Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: “Çlirimi”, Melladini dhe Akademia e Çobanëve

| E hene, 15.11.2021, 08:23 PM |


Kastriot Dervishi:

“Çlirimi”

Kur u erdhi ora dhe kur iu desh qejfi, pa u shqetësuar prej kujt, më 11.11.1944, forcat gjermane u larguan nga Elbasani. Sapo kaluan kaluan urën e Zaranikës, komandanti u kujtua se nuk i kishte dhënë dorën pronarit të shtëpisë ku banoi me qira. Ndërkohë partizanët kishin filluar të hynin në qytet. Gjermani mori pak ushtarë me vete. Ndërkohë, partizanët, me të marrin vesh kthimin, u larguan menjëherë. Gjermani i dha dorën qiradhënësit dhe u largua. Pritën goxha partizanët dhe kur i thanë se nuk ka gjermanë në qytet thanë: një herë e hëngrëm ne atë muhabet. Megjithatë, pas disa sigurimesh, vendosën të hyjnë në qytet dhe të shpallnin “çlirimin” e tij.

Gëzuar çlirimet imagjinare tani se ashtu e do puna.

___________

Në vitin 1948, shokët e Sigurimit, bënin një listë me tregtarët e Elbasanit, për të cilët pranonin se do sajoheshin akuza në mënyrë që t’u merreshin florinjtë. Ja një pjesë e emrave të përmendur:

-Qamil dhe Zyhdi, të merren në dhomat e Sigurimit me intervale. Qamili ka dy vajza, të shoqen dhe dy çuna, të studiohet komprometimi nga ana imorale e vajzave të tij, të nisë përpunimi nga ana e bashkëpunëtorëve. Këta kanë qenë tregtarë, kanë pas influencë në zonat e Çermenikës.

-Mustafa Meta, Labinot, të studiohet arrestimi i tij me pretekst nga ana ordinere, për këtë çështje të bisedojë shefi i Policisë me Jonuz Llarin, punëtori operativ i sigurimit, të gjendet b.p. në drejtim të tij ose të rekrutohen. Ky është kulak.

-Për Mustafa Shikun, të studiohet kapja e tij me ndonjë faj ordiner me qëllim që ta futim brenda. Të shfrytëzohen dëshmitarët dhe njerëzit e tij.

___________

Melladini në shkollë

Në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë është çelur një kënd emulacioni i ngjashëm me ato të kohës së socializmit. Meraku i organizatorëve ishte që të dilte edhe roli i shokut Melladin Popoviç, se nxënësit shqiptarë duhet ta thithin sa më shumë helmin e kësaj propagande. Ngjarja e datë 1.2.1944, në një fshat të Shkodër përfundoi me vrasjen e Vasil Shantos, Rifat Manjanit dhe Reshit Rusit. Naun Zafirof u zu rob. Melladini nuk ka qenë atje, por mbase bëhet fjalë për shoqërimin e vëllait të tij.

___________

Del dhe parulla e parë e Akademisë së Çobanëve. Në qendër është lopa dhe vlerat e saj në qumësht, mish dhe pleh. Do ketë edhe edukim ushtarak për të siguruar tufën nga sulmet e jashtme. Në radhë të parë janë mjelëset e dalluara. Foto e huazuar.

___________

Në ndihmë të shokëve që do mbarështrojnë Akademinë e Çobanëve. Në shtypin tonë popullor gjenden plot artikuj e tema kushtuar bagëtive. Një lajm i gëzuar jepej në gazetën "Zëri i Popullit", datë 19.1.1961, se në Maliq, 150 dele solidare, falë politikave të duhura të partisë e udhëheqjes së saj, kishin bërë nga dy qengja.