E hene, 29.11.2021, 09:04 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Edhe me shpenzime të vogla mund të bëhet nderë e madhe

E hene, 15.11.2021, 08:00 PM


EDHE ME SHPENZIME TË VOGLA MUND TË BËHET NDERË E MADHE

-Por, vetëm të nderuarit dijnë të nderojnë –

Në “Gazeta e Alpeve” të datës 1-16 nëntor 2021, ishte një shkrim me titull: “Një abonim në ‘Gazeta e Alpeve- dhuratë për mësuesin e kolegun e tij”. Shkrimi përcillet edhe me një fotografi të dy miqëve e dy kolegëve veteranë të arsimit shqiptar: Zeqir Lushaj dhe Xheladin Gjonaj, ish-mësues të Shkollës Fillore në Geghysen të Tropojës.  Dhe shkrimi vazhdon:

“Para do kohësh, gazetari e mësuesi veteran Zeqir Lushaj nga Shëngjini i Lezhës, e kreu një akt krejt të veçantë me rastin e Festës së 7 Marsit 2021; e bani një abonim – dhuratë për dy vite radhazi për mësuesin e tij Xhealdin Gjonaj në Geghyesen të Tropojës.

Mësuesi veteran Xheladin Gjonaj është lexues e bashkëpunëtor i mirë i ‘Gazeta e Alpeve’ qyshse me daljen e saj në dritën e botimit para 4 vitesh. Ai, prej  Geghyeni deri në qytetin Bajram Curr i bënte disa orë rrugë për të marrë gazetën ose i porosiste miqtë e tij t’ia dërgonin në Geghyen. Nxënësi e kolegu i tij e kishte marrë vesh këtë pasion e sakrificë të Xheladin Gjonajt, ndaj një ditë bani me dije në Redaksinë e ’Gazeta e Apeve’ se do ta bante një abonim dyvjeçar në këtë gazetë, që t’i shkonte me ‘Postën Shqiptare’ në adresën e caktuar.

E shfletuam arkivin e ‘Gazeta e Alpeve’ dhe aty gjetëm një foto-reportazh të Zeqir Lushajt për Shkollën e Geghysenit në 70-vjetorin e saj, me titull: Oborri i shkollës = si borri i shtëpisë, ku ndër të tjera, një nëntitull ia kushtonte edhe mësuesit të tij Xhaledin Gjonaj, të cilin po e ribotojmë të plotë:

“Mësuesi im i fillores, Xheladin Gjonaj mbahej i fortë   

Ndër veteranët e arsimit në këto anë është edhe i nderuari mësuesi im i shkollës fillore në Gri, Xheladin Gjonaj. Më kish telefonuar  nja dy herë sivjet (edhe nga spitali) dhe më kish thënë se nuk është mirë me shëndetin. Dhe u gëzova shumë kur e gjeta aty në oborrin e shkollës, bashkë me të birin Gëzimin, të cilin, si për t’i kthyer “borxhin” Xheladinit,  unë e kam patur tre vjet nxënës të shkëlqyer në shkolllën e Selimajve”.

Zeqir Lushaj është nga miqtë më të mirë të “Gazeta e Alpeve”, nga bashkëpunëtorët më të shquar  prej ditës së parë të botimit të botimit të saj. Është e veçantë për t’u shënuar fakti se Zeqir Lushaj është ma i pari ndër të gjithë lexuesit  që e ka blerë numrin e parë të “Gazeta e Alpeve” dhe jo vetëm një ekzemplar, por 10 të tilla (sepse ua dhuronte të tjerëve, a.f.). Ai e kishte porositë gazetën nga Shëngjini i Lezhës. E dinte ditën e daljes së numrit të parë. Vetëm kur merr në telefon dhe erdhi nipi i tij në Tiranë, teksa ne po vinim nga shtypshkonja “Klasik” me numrin e parë të gazetës. E kem pas shkrue dhe atëherë (2018) edhe në gazetë këtë veçanti të gazetës së tij.

Prap Zeqir Lushaj, kësaj vere, e kreu edhe një tjetër abonim dyvjeçar për kolegun e tij, për mësuesin veteran, ish-koleg i tij, mikun e tij, poetin e studjuesin Gjon Markokaj, të Mërturit në Fierzën e dritës.

- “Po ia baj një dhuratë të thjeshtë, një abonim në “Gazeta e Alpeve” për Gjon Markokaj, këtë burrë të lartë, njeri i traditës shqiptare, me vlera të  çmuara tërësore e shoqërore”, -telefonoi Zeqir Lushaj nga Shëngjini dhe porosia u krye.

Edhe para disa ditësh folëm në telefon me të nderuarin Gjon Markokaj në Rajë të Tropojës dhe pohoi se i shkonte gazeta rregullisht në vendbanim e tij. Ai ndjehej falënderues për gjestin e mikut e kolegut të tij, Zeqir Lushaj.{shtë në traditën shqiptare të malësorëve alpine të Veriut të Shqipërisë, që kur e takonte ndonjë mik nga fshati i një të afërmi apo miku të vet, t’i jepte nga kutia e tij dy cigare dhuratë për ta kujtuar e nderuar atë. Ky akt – dhuratë ishte një vlerësim e nderim i lartë i mikut për mikun).

Në këtë traditë ecën dhe Zeqir Lushaj, njeri i formatit të madh shoqëror, kontributor me 12 libra në poezi, publicistikë e studime, një veprimtar atdhetar e kulturor i përhershëm dhe i përjetshëm. Pastë jetë të gjatë me shëndet të plotë e punë të çmuar për të mirën e Kombit të vet!

Një abonim – dhuratë në “Gazeta e Alpeve”, një shembull i mirë për të gjithë, edhe për ata që janë më Mërgatëat shqiptare e duan të kujtojnë e nderonë të afërmit e miqtë e vet, edhe për biznismenët që duan të kontribuojnë me abonime për miqtë e për institucione të ndryshme të arsimit, kulturës, shëndetësisë e shoqërisë civile”, -përfundon shkrimi në “Gazeta e Alpeve'', për gjestin bujar të  mësuesit, gazetarit, poetit e publcisitit të njohur Zeqir Lushaj, tashmë i ndjerë që prej 10 nëntorit .

Gazeta e Alpeve

(Për “Zemra Shqiptare”:  Adil Fetahu)



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora