kanë të dhëna burimore se si dukej ajo para shekullit 19.

Të dhënat për veshjen e grave serbe i gjejmë edhe në këtë libër, faqe 559

Autorët serbë shkruajnë: Megjithatë deri në shënimet e vitit 1826, nuk kishim të dhëna për veshjen e grave  dhe të qytetarëve të rëndomtë. Veshja e grave serbe prej vitit 1813, janë regjistruar,  si dëshmi nga gjërat personale të  Karagjorgjevicit, për të cilat po bëjmë fjalë. Mes tjerash është gjetur një sënduk me veshje të grave. Ajo ishte gardëroba e gruas së Karagjorgjit, Jellenes dhe vajzës së saj, e cila ishte  gruaja e Antonia Plakiqit, shkruajnë autorët serbë.

Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se Karagjorgje Petroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri ti tij Antonije Plakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj – Plakiq

Faksimile nga libri i botuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë

Faksimile për veshjen serbe nga libri i Atanasje Urosevicit, i cili dëshmon se para krijimit të shtetit serbë, serbët visheshin sikurse shqiptarët

Ekzistojnë mjaftë dëshmi, dhe argumente se shteti serb, u krijua në tokat ilire, sipas projekteve te shteteve më të fuqishme botërore, e veçmas sipas projekteve pan sllaviste të Rusisë. Kombi serbë u krijua në shekullin e XIX, duke asimiluar të gjithë ortodokset shqiptar dhe vllah që jetonin në trevat veriore të Gadishullit Ilirik. Ky komb sikurse kombi grek u krijuan mbi themelet e kulturës material dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke përvetësuar objektet e kultit, veshjen, ushqimin dhe traditën popullore të popullit shqiptar.

Sa i përket veshjes dhe artit popullor, të trashëguar me mijëra vite te popullata shqiptare, ende i gjejmë objektet e kultit nga lashtësia, si simbole të gdhendura në dru, gurë dhe materiale tjera, që sot te shqiptarët, hasen në arkitekturën popullore, në varreza, orendi e sidomos kostumet tradicionale kombëtare në rajone të ndryshme të Ilirikut.

Te kostumet e femrave shqiptare, më shekuj janë ruajtur simbole pagane, të qëndisura dhe ornamente tjera gjeometrike, astrale, dhe simbole me domethënie mitike, që nga Xhubleta dhe veshjet e grave të rajoneve të ndryshme, të cilat dallojnë  mes veti, varësisht nga rajoni me kushte të veçanta ekonomike e klimatike.

Siç shihet veshja e grave serbe, nuk ka traditë të lashtë, dhe ajo nuk njihej deri në shekullin XIX, kur u krijua kombi serbë.

Kombi serbë u formua, duke asimiluar popullatën ortodokse shqiptare e vllahe, dhe duke përvetësuar kulturën dhe traditat shqiptare, andaj sa i përket veshjes popullore serbe, nuk dihej fare për ndonjë ekzemplar se si dukej ajo para shekullit 19.

Shqiptar, hulumtoni, lexoni e shkrimeve serbe mos ju besoni!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000 Qazim Namani: Kontributi i Shqiptarëve për Shpëtimin e Hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajević dhe historianit osman Sylejman Kylçes Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinović Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdić Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora