E merkure, 24.04.2024, 03:07 AM (GMT+1)

Speciale

Jahja Drançolli: Skënderbeu në objektivin e historianit kosovar nga Ostrovica e Artanës

E merkure, 17.11.2021, 08:23 PM


Skënderbeu në objektivin e historianit kosovar nga Ostrovica e Novobërdës (Artanës së sotme)!

Nga Jahja Drançolli

Kostadin Mihali i Ostrovicës (rreth 1435-1501), historian ushtarak, është një dëshmitar i rëndësishëm i dramës së pushtimeve osmane, veçanërisht në Novobërdë dhe rrethinat e saj. Kostadini me librin e tij kujtimesh ka krijuar një vepër unike humaniste të këtij zhanri. Sipas burimeve që disponojmë, Kostadini ka lindur në Ostrovicë të Novobërdës rreth vitit 1435 në një familje minatorësh apo tregtarësh, kështu që shkollën fillore do ta ketë kryer në vendlindje, Novobërdë. Mori pjesë me një njësi të vogël vasalësh në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453 dhe më pas e ndeshim në mesin e mbrojtësve të qytetit të Novobërdës, kur qyteti bie në duart e osmanëve (1 qershor 1455). Më pas, në mesin e robërve ishte Kostadin Mihali, i cili u dërgua jeniçer dhe mori pjesë në shumë ekspedita të Sulltan Mehmetit II: në Arbëri, Hungari, Peloponez. Në Bosnje, në vitin 1463, ai komandonte repartin e qytetit të Zveçaj, ku u zu rob nga ushtria e mbretit hungarez Matej Korvin. Pas lirimit të tij nga hungarezët, Kostadini u vu në shërbim të planeve për të krijuar një aleancë politike dhe për të nisur një fushatë kundër osmanëve. Së këtejmi, Kostandin Mihali do të humbasë gjurmët për pak kohë, por dihet se ai kishte ikur nga osmanët për t'u kthyer në mesin e të krishterëve, ku vdiq në Poloni pas vitit 1501. Midis viteve 1497 - 1501, shkruan “Kujtimet” e tij si një memorandum politik - historik, kushtuar mbretit polak Jan Olbraht dhe mbretit hungarez Vladisav II. Dorëshkrimi i veprës së tij më të famshme nuk është ruajtur në origjinal për këtë arsye pyetja se në cilën gjuhë është shkruar origjinali mbetet ende e paqartë. Një kopje (transkript) në polonisht e shekullit të 16-të është ruajtur në bibliotekën Zamojski në Varshavë. Dorëshkrimi ka 77 faqe. Janë ruajtur edhe kopje të tjera, si ato të Bibliotekës Kombëtare në Varshavë, Shën Petersburg, Pragë e të tjera. Kopja e Pragës u botua në gjuhën çeke në vitin 1565 dhe ruan titullin: "Hystorya neb Kronyka Turecká od Michaala Konstantina z Ostrowicze" ("Histori ose Kronikë Turke nga Mihal Kostadini i Ostrovicës"). Aty gjejmë raporte për inkursione osmane në Hungari, Peloponez dhe në këtë kuadër të fushatave osmane në Arbëri, ku ishte i spikatur roli i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut përball ushtrive të Sulltan Mehmetit II. Një vend të rëndësishëm në historinë e përmendur zë rrethimi i Novobërdës në vitin 1455, si dhe pushtimi i saj pas bombardimeve të fuqishme!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhemaledin Salihu: Presheva në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim Lutfi Alia: Meditime rreth kujtimeve të Prof. Dr. Albert Sotirit Sabile Basha: Metamorfoza e ëndrrave Lutfi Alia: Nderim dhe respekte për kolegët mjekë që humbën jetën nga Covid-19 Lutfi Alia: Arratisja e Kazanovës nga burgu i Plumbit Fatbardha Demi: Emri i qytetit nga e ka origjinën miti i Adamit Sabile Basha: Formimi i organizatës ilegale ‘Komiteti Nacional-Demokratik Shqiptar' në Kosovë, 1943 Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Lutfi Alia: Dante Alighieri në botën shqiptare Lutfi Alia: Në përvjetorët e Shën Nënë Terezës shqiptare Ilia Karanxha: Gentile Bellini dhe Skënderbeu ynë Sabile Basha: Lidhja e Dytë e Prizrenit, 1943 Sabile Basha: Jugosllavia përballë lëvizjeve ilegale shqiptare në Kosovë, 1945-1981 Ilia S. Karanxha: Arti rilindas në Romë, Papati dhe Skënderbeu Fotaq Andrea: Tablotë e Izanos, paradigma ekzistenciale të një “Prilli të Thyer” kadarean Saimir Lolja: Trimëreshat suliote Fotaq Andrea & Dritan Muka: Portreti i vërtetë i Skënderbeut nga Belini, pasuri e çmuar e mbarë kombit shqiptar Lutfi Alia: Letrat e Papa Kalisti III, dërguar Gjergj Kastriotit Skënderbeu në vitin 1457 Saimir Lolja: Arb, Alb, Alp, Arbi, Albi, Alpi, Arba, Alba, Alban, Albania Pajazit Hajzeri: Kontributi i Klubeve, Komiteteve shqiptare në mërgim dhe brënda vendit për çështjen kombëtare – deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora