E premte, 29.03.2024, 07:48 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 300 gjermanë në Tiranë

E merkure, 17.11.2021, 07:22 PM


Kastriot Dervishi:

300 gjermanë në Tiranë

300 ushtarë gjermanë, të cilët posedonin 2 tanke e pak makina të blinduara ndodheshin në Tiranë në tetor-nëntor 1944. Mbanin një zonë të kufizuar në pritje të një force gjermane, me të cilën do largoheshin (si kudo nga Ballkani). Forca që pritej të vinte, në fakt u shpartallua nga aviacioni britanik në rrugën Elbasan-Tiranë. Prej 29 tetorit e deri më 17 nëntor 1944, megjithëse të rrethuar, 300 gjermanët mundën të organizojnë një qëndresë të çuditshme dhe u larguan nga Tiranë, kur nuk kishin më se çfarë të bënin këtu. Dëshmuan se partizanët nuk ishin të aftë të mundnin as 300 veta, duke mos i lënë asnjë fitore luftës së tyre. Hajd, gëzuar 17 nëntorin tani! Bëni sikur është bërë luftë e madhe heroike. Një foto tipike e kohës (pas berihait) e tregon bukur betejen e madhe.

______

Pasi 300 gjermanët u larguan më 17 nëntor 1944, në Tiranë plasën fotografitë për të improvizuar pamje heroike. Pesë shokë zgjodhën vendin para një dyqani mishi, duke vendosur dyfeqet e tyre aty, duke marrë kësisoj pozicione të zbuluara sulmi. Improvizimi dhe ishte edhe qëllimi kryesor vitet qo do vinin.

______

Në ndihmë të krijimit të bazës materiale akademiste baritore. Një letër e shkurtit 1991. Ndanë plot 12 lekë për ditë shokët.

______

Ylli i kuq më i freksët se kurrë! Nëntori, muaj sulmi në agjitprop. Në një fshat të Fierit.

______

Rëndësia e patates ishte e madhe

______

Përvoja e kaluar për akademizmin baritor.

______

Sajojnë “çlirimin” e Rrogozhinës dhe pasi nuk kanë asnjë dëshmor, lulet i çojnë te busti i një ushtari të Brigadës së Mbrojtjes së Popullit, vrarë disa vjet pas vitit 1944 gjatë një beteje me elementin antikomunist. Gëzuar 13 nëntorin dhe kurrë mos hiqni dorë nga gënjeshtrat-festa!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora