Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: A ia helmuan jetën Skënderbeut ata që gjoja i silleshin si mbështetës të tij?!

| E hene, 15.11.2021, 06:03 AM |


A ia helmuan jetën Skënderbeut ata që gjoja i silleshin si mbështetës të tij?!

Nga Gjon Keka

Përfundimisht Papa Pali II dhe disa që iu sillshin Gergj Kastriotit në oborr si gjoja mbështetës(që i rrahën krahët e në anën tjetër ishin jo besnik ndaj tij) e që shpesh Gjergji i Madh u detyru me luftu edhe kundër tyre pa dallim, ia helmuan jetën atij, ia penguan plotësimin e misionit historik që kishte ai në plan, dhe në fund ndoshta edhe e helmuan dhe vdiq.

Sepse i frikoheshin rritjes edhe më shumë të famës dhe rolit të tij, frikoheshin se fama e Papës do të zvogëlohej dhe nuk do të kishte më ndikim europian sikur që kishte.Ndërsa disa që silleshin si mbështetës të tij e në anën tjetër nuk e ndalnin tregëtin me otomanët pushtues.Gjergj Kastrioti me të drejtë i thoshte birit të tij në Testament se :“Papa është vetëm një njeri si të gjithë tjerët, me pasione dhe dobësi;...mendo vetë, se si njerëzit e kanë ngritur atë si të ishte Zot. Ai është vetëm pasardhësi i Pjetrit, i cili u tha atyre që e adhuronin: "Unë jam njeri si ju"; por ai është larg imitimit të paraardhësit të tij si në modestinë ashtu dhe varfërinë e tij.“