E enjte, 28.03.2024, 03:34 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Union Brothers

E marte, 16.11.2021, 07:55 PM


Union Brothers

Nga Edison Ypi

Para se të vërshonin hordhitë osmane trualli ynë qeverisej me Kanune, popullohej nga princër, mbretër, Kisha, Monastere, kështjella. Aso kohe, në trevat tona zhvillohej ekonomia, biznesi, tregëtia. Njëra nga këto treva, ajo që pas mësymjes së barbarëve turq për shkak të vështirësive për ta mposhtu u quajt "Vilajeti i Çartallozit", pra vilajeti i krenarit, vilajeti i kokëkrisurit, i atij që nuk nënështrohet kollaj, shtrihej nga Gora në Elbasan. Prej aty, nga fshatrat Lenie, Strelcë, Lozhan, Moglicë etj. niseshin për në Europë karvanët me lëndë drusore, bagëti, mish, lesh, lëkurë, fruta, drithëra etj. Silleshin nga Europa mallra në Korçë, Selanik, dhe më larg, deri në Rusi. Transportet bëheshin përmes luginës së famshme dhe të frikëshme të Devil-it si e pagëzuan latinët, pra Djallit, Devollit. Nga Valamara në derdhje të Shkumbinit ku prisnin të ankoruara anijet për në Venecia, Trieste, Napoli, Genova, Marsejë etj, karvanët koordinoheshin me teknologjinë e kohës: zjarre dhe flakadaj në maja malesh.

A ka sot tregëtarë apo sipërmarrësa nga ata që punën e kanë në ADN dhe zengjinllëkun në Gen, nga ata që i kanë rrënjët thellë në shekuj në kohët kur stërgjyshët e tyre merreshin me veprimtari ekonomike ndërkontinentale ?

Po. Ka. Janë Union Brothers. Katragjyshët e tyre ushtronin veprimtari ekonomike pikërisht në ato treva, me shtrirje gjeografike mahnitëse nga Rusia në Adriatik.

Gjatë lëngimit nën zgjedhën otomane, një numur i konsiderueshëm shqiptarësh kristianë, të tmerruar nga dyndjet barbare lindore, u çvendosën, muar arratinë sa më larg në perëndim. Nëpër male, rrjedha lumenjsh, lugina të thella, kanione të frikshëm. Ku ndërtuan fshatra, qyteza, Kisha, Monastere, që janë ende sot vende pelegrinazhi si për shembull Shën Marena etj, me energji sugjestive të pashterrshme, jo vetëm për besimtarët kristianë, por për të gjithë.

A ka sot kristianë shqiptarë që kanë bërë rrugën e kundërt, rrugën e normalitetit, pra që janë kthyer nga vendet e egra malore të arratisjeve, në vendet fushore kodrinore ku normalisht shqiptarët kanë jetuar e punuar prej shekujsh që nga kohët ilire ?

Sigurisht ka. Janë Union Brothers.

Prototipi i biznesmenit të sotëm shqiptar është një injorant, një krriç, një gic, një dem, një buall, që në jetën e vet s'ka prekur libër me dorë, një barkderr kokërruar me zinxhira floriri në qafë, një llapaqen që merr nëpër gojë dynjanë, flet vetëm për kurva, trafiqe, droga, ecën si kalë, llafoset si kafshë, qesh si shtazë.

Morpo a ka sot në Shqipëri biznesmenë që të mos jenë të tillë ? A ka afaristë me të cilët të pish një filxhan kafe a një gotë raki që të mos mbeten në fyt, të llafosesh normalisht si njeriu me njeriun, pa rrezik se fundosesh në sherr, të flasësh për Histori, Kulturë, Art, libra, romane, Hygo, Balzac, Shekspir, Pushkin, Çehov, Turgeniev, Lasgush, Kadare ?

Duket e pamundur. Ama ka. Janë Union Brothers. Me ata mund të llafosesh urtë e butë për gjithçka. Nga problemet e përditshmërisë, tek Parlamenti, Qeveria, problemet rajonale, politika, gjeopolitika, Arti, Letërsia, e deri tek ndryshimet klimatike apo fluturimet kozmike.

A egzistojnë sot në Shqipëri mecenatët, ata që ndihmojnë autorët seriozë të talentuar për realizimin e veprave cilësore dinjitoze, ata që  shpenzojnë për ngritjen e nivelit kulturor të shqiptarëve, botimin e veprave me interes kombëtar, për shembull albume apo katalogë të rëndësishëm, por që, si në të gjithë botën, nuk mund të kenë sukses komercial ?

Ka. Por fatkeqësisht, derisa të dalin të tjerë, Union Brothers janë të vetmit.

Po sipërmarrës që zbatojnë meritokracinë, nuk marrin kurrë në punë me rekomandim, por vetëm me garë, vetëm me konkurs, a ka sot në Shqipëri ?

Megjithse pak, ka edhe nga këta. Ndër më të shquarit e tyre janë Union Brothers. Në bizneset e tyre ata selektojnë dhe mbajnë vetëm të merituar. Prandaj edhe të punësuarit e tyre janë të sjellshëm, të njerzishëm, të këndshëm. Madje, në ndërmarrjet e tyre aty-këtu vërehen ca tipa nga ata që gjatë Diktaturës ishin surratskutha. Por sot, pasi kanë përjetuar metamorfozën e duhur përmes kudhrës kapitalistike të Union Brothers, u është ndrequr surrati, janë bërë të pranueshëm, paraqiten të normalizuar.

Ta shpifin zengjinët e rinj, barkderrat belbanë që sot merren me biznes dhe kanë vënë një farë pasurie. Ata lugetër kapardisen sikur kanë kapur qiellin, sikur kanë shpikur karrotën.

Po pasunarë të kundërt me këta idiotër, pra të kamur që nuk fryhen si gjela, që nuk ta shurdhojnë bythën me autolëvdata të krrupëta, a ka sot në Shqipëri ?

Pa dyshim që ka. Mes tyre, Union Brothers janë ata që kurrë nuk mburren, kurrë nuk ngrifen, kurrë nuk përpiqen të bien në sy. Vetëm punojnë. Vetëm zgjerojnë biznesin. Vetëm punësojmë shqiptarët.

Edmond Leka dhe Niko Leka, Union Brothers, u mësojnë shqiptarëve kapitalizmin, rendimentin, efikasitetin, disiplinën, u ngjallin dellin e vdekur të punës, shijen e jetës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora