Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Spica Metalike: Balotazhi

| E marte, 16.11.2021, 01:55 PM |


Satirike

Balotazhi

Do t’i ngasin pelat

Burrat e mejdanit,

Për t’i shtrirë këmbët

Përjashta jorganit!

Ndonëse gjatë votimit

Premtimet pinë ujë,

Ndokujt dhe jorgani

Do t’i dalë mbi gju’j!

Tani këmbë zhveshur

Nuk e kanë aq lehtë,

Të ngjiten pushtetit

Me shumë marifet!

Nëpër këto procese

Me vlera shoqërore,

Vetëm qytetarët

Ngelin pa favore!

Ata japin votën

Për mirë e mbarë,

Dhe për katër vjet

Na mbeten guxhar!

Për fund dhe satira

E nxjerr një mesazh,

Hilet më të mëdha

Ndodhin n’balotazh!

Në zgjedhje fitojnë

Ata që kanë “fat”,

Me xhepat e thellë

Dhe gjuhën e gjatë!

Spica Metalike

(Karikatura e përpunuar, marrë nga interneti)