E shtune, 08.08.2020, 07:49 AM (GMT+1)

Komente

Xun Çetta: Viti 1968, njëri ndër vitet historike të lëvizjeve në shekullin tonë dhe mërgata shqiptare

E hene, 08.12.2008, 07:54 PM


Xun Çetta
Kumtesë - konferenca shkencore, demonstratat e vitit 1968, mbajtur në Prishtinë: 24-25 nëntor 2008
 
Viti 1968, njëri ndër vitet historike të lëvizjeve në shekullin tonë dhe mërgata shqiptare

 
Nga Xun Çetta

Shekulli që lamë pas, dhe ky, i cili mjerisht sapo filloi, i ngarkuar me pasojat e mëkateve të shekullit të kaluar, janë dy shekuj me disa vite të njohura si të veçanta në historinë e levizjës tonë kombëtare,ku ndër to është edhe viti 1968,vit ky, i cili bazën e kundërshtimit politik ndaj padrejtësive, çfarë po i bëheshin popullit tonë, e ka pikërisht në fatkeqësinë politike, e cila padrejtësisht goditi NDSH-në dhe organizatat tjera politike pa i rënditur tani të gjitha me emër.
Është e pa mundur që me një kumtesë të tillë, për kaq kohë sa na premton koha në këtë konferencë shkencore t’i pasqyrojmë dhe argumentojmë të gjitha pikat dhe problemet historike, të cilat ne do t’i spikasim këtu,por kjo konferencë është një nismë e mirë,që gradualisht do të duhej ta bëjmë tradicionale në rotacion,kuptohet jo me kaq sasi kumtesash, por me cilësi profesionale, e mbi të gjitha morale, pa dashur ta kritikoj këtë organizim, i cili edhe mund të nxjerr vlera të reja.
Pra, të mbajmë konferenca shkencore në rotacion, duke filluar nga fatet e NDSH-së të fillimviteve 40-ta,pastaj proceset e montuara informbyrosë,t’i zbardhim ngjarjet e vitit 1968,të mos anashkalojmë vitin e suksesit 1974, fryt i po këtyre lëvizjeve edhe përse me fat ndryshe nga vitet e përgjakshme,të vazhdojmë me pasqyrimin e ngjarjeve të vitit 1981,pastaj të atyre në prag të viteve 90-ta,ta bëjmë një përmbledhje apo një kronologji të aktiviteteve, çfarë kanë bërë mërgimtarët tanë në mërgim, dhe kështu t’i përmbyllim këto periudha si një fazë të parë me analizat,me sqarimet dhe konstatimet e ndryshimeve pozitive,ndryshime këto dukshëm nga gjitha vitet tjera e që pa dyshim të gjitha bashkë do të dalin si rezultat, të cilat sollën vitin e mbarë 1997-98-99, apo më mirë të themi, u shpërblyem me daljen e UCK-së, për të fituar aleancat politiko-ushtarake, si dhe kështu kulmon faza e parë me çlirimin e Kosovës,çlirim, ky mjerisht pa trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavi, kuptohet edhe kësaj radhe me fajin tonë.
Ngjarjet e vitit 1968 janë dy herë historike,njëherë janë përse ato si të veçanta imponuan fillimin e ndryshimeve pozitive, dhe e dyta përse ato vetvetiu janë mesi i gjitha ngjarjeve,kuptohet në kohë, por jo në numër,ngase dinamika e ngjarjeve dhe ndryshimeve tani pas vitit 1968 po zhvillohej me një shpejtësi për herë e më të madhe. Kjo është ajo pse vitin e këtyre ngjarjeve e bën si ndërlidhës të të gjitha ngjarjeve tjera, ku faktikisht viti 1968 ka marrë nga vitet e mëhershme, kryesisht nga fatet e NDSH-së dhe u ka dhënë viteve apo ngjarjeve të më vonshme frymëzimin dhe nxitjen.
Obligim i yni përmanent mbetet zbardhja e paanshme e këtyre ngjarjeve, si dhe ndriçimi i jo pak sekreteve, të cilat mjerisht janë dhe po vazhdojnë të mbesin pengesë e përshkrimit të historisë tonë reale,pra nga ne kërkohen ndriqime të paanshme,pa improvizime patriotizmi,pa fryrje kontributesh të paqena apo përvetësimi të atyre kontributeve !!!...
Të gjithë veprimtarët dhe organizatorët e ngjarjeve, të ndonjërit nga këto vite të vecanta,të cilët reflektojnë gjelozi apo injorim të kontributit të gjeneratave para apo pas vitit, të cilët i takon ai apo ajo,pa dyshim se ky injorim apo gjelozia e tillë do të shkaktonte ndarje konfliktuoze të veprimtarrëve, dhe mjerisht do të ndihmonte në  thurje të historisë me inate, ku me këto dobësi do të humbej morali i vlerësimit objektiv dhe  po vetëdegradohemi si popull, pa qenë në gjendje të bëhemi faktorë në trojet tona.Duam ta shikojmë dhe ta pranojmë këtë realitet drejt apo jo ,kjo mjerisht me të madhe po ndodh në mesin tonë.
Një fat i tillë i ka përcjellur gati të gjitha gjeneratat,ku si pasojë ka sjellur heshtjn e përshkrimit të realiteteve, kur them këtë, kryesisht bazohem në faktin se të gjitha fejtonistikat dhe programet televizive, si intervista e reportazhe të ndryshme, çfarë janë bërë mbi ngjarjet e vitit 1981,asnjë prej tyre nuk kanë mundur ta kalojnë vijën e kuqe dhe të dalin përtej kufizimeve çfarë ka në materialet gjyqësore,thënë më shkoqur nuk është pasqyruar asgjë më shumë se sa  kanë thën UDB-istët për ne dhe aktivitetin tonë.
Atëherë shtrohet pyetja ku janë kontributet të cilat nuk i pranuam para torturave aq shtazarake ndaj nesh, përse u rezistuam atyre torturave për të mos dekonspiruar aktivitetet e njëri-tjetrit dhe për të mos treguar shoku-shokun.
Është e rëndë për mua që në rrethana të tilla të hulumtoj aktivistë të brezit të vitit 1968,të shkapërderdhur në botën e perëndimit,temë kjo të cilën ma ka përcaktuar organizatori i kësaj konference,pa nëncmuar faktin, se kjo ngarkesë ishte një nder i madh për mua,por e përsëriti se është e rëndë ta bëj këtë në kohën kur këtu në Kosovën e çliruar akoma nuk po vijnë në shprehje aktorët e mirëfilltë të atyre ngjarjeve dhe të tjerave si këto.
 
Skena politike në Kosovë është e mbushur me statistë të këtyre vlerave, në kohën kur aktorët e mirëfilltë të këtyre ngjarjeve janë shndërruar në audiencë apo shikues të asaj çfarë po bëjnë statistët politikë.
Falë këtij realiteti,këto ditë po rrezikojmë që Kosova e çliruar të rikolonizohet politikisht pa fajin e qytetarëve të saj,shpërdorimi i votës së dhënë qoftë edhe me votues të mashtruar, nuk është fajësi e votuesit,por është fajësi e atyre që shkelin premtimet dhe votën e qytetarit.
Historianët,analistët dhe hulumtuesit shkencorë do të duhej ta pasqyrojnë faktin se politikanët tanë, kanë qëndruar për herë e më keq prapa ngjarjeve të këtyre viteve të mëdha të shekullit tonë si P.sh.
më e ashpër ka qenë politika dhe masat e marra ndaj ngjarjeve të vitit 1981 se sa që ishin në vitin 1968.Prandaj, të krahasosh me kohën dhe vitet që kanë kaluar,mundin dhe sakrificat tona,po të demonstrosh sot fatkeqësisht politikisht dhe shpirtërisht, do të goditesh më keq se në vitet 1968-1981.Kjo tregon sa sa me hapa të shpejtë po ecim drejtë asaj që po i thuhet dhe premtohet popullit.
Pa dashur të rëshqas plotësisht nga tema,më duhet ta them dhe ta pranoj vetëm edhe një fakt, se ne mjerisht patëm disa aktorë të këtyre ngjarjeve historike edhe në skenën politike të para luftës dhe aktualisht tani pas lufte,por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre për të vlerësuar,kuptuar dhe pranuar faktin, se deri në çfarë masash i ka vyshkur ata politika burokratike, dhe ajo e statistëve, në shërbim të prapaskenës politike, që i dirigjon ata.
Pikërisht këtu,janë ato sekretet, të cilat i ceka më lartë, e që duhen zbardhur,ngase ato kanë zënë peng historinë tonë reale, dhe jo pak, të quajtur historianë, të cilët jo me paranë e shtetit, por me shuma kolosale parash të kontrabandës politike, ata po thurin histori për kontrabandistë politikë dhe jo të zbardhin historinë e ngjarjeve reale dhe të aktorëve autentikë të tyre. Kështu, historiani i ditëve të sotme, pa i përgjithësuar ata,po humb besimin në vlerësimet historike dhe pastaj me shuma parash, po dalin e po bëjnë histori mahallash,klanesh e të ngjajshme.
Urgjentisht duhet alarmuar faktin se Lëvizja Kombëtare nuk mund të ringjallet për t’u rezistuar kohërave që po vijnë,në rast se ajo nuk përmbyll këto vlerësime objektive, si dhe të zbardhet fakti se Lëvizja Kombëtare kishte rëniet dhe ngritjet e saj, ashtu sic i kishte personazhët dhe ngjarjet, të cilave u prinin ata.
 
Unë në këtë kumtesë, ndonëse i kufizuar, jo sa dehet në temë,nga fakti se nuk ishte e lehtë kjo,tani nga përvojat që kam do të ndalesha  në vetëm disa emra veprimtarësh, për të cilët pa dallim se në çfarë rrethanash kam formuar bindjen se këta janë ndërlidhës të brezit 1968-81,e tutje në vazhdim,e them këtë gjithashtu i vetëdijshëm, se kështu po u hy në hak shumë emrave të tjerë, të cilët mjerisht nuk i njoh në ato përmasa sa të flas me kompetencë për aktivitetet e tyre, e që ata emra do ta bënin të kompletuar këtë temë të mangët. Por, vlen ta theksoj faktin se unë nuk mashtrohem e të mendoj se po bëj konstatime apo vlerësime shkencore,ashtu si mund të mashtrohet ndokush prej nesh pa qenë njeri i shkencës.
Unë, si përjetues i krejt çfarë them me kumtesën time,mendoj se po ndihmoj sadopak vlerësimet dhe konstatimet historiko-shkencore dhe jo se po e bëj atë.  
Nisur nga ky fakt po i kthehem temës për aq sa mund të kontribuoj në këtë drejtim. Si të mërguar politik të gjeneratave të vjetra, vlen ta theksoj Emil Fazliun nga Vushtria,i mërguar në Gjermani,e them këtë për faktin, se jo vetëm pse ky atë kohë ishte bërë zë i pandalshëm anti jugosllav anë e kënd Evropës perëndimore,por se edhe vetë ish Jugosllavia, propagandonte duke përpunuar të gjitha të këqijat për Emil Fazlinë.Bënte propagandë ish UDB-ja gjithë andej ish Jugosllavisë, e kryesisht në Kosovë, për ta bërë atë të urryer në mesin e popullit të tij.
E fillova me Emilin për dy arsye : Njëra është fakti se më të kam pasur kontaktet më të rralla,madje shumë të rralla.Nuk kam asfarë afrie me të, madje as lidhje të rregullta çfarë zakonisht mbaj me veprimtarët.E fillova me të, ngase gjithmonë atë e kam takuar në aktivitete.Kam debatuar me të shumë lirshëm.Jam ndier i kënaqur me modestinë që kishte, edhe pse i revoltuar,e kam takuar,dhe i kam incizuar fjalimet e tij, tubimeve dhe protesta të ndryshme gjithandej nëpër Evropë,incizime, të cilat i ruaj në arkivin tim.Kam piketuar revoltën e tij dhe mbi të gjitha mendoj se kam lexuar thjeshtësinë e plisbardhit të revoltuar,thjeshtësi kjo,të cilën ia kanë  keqpërdorur jo pak njerëzit me kollare të burokratizuar nën fyt,apo edhe kauboj me gjinsa politikë.  
Si emër, edhe pse asnjëherë në kontakt me të,por për aq sa kam hulumtuar,lexuar dhe kuptuar nga aktivistët në Evropën perëndimore,ndonëse me jipet e drejta, ta renditi këtu edhe emrin e dëshmorit Jusuf Gërvalla, gjithashtu nga brezi i vitit 1968, ndonëse jo organizator i demonstratave, por shtytës i tyre, nga fakti se më vonë detyrohet të mërgojë në Evropë, dhe dihet fati i atij treshi deshmorësh. Dalja e Jusufit në Perëndim vlerësohet se ka dhënë gjallëri intelektuale në veprimtarinë e mërgatës politike e pse jo edhe të asaj ekonomike.
 
Ndër shumë emra të tjerë, të cilët edhe pse shumë vite pas 1968, madje edhe pas vuajtjes së denimit, janë detyruar të mërgojnë dhe në këtë rast të arratiset në Evropën Perëndimore,është edhe Xhafer Shatri,personalitet apo emër, ky, më të cilin kam një veprimtari të ngjeshur dhe bashkëpunim të mirëfillëtë ndër vite,kuptohet fjala është për vitet e mëvonshme, duke filluar nga vitet 90-ta në Perëndim.
Shatri,pa dashur në këtë rast ta privilegjoj,por thjesht dua të zgjerohem pak më shumë vetëm e vetëm për fakti se  si vendas, nga e njëjta komunë, di më shumë për të.Ai arrestohet për herë të parë si 16 vjeçar në Istog, në vitin 1965, në vitin 1968 po ashtu është njëri ndër emrat që unë i kam dëgjuar si i ri vetëm 12 vjecar.Për Xhaferin e kisha dëgjuar si emër qëndrese në gjimnazin e Istogut, prej nga kisha dëgjuar se është përjashtuar 2 herë për shka të aktivitetit të tij atdhetar.
Xhaferin, për herë të parë,tani unë si i rritur, madje edhe në këto punë sakrificash, e takoj në burgun hetues të  Prshtinës, dhe çfarë është karakteristike e këtij takimi, është fakti se e takoj atë në momentin kur po më transferonin për vuajtje të denimit në Slloveni.Deri në atë moment nuk dija se Shatri mund të ishte nën kulmin e të njëjtit objekt.Atë e kishin sjellur nga burgjet e ish republikave, pasi ishte afruar vuajtja e denimit të tij si gjeneratë e vjetër, ndërsa mua sapo më kishin dënuar dhe tani po më transferonin për vuajtje të denimit në Slloveni.Pra, kjo më përkujton një fakt duke ma sforcuar bindjen, sikur ish burgjet jugosllave kanë qenë të mbushura gjithëherë dhe vetëm janë ndërruar viktimat.
Pas vrasjes se vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, kam dëgjuar se ai, pra Xhaferi, qenka arratisur nga burgu dhe paska ikur jashtë shteti, si dhe më vonë bëhet njëri ndër udhëheqësit e LRSHJ-së. Ndërkohë dëgjoj se po përjetohet një masovizim i kësaj organizate ilegale, dhe kjo përbënte një kënaqësi, për këto informacione, sidomos për ne që tani ishim në vuajtje të denimit,të dëgjosh mirë për organizatat ilegale në perëndim gjitësesi burgu ishte më i lehtë,shpresa dhe vullneti shtoheshin,por dëshpërimet e mëdha, i perjetoj pas daljes sime në Perëndim,dëshpërime këto, të cilat nuk munguan kurrë deri në ditët e sotme, e që të gjitha i kam në arkivin tim.
Emër me aktivitete të ngjeshura në perëndim pas vuajtjes së denimit tij, gjithësesi pjesëtar i ngjarjeve të vitit 1968 në Prishtinë ishte gjithashtu edhe Sami Dërmaku.
Pata fatin ta kem një bashkëpunim më të për gati 20 vjet radhazi.
 Samiu në perëndim ishte gati me kooperuesi ndër të tjerët,kishte aftësi tërheqëse për masat dhe falë këtij realiteti ai dha kontribute të dallueshme e kryesisht në mbledhjën e të hollave jo në paketë, por për herë të parë në fonde siq ishte fondi gjithëkombëtar fillimisht e me pas ai i 3% të Qeverisë, kontribut në fondin për ndërtimin e shtëpisë së idolit tonë për çlirim kombëtar dhe të bërjës se shtetit, pra, z.Adem Demaçi.
Samiu, kontribut të madh ka dhënë edhe në organizimin dhe mbledhjen e të hollave për luftën e UCK-së, pra, për fondin « Vendlindja Thërret ». Aktivitete këto, të cilat dëshmohën me procesverbale,fotografi dhe incizime diktafonike dhe në video shirita, tani të digjitalizuara në arkivin tim personal.
Aktivist i pandalshëm i ditëve të hershme, madje edhe i akuzuar dhe i denuar me Xhafer Shatrin dhe Binak Ulajn- veprimtarin e denjë të asaj kohe, është edhe Jashar Alia, e që veprimtaria e tij nuk ndalet edhe në perëndim. Jashar Alia është nga fshati Kovragë i Istogut,aktivist ky i emigruar për shumë vite në Zvicër.Me Jasharin kam kujtime edhe nga ditët e rinisë sime si student në Prishtinë, ku banonim në një shtëpi private te rruga në drejtim të Matiqanit dhe kështu indoktrinimi pozitiv në atë kohë nuk ndalej.Më Jashrin gjithashtu kam kujtimet e veprimtarisë edhe në Zvicër.
Ai, fillimisht kur unë emigrova andej, ishte militant i LPRK-së e më pas me rastin e pluralizmit politik, pas një mosmarrëveshjeje për bashkim-shkrirje mes atyre dy organizatave që ishn ndarë. kolektivisht si organizatë e LPRK-së  me adresë sic quhej atëhere kalojnë në bashkim-shkrirje me LDK-në. Ashtu si u tha për kontributet e Sami Dermakut dhe Xhafer Shatrit, edhe kontributet e Jashar Alisë janë të digjitalizuara dhe presin zbardhjen e tyre. 
Veprimtar i viteve 1968-ta me shtrirje  në hapësirat e trojeve tona në Maqedoni, e që pata fatin të njihemi,punojmë e veprojmë në Zvicër është veprimtari Fazli Veliu, ky ishte një veprimtar e poet i paepur. Ishte një profesor i përndjekur në vazhdimësi nga politika antishqiptare në Maqedoni dhe i përndjekur nga ish UDB-ist në ish Jugasllavi.Fazli Veliu, për shumë vite sa unë isha në perëndim, ka udhëhequr organizatën ilegale, LPK-në, dhe ishte me ndikim të pjesëshëm në organin e saj “Zëri i Kosovës”,ishte njeri i matur, dhe këmbëngulës në mbrojtje të interesave kombëtare dhe njerëzore.
Më fazliun përvec shumë kujtimeve,të freskët e kam ndihmën që ka dhënë për ta evituar konfliktin rreth flamurit me yll apo pa yll në demonstratat që po mbaheshin në Gjenevë para OKB-së.Fazliu, edhe në prag të luftës kishte një qetësi dhe ishte i matur.I tillë, kryesisht, ishte kur përfundoi lufta në Kosovë dhe po bënim planet për mënyrën se si dhe në çfarë formash të fillohet në Maqedoni,plan ky, ku Ali Ahmeti, ishte më i rrept për dallim nga Fazliu.
Fazliu ishte njëra nga shtyllat, e cila ndihmoi në bërjën e UCK-së, të cilën disa nga kjo organizatë po e sabotonin dhe largonin mundësinë i këtij hapi, derisa t’i forconin pozitat e veta të ndikimit, dhe pastaj të pushtimit të tërë organizatës, me levat që kishin strukturuar profesionalisht nga prapaskena politike.
 
Fazli Veliu dallon nga të gjithë njerëzit që kanë kontribuar shumë në mënyrë që Lëvizja e jonë Kombëtare të përfshijë territorialisht të gjitha viset shqiptare, të pushtuara nga shtetet fqinjë.
Veliu ishte ndër prijësit e kryengritjes që po vazhdonte në Maqedoni.Tani Fazli Veliu,  deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ndonëse i padiciplinuar në diplomaci, kur është në pyetje hapësira Shqiptare.
Si veprimtar aktiv të vitit 1968 por shumë shkurt në perëndim, i cili krejtë vonë nga Tirana kishte ardhur në Zvicër,kam njohur Kadri Osmanin. Më Kadriun para se ai të vinte në Zvicër, jam njohur dhe relativisht më të kam  bashkëpunuar në Tiranë.Atje kishte një jetë jo edhe aq të përshtatshme për të punuar e vepruar, aq më tepër për moshën dhe shëndetin që kishte Kadriu.
Më kujtohet kur ishte shtrirë në spitalin e Tiranës, edhe ashtu në atë gjendje që ishte, debat të vetëm kishte cështjen kombëtare dhe rrjedhat e saj në kohët e ndryshimeve që kishin vërshuar.
Pa dashur të pretendoj se jam i sigurt, por veprimtar i pathyeshëm i vitit, ose pra vitit 1968, e që më pas ka dalë në perëndim, është edhe Ramadan Shala nga Peja,njëri ndër të akuzuarit dhe denuarit e hershën, i cili denoht në grupin, ikonën e rezistencës ilegale-Adem Demaqin,Hazir Shalën etj.
Ramadani vonë ka emigruar në Suedi, por dihen aktivitetet e tij, para dhe gjatë emigrimit.
Me Ramadanin, dhepse të ndryshëm në moshë, kam pasur bashkëpunim, e kryesisht në prak të instalimit të pluralizmit në Kosovë, në fillim të viteve 90-ta, bashkëpunim ky i shënuar gjithashtu në arkivën time.
Jeta në mërgim më ka lidhur edhe me Ibrahim e Muhamet Kelmendin, për të cilët nuk di se sa ishin aktivë në vitin 1968,por mosha e tyre dhe veprimtaria që kanë, i njoh në kuptimin tim. Pra, nuk mund të mos përmendi edhe këta dy emra, jo pa peshë, në LPK dhe në rrjedhat e luftës së UCK-së.Personalitet, të cilin nuk e kam njohu,r por kur flas për aktivistët e mërgimtarë të hershëm, do mbetesha borxh, po të mos përkujtoj Zijah Shemsiun, kontributi i të cilit po ndihej atje, edhe pas kaq vitesh, kur ne emigruam, pikërisht atje ku gjetëm, jo vetëm gjurmët, por komplet punën që kishte bërë Shemsiu.
 
 Ai, si mësues me profesion, dhe mërgimtar i hershëm, e le rehatinë e tij dhe futet shumëherë në Kosovë, duke kaluar kufijt në këmbë dhe ilegalisht, vetëm e vetëm  për të shpërndarë në vend „Zërin e Kosovës“.Vepron pa u ndalur kështu, derisa në përpjekjen e tij të fundit, zbulohet dhe arestohet,ku nga turturat e mbysin në burgun qendror në Beograd.
Kur jemi te emri i dëshmorit Shemsiu, vlen ta themi faktin se Sami Kurteshi, njëri ndër studentët e parë shqiptar në Zvicër,ka milituar në rrethin e Zurihit, dhe ishte ndër ata që më së shumti ka kontribuar në shkëputjen e klubeve të punëtorëve në mërgim nga kthetrat e UDB-së dhe ambasadat e tyre,them për aq sa jam informuar për kontributet e tij.
Ai ishte një propaganist i shkëlqyer i LRSHJ-së për aq sa më kanë bindur tjerët, edhe pse kam pasur mjaftë raste të jemi në takime, ku fjala e tij e matur dhe me logjikë, nuk të linte pa kuptuar dhe nxjerrur vendime të arsyeshme. Samiu futet në Kosovë bashkë me Zijah Shemsiun dhe arrestohet nga UDB-ja. Ai, për t’a pasur lakmi, u ka përballuar me heroizëm të gjitha  torturave më mizore që janë ushtruar mbi të, dhe është konstatur se ka mbajtur një qëndrim të fortë para gjykatësve serbë në Beograd.
Pra,duke sfiduar pushtuesit deri në ato përmasa, sa që edhe me duar të lidhura, iu ka thënë se, “unë  pranoi vetëm gjyqin e popullit tim”. Të flas për gjithë këta emra të levizjës tonë kombëtare, dhe të mos shprehu respektin që vazhdoj ta kem, për ardhjen e Hydajet Hysenit nga Perëndimi, gjegjësisht Zvicra, tani në Kosovë, në momentet më të nevojshme, kur shpërthejnë demonstratat e vitit 1981,kjo do ishte shkelje morale pa dallim bashkëpunimit tim të më vonshëm me z.Hyseni,pa dallim gadishmërisë sime të pandërprerë, dhe të sinqertë ndaj tij, por që mjerisht i zhgënjyer me krejt atë që përjetova, dhe sot e mbanë vetëm arkivi im.
Emrush Xhemaili, një piktor e organizator i talentuar, ishte për shumë vite të them djersa e LPK-së. Edhe ky ashtu si Fazliu ka qenë një ndër kontribuesit dhe pastaj organizsator i mirëfillt i UCK-së, përvec kësaj, është njeriu që i ka krijuar lidhjet e nevojshme dhe ka kontribuar në paisjen me armatim të nevojshëm dhe të kohës në momentet më kritike  kur lufta kishte përfshirë tërë Kosovën
Ai ka qenë atje në vijat e frontit në vazhdimësi.Jo vecse kam pasur raporte të rregullta bashkëpunimi në perëndim, por ai e bënte tjetrin të futet në këto punë edhe nga rruga, si kalorës.
Më kujtohet kur me pak fjalë, para Hotel Tirana, duke treguar nevojat që kishte Kosova për hyrjen tonë brenda,Emrushi përvetësoi një shokun tonë, aty për aty, nga ku, pas pak ditësh, kuptova se, që të dy ishin futur në Kosovë.
Kam çfarë të flas dhe të shpalosi arkivin edhe për Ali Ahmetin, si hallka mjaftë e sigurt e organizimit të brendshëm dhe të jashtëm,të LPK-së, njeriun, i cili krahas shumë shokëve, e më pas në krye të tyre, ka kontribuar më së shumti në themelimin dhe në aktivitetin e UCK-së, dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai vazhdoi si prijës i kryengritjes në
Maqedonia në vitin 2001
Po të premtonte koha, kam çfarë thëm për Sali Cekun, jo edhe aq të afërt në bashkëpunim, madje isha kundër vijave politike të tij, por ajo çfarë është e vërtetë ai luftën e kishte parasysh gjithëherë,nuk kam takuar aktivist besnik të LDK-së paqësore, i cili me bindje të fliste për luftën,i tillë ka qenë Sali Ceku, i cili kur plasi lufta ka lënë shumë fjalë, të cilat nuk do mund t’i leviz askush prej nesh,pra edhe këto mbetën në arkivin,arkiv ky, pa të cilin historianët tonë, sado hulumtus të jenë, e kanë vështirë të zbardhin realitetet tona. 
Sali Ceku ishte nder aktivistet me te dalluar te LDK-se ne mergim, gjyqtar me profesion e patriot me perkushtim. Ishte nder njerezit e pare qe futi armatim ne Kosove dhe u perpoq per formimin e njesive të para guerile,të pakten e akceptonte këtë nevojë duke lën anash partin.
Salihu u vra ne vijen e pare te frontit si pak kush pa dashur të i neglizhoj rënjet tjera.Ai ka qene aktiviteti me i venosur i LDK-se per t’u formuar formacionet e rregullta ushtarake ne Kosove edhe kunder vendimit te partisë se tij.
Veprimtar te mergatës para shkuarjës time atje kam piketuar dhe vequar shumë e disa edhe i kam njohur më për se afermi,por nga natyra ime  kam respektuar punen edhe te atyre qe kisha simpati qoftë edhe nga distanca pa pasur rastin e kontakteve te shpeshta e nder ta do e permendi edhe Gani Azemin nga Ferizai emigron në Belgjikë-mesa di unë ka qene pjesëmarrës aktiv i vitit 1968 ne Ferizaj .
PS:
Hapja e dosjeve dhe ballafaqimet tona për t’i rikujtuar veprimet dhe te shohim se sa kemi qenë të arsyeshëm dhe sa jo ne kohe te duhur,si dhe të dalë realiteti, se kush cfarë në të vërtetë kemi qenë, pas tërë këtij lumi akuzash në mes nesh,është e vetmja gjë e cila nuk do t’i hyjë në hak Kosovës dhe historisë së saj.
 
Veprimtar dhe publicist i këtyre natyrave Xun çetta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora