Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Zero Nder

| E hene, 15.11.2021, 05:51 PM |


Zero Nder

Nga Edison Ypi

Zero idealizëm, zero nder, zero principialitet, zero frymëzim, zero përkushtim, zero talent, zero përmbajtje, zero stil.

Paradë e shëmtuar e pandershmërisë, fukarallëkut të mendjes, mediokritetit, mungesës së fantazisë, kreativitetit.

Vetëm hajdutllëk, sherr, vanitet, superficialitet, budallallëk, karagjozllëk, aheng.

Frika e diktaturës ishte e lemeritëshme, por serioze, madje edhe solemne para këtij turpi kolosal, kësaj palaçiate të ndyrë zagarësh langaraqë me përmasa të frikshme, këtij shpërdorimi skandaloz të gjësë më të shtrenjtë e më të shenjtë që ekziston, Lirisë, që mezi e arritëm, pasi u mbytëm në gjak.