Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Zero Nder
E hene, 15.11.2021, 05:51 PM
Zero Nder
Nga
Edison Ypi
Zero
idealizëm, zero nder, zero principialitet, zero frymëzim, zero përkushtim, zero
talent, zero përmbajtje, zero stil.
Paradë
e shëmtuar e pandershmërisë, fukarallëkut të mendjes, mediokritetit, mungesës
së fantazisë, kreativitetit.
Vetëm
hajdutllëk, sherr, vanitet, superficialitet, budallallëk, karagjozllëk, aheng.
Frika
e diktaturës ishte e lemeritëshme, por serioze, madje edhe solemne para këtij
turpi kolosal, kësaj palaçiate të ndyrë zagarësh langaraqë me përmasa të
frikshme, këtij shpërdorimi skandaloz të gjësë më të shtrenjtë e më të shenjtë
që ekziston, Lirisë, që mezi e arritëm, pasi u mbytëm në gjak.
Komentoni