E marte, 23.04.2024, 10:18 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Dy fjalë për Zeqon dhe dy poezi nga Zeqir Lushaj

E diele, 14.11.2021, 10:00 PM


Zeqir Lushaj ishte bashkëpunëtor i portalit Zemra Shqiptare që prej vitit 2011.

Krijimi i tij i parë i botuar në faqet e këtij portali mban datën 6 mars 2011 dhe titullohej: "Fola me princin, Lek Dukagjini". Në vitet në vijim numri i shkrimeve të botuara në këtë hapësirë u rrit dhe bashkë me të edhe lexuesit. Në nderim të tyre, redaksia e portalit i kushtoi një hapësirë të posaçme si Redaktor i Përgjithshëm, pozicion që ai e mbajti për vite të tëra deri në fund të jetës.

Ndër të tjera, me emrin e Zeqirit lidhet një numër i madh këngësh folklorike të shkruara që janë shndërruar në suksese të jashtëzakonshme.

Gjatë këtyre ditëve të para të zisë, në redaksi kanë ardhur shumë artikuj kushtuar kontributit të tij, artikuj që janë botuar dhe ku bashkëpunëtorët dhe lexuesit kanë shprehur ngushëllimet dhe mirënjohjen për këtë personalitet të shquar, të cilët i falenderojmë.

Redaksia e Zemrës Shqiptare bashkohet me dhimbjen e tyre dhe shpreh pikëllimin për largimin e parakohshëm nga jeta dhe u përcjell ngushëllimet familjarëve, të afërmve, të njohurve, miqve e bashkëpunëtorëve.

Ne humbëm një njeri me vlera të larta njerëzore, kulturore dhe patriotike, por puna dhe kontributi i tij janë të përjetshme!

U prehsh në paqe i dashur Vëlla!

________

Në vazhdim mund të lexoni dy krijimet e para të publikuara në ZSH:

Zeqir Lushaj

FOLA ME PRINCIN, LEK DUKAGJINI!

-Besojeni këtë intervistë…, paçka se, isha në andërr! –

…!

Në një gjumë të thellë,

(Andërr…, natë dimni),

Në Shtek të Dashit,

(Të Shtyllës së Grisë),

U ndodha, kambëkryq,

Me princin, Lek Dukagjini!

1.

E pyta, pak me salltanet:

-Ku je, Figurë?

M’u përgjigj, prerë:

-Ju, “-kah po i kullotni”?

Unë, këtu jam, qyshkurë!

2.

Meqenëse u takuam,

(Qoftë e bekuar kjo ditë!),

A pranoni, Princ i nderuar,

Te ju marr, nje intervistë?

Ju ra mustaqeve, me pëllëmbë

Hijerandë-serioz, foli:

-Eeeu! Megjithë qejf,

Qysh jo, he burrë?

Nuk i shmangem kurrkujt,

…Kalemxhinjve-ma:-kurrë!

   

3.

I kallxova se:

-Në monizëm,

E kemi sha Kanunin Tand!

Përgjigje:

-Mos folni keq për Kohët,

Se, bani ma shumë dam!

4.

I thashë:

-E shembëm Komunizmin,

Se ishte shumë i keq!

M’u përgjigj:

-Edhe të keqen, legjitime,

Lereni në punë të vet.

5.

E pyeta:

-A mund të jemi, (ne),

Ish-komunistët, demokratë?

Tha:

-Mirë…, qe po mundohi,

Por, nuk ju ka shumë grat!

6.

Kur i thashë:

-Me politikë, po merren,

Përditë, edhe granija!

M’u përgjigj, serioz:

-Nuk ecen, në gra,

E shkretë-Mbretnia!

7.

Ju ankova:

-Kemi ligje të mira,

Por nuk zbatohen!

Më tha, me bindje:

-I keni marrë nga t’huajt,

…Nuk asimilohen!

8.

E pyeta:

-Pse Kanuni Jot,

Mbijeton, tash 500 vjet?

Hazerxhevap:

-Asht prodhim i vendit,

Asht, nga trolli i vet!

9.

I thashë:

-Kemi hall se,

Duam të hyjmë në Europë!

-Mjedis saj, na fali Zoti,

Nuk lue (jo), kjo Tokë!

10.

Po-po,-more zotni Lekë,

Por, mbetëm të izoluem?

-Për të qenë vetvetja,

Nëpër shekuj luftuem!

11.

Pak, me kuj,-i thashë:

-Ky, po më duket,

Si koncept komunist!

Me shikoi mrrolshëm:

-Edhe Ti, e paske hangër…!

Dhe ma bani me gisht.

12.

I thashë se:

Kur vdiq Skenderbeu,

Thonë, aq shumë ke qa’!

Shpejt ma priti:

-Gjergj, -ishte Një,

…Ai nuk vjen ma!

 

13.

E njoftova:

-Një shkrimtar i huaj,

E akuzon Prijësin tonë,

Për hakmarrje dhe zullum!

M’u përgjigj:

-Me luejt derën në thinxa,

Nuk duhet punë-shumë!

14.

I ndëruar Princ:

-Pse, e ke lanë,

Gjakun për gjak?!

…!:

-Aaa!...Ashti i Kanunit,

Tjetër rrugë nuk pati.

15.

Shumë, thonë se:

Femrën, e keni poshtnue!

-Gjykojnë gabim.

(Mos i shtini mish dhije),

E kam mbrojt e nderue!

16.

I thashë se:

-Dënimin me vdekje,

Ne, e kemi hjek!

Tundi kokën:

-E keni hjek në letra,

Duhet hjek në jetë!

E pyeta, me shqetësim:

-Si hiqet në jetë,

I nderuar Princ?

E rrudhi ballin:

-Kush vret, duhet të vritet,

Dhe, s’ka ma,-Hiç !

17.

I kallxova se:

-Europa, sot,

I ban ndryshe hesapet.

I kërciti dhambët:

-Ata që na kanë vra,

Po na i pleqnojnë gjaqet?!

18.

I tregova se:

-Kur vdiq Komandanti,

U shkrehem së qari,

Dhe…, mbas 5 vjetësh,

E nxorrëm nga varri!

-Uuuf, bani! Uli kokën,

Dhe…, foli duke tërrfatë:

-Faqe e zezë!

Nuk ashtë shqiptar, ky bidat!

Madje-madje, po deshët me e ditë,

Me Djalin e Hoxhës, get, jeni koritë!

19.

Kur i kallxova se,
Cilin, sot, kemi të parë!

(Qeshi me të madhe):

-Edhe Ba-Mir, edhe Top?

Kurrë nuk kam ndie,

Për t’madhin Zot!

20.

Në fund, i thashë:

-Për këtë intervistë me Ju,

Kushedi, ç’ka do t’më thonë?

Më shikoi vëngër:

-Tash 5 shekuj…!

Dhe, druheni me folë?

21.

Droe, kanë  me më thanë:

-Si të besojmë, andërr,

Kur, nuk të besojmë çue?

Buzëqeshi, hijshëm:

-Për sa folëm sonte,

…Leni mbi Mue!!

22.

E falenderova shumë.

U bana gati që të  ik…!

Ma bani me shenj:

-Prit…!

Edhe një dekik!

E ngriti kokën,

Më shikoi dreje-ndërsy:

-More lum zotnia;

Prej kah’, t’patëm,Ty?

(Buzëqesha, pak me ngrrim,

“A mos ish pyetje-vërejtje,

Për mosprezentim!”)

-…Jam, prej midis Krasniqes,

Ma e para shtëpi, te Kisha,

…Katundi Gri!

E nguli shikimin,

Ma hoqi drojtjen:

-Eeeuu…!

Po e çove ma gjatë,

Kie me m’dalë kushëri…!

23.

Brofi në kambë,

Ma shëerngoi dorën,

Duke më afrue ngat:

-Qofsh me nder, zotni:

Po ndahemi,

Per t’u takuar prapë!

…!

24.

Mendo, i përgjumur:

-Me Lekën e para 500 vjetëve,

U mora vesh…, edhe fjetë!

…Po, me bashkëkohësit,

Në Milenumin e Tretë?!

…?!

…? (Pikëpyetje),

…! (Pikeçuditje ):

-Gjithkush paska, kandarin e tij .

./.

Shënim: Vjersha “Fola me princin Lek Dukagjini”, është  nxjerrë nga libri me titull “Piedestali”, që  autori Zeqir Lushaj, po e përgatit për botim.

NJ,USA, Mars 2011

Zeqir Lushaj

STAFETA E TRIMAVE…

Isa Begi,

Futi mashkujt në grykë të topit,

Vetëm në emër të lirisë.

Beteja e ashpër mbi urë,

Skuqi lumin në Ribnicë.

Bacë Bajrami,

Në shpellë të Dragobisë,

Gjë mangut nuk ka lanë,

…Dhe Hazhi Zeka:

“Nuk kurseu mallin as gjanë...”

Adem Jashari,

Nguli thembrat në oborr,

S’u tund nga trolli i vjetër.

52 burra e gra, (Jasharaj),

Mbushën livadhin me varre,

Në krah të kullës, në anën tjetër!

…!

Ecën stafeta e trimave,

Me shumë e shumë të tjerë,

E, dimri… po dimër,

…Kur do të bahet verë!?

NJ, USA 1999



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora