Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla "Pishtar i Demokracisë"

| E marte, 16.11.2021, 11:30 AM |


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e LIII.)

AT PJETER MESHKALLA S.J.

DEKOROHET ME MEDALJEN E ARTË...

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi”,

ditën e shtunë,

me 26 Shtator 1993, në ora 18.00,

Populli i Shkodrës me gëzim priti lajmin:

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË

SHQIPNISË Dr.SALI BERISHA

Dekoron:

PADËR PJETËR MËSHKALLËN  S.J.

Me medaljën e artë

“P I S H T A R   I   D E M O K R A C I S Ë”

Melbourne, 2021.

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  V E N D O S I :

Neni 1

Miratimin e medaljes së artë "Pishtar i demokracisë".

Neni 2

Medalja e artë "Pishtar i demokracisë" u jepet shtetasve shqiptarë ose me kombësi shqiptare dhe shoqatave a organizatave patriotike për shërbime veçanërisht të shquara e sakrifica supreme atdhetare, të kryera në shërbim të idealeve të larta të kombit shqiptar e të demokracisë".

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 7.7.1992 Nr.i ligjit: 7580 Shpallur me dekretin nr.247, datë 11.7.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.