E premte, 29.03.2024, 12:58 PM (GMT)

Kulturë

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Tahsin Jonuzi dhe libri “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnisë në kohët e vjetra”

E shtune, 13.11.2021, 02:58 PM


Tahsin Jonuzi dhe libri “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnisë në kohët e vjetra”

Kjo ese botohet sot, më 11.11.2021 në Ditën e Lirisë de nderimit të të rënëve dhe viktimave të Luftës së Klasave

Homazh nderimi për të parin studiues shqiptar në fushën e topografisë në antikitet, Dr. në filozofi, Tahsin Jonuzi, një vlerë kombëtare e mohuar…

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Përurimin e këtij disertacioni shkencor, punuar dhe paraqitur pranë katedrës akademike të Univ. “Leopoldina Franciske”, në Innsbruck të Austrisë, 85 vite më parë, nga filozofi vlonjat Tahsin Musa Jonuzi, do ta quaja një homazh jo vetëm mirënjohjeje dhe vlerësimi për autorin, por kujtesë nderimi për gjithë ata shqiptarë që përfunduan në kampet nazizte të shfarosjes, Mathauzen apo Aushvic. Sot libri “Topografia dhe rrjeti rrugor i Shqipnis në kohët e vjetra” shërben si rilindje e një familjeje fisnike, e cila rrugën e vështirë të biznesit me Venecian e ka filluar me tregtarin e mirënjohur Musa Jonuzi, tejet i njohur pasi lexohej nga qytetarët sa herë shijonin kafenë, si në gëzime dhe në hidhërime. Gojarti popull thotë: “Bëmë o baba, të të ngjaj!”,ose“Fisniku, nëse nuk bën djalën, do të thotë fjalën!” Gjenealogjikisht në këtë rast është e vërtetë. I biri Musait, Tahsini, jo vetëm la dy trashëgimtarë djem, Mentori dhe Nestori, por ka lënë edhe fjalën, ku ka shprehur mendimin e tij filozofik. Tahsini ishte martuar me të bijën e Ibrahim Avdullaut, drejtues i klubit ‘Labëria’ dhe kryetar i Bashkisë Vlorë, pas shpalljes së Pavarësisë.

Në gjurmët e babait ecën edhe djemtë, veçanërisht Nestori, një piktor tejet i talentuar, i cili në 50 vitet e fundit, është përfaqësuesi më i denjë i fisnikërisë në artet figurative, sot “Piktor i Popullit”.

E nderuar familja Jonuzi, miq e të ftuar, pse vallë është mohuar dhe anashkaluar ky shqiptar i vlerave intelektuale, ky studiues që çeli rrugën e topografisë shqiptare?!

Bota nuk i ka heronjtë, por i krijon, kurse ne i kemi dhe i varrosim duke i mbuluar me pluhurin e harresës. Si shembull mohimi po sjell në këtë podium vlerash Dr. e shkencave filozofike, Tahsin Jonuzi, një intelektual i shquar, lauruar në Innsburck të Austrisë, ku ka mbrojtur doktoraturën në filozofi, i harruar me paramendim nga tre regjime (Zogu, diktatura komuniste dhe nga qeveritë e 30 viteve tranzicioni të tejzgjatur). Akademikët tanë të diplomuar në Austri, nuk kishin dëgjuar për këtë shqiptar mendjendritur, pasi ishte i pari shqiptar që hulumtoi për truallin arbëror? I vetmi që ka ngjallur interes për botimin e një pjese të dorëshkrimit shkencor ka qenë Prof.Çabej por diktatura e ndaloi botimin e tij, se Tahsini ishte “armik” i klasës në fuqi. Po kështu edhe i biri, Nestori, mjaft i talentuar, pas diplomimit, e emëruan si bojaxhi në NTAN.

Shpikja e madhe e komunizmit, Lufta e Klasave, më e egra që ka njohur bota që i trajtoi si tradhëtar dhe antikombëtar gjithë fisnikët dhe intelektualët me kulturë perëndimore. Diktatura komuniste pasi vrau, burgosoi dhe internoi ajkën e shqiptarëve, e varfëroi kombin duke zhdukur palcën dhe trurin e kombit (fisnikërinë me inteligjencën).

Tahsini me 1265 shqiptarë, u intrenuan në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Pas mbytjes me gaz në krematoiume, 800 nga këta shqiptarë pa një varr, partia -shtet solli në atdhe vetëm kutitë me baltë gjermane, i varrosi dhe i quajti dëshmorë të atdheut. Kurse 465 fisnikë shqiptarë, të arsimuar në perëndim, në një moshë me Tahsin Jonuzin, si, Skënder Vrana, Gani Beqir Bejkosala, Musa Qemali me të birin Sezaiun etj, të arsimuar në Universitetet Perëndimore u quajtën viktima të luftës.  Pse? A nuk patën të njëjtin fund tragjik?! Lufta brenda llojit është më e keqe.  Edhe pushtuesit, në kohë paqeje, erdhën dhe i morën eshtrat e ushtarëve të rënë dhe i rivarrosën me nderimet e duhura, kurse pushteti komunist shmë atdhetarëve u mohoi të drejtën e një varri në tokën mëmë, si pa atdhe.

Le të ndalemi te risitë e librit të Tahsin Jonuzit. Studimi i autorit bën fjalë për shpërndarjen e rrjetit rrugor, qendrave të banuara, rrjetit ujor tejet të pasur të këtij kombi të lashtë. Tahsini ishte 25 vjeç, kur mbrojti doktoraturën, solli një risi në fushën e hartografi-topografisë. Ai njihet si studiuesi i parë shkencor që u mor me topografi. Ndoshta nën ndikimin e kulturës gjermane dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit që Shqipëri të ngelej vetëm bregdeti perëndimor, autori është përqëndruar në hartën e Shqipërisë londineze.

Lind pyetaja: Pse kjo temë u trajtua si temë filozofike dhe u aprovua nga katedra e filozofisë?

1-Rrugët ose rrjetin urbanistik të vendit tonë në antikitetit që paraqet autori janë rrugët e jetës që lidhin epokat e mëdha historike që fillojnë me epokën e hershme të gurit (paleolitin), vazhdojnë me neolitin, mesjetën deri në kohën e re.

2- Pozicionimi, shpërndarja, emërtimet e vendbanimeve të lashta, që sot kanë vlerën e faktve toponimike vlejnë si dëshmi e vazhdimësisë së jetës.

3-Sipas pozitës gjeografike të maleve, kodrave, fushave, lumenjve, liqeneve apo kënetave, epokave të njohjes për herë të parë nga albanologët, si, (arkeologë, mbishkrime, paleontologë), autori ka bërë jo vetëm lidhjen mes epokave, por dhe krahinave gjeografike si dhe fiseve pellazgo-iliro-arbëre.

4- Ka hulumtuar mjaft autorë të huaj që nga antikiteti deri në ditët që ai jetoi.  Përmes perifrazimeve të studiuesve si, Pauzania, Ptolemeu, Skylaksi, Polibi, Çezari, Hahni, Karl Patch, Straboni, Ciceroni, Plini Plaku, Apiani, Jireçek, Thallozi, Stefan Bizantini, Ana Komnena, Livius, Ipen, Prashniker, Leake (Leik) etj, sjellë për lexuesin një pamje panoramike të Shqipërisë antike.

5-Ka shumë për të folur rreth librit, por vlera kryesore e tij qëndron se është i pari studiues topografik në vendin tonë që paraqitet me një punim shkencor serioz.

6- I një rëndësie të veçantë, është qëndrimi pozitiv ndaj autoktonisë së shqiptarëve në Gad.Ilirik.  Dr. i shkencave, Tahsini Jonuzi pohon se ndërtuesit e parë që hodhën themelet e qendrave urbane në lashtësi ishin ilirët. Ai hedh poshtë gënjeshtrat dhe mashtrimet e shumë pseudohistorianëve se kolonitë greke apo korinthase, si Butrinti, Oriku, Apollonia dhe Dyrrahu, gjasma bazën fillestare të arkitekturës ndërtimore e paskan kulturë helene. Mbi kulturën ilire që gjetën në gad. Ilirik, fiset Semite (pushtuesit afro-aziatikë) që pa asnjë bazë gjeneze morën emrin helenë apo grekë ngritën kulturën e tyre. Madhështinë e grekëve e ngriti Roma me mashtime dhe farsitet. Për supremacinë e ilirëve në portet e Mesdheut, Paul Emili dogji 71 qytete ilire, mori 150 000 robër dhe miliona iktheu nlë skllevër. Këto isjhin raprezaljet e para të shkombëtarizimit të pellazgo ilirëve, paraardhësve të shqiptarëve autoktonë…

Dy fjalë për bashkëpunëtorët e botimit: Librit do t’i rritej më shumë vlera:

*Nëse bashkë me përkthimin do të ishte dorëshkrimi origjinal në gjermanisht.

*Fjalët e autorit në fletëpalosjen e ballinës së parë kanë më shumë vlerë, ndaj duhet të vendoseshin si hyrje në studim, pasi aty është cekur pozita gjeografike, periudhat historike, pushtimet e njëpasnjëshme.

*Duhet të përfshiheshin trojet etnike dhe qytetet antike me vazhdimësi jete, si Kanina. Autori e zë në gojë Thronionin, por pa e sqaruar se cila qendër urbane ishte, kur Pauzania flet gjerësisht për Thronionin, emri i lashtë i Kaninës që merret nga historiografia, si model i vazhdimësisë së jetës qysh nga mijëvjeçari II pr.Kr. Në rrugën e vjetër nën Kaninë që nuk përmendet aty, sot është ndërtuar Baypassi.

*Autori sipas Carlo Bo, shpreson të zhvillohet një shkencë ambicioze dhe e ndërgjegjshme shqiptare, misioni i denjë e tërheqës i së cilës të jetë qartësimi i situatës së vendbanimeve, kur vendi hyri për herë të parë në rrugën e historisë.

Pikërisht këto kritere kanë shumë vlerë në një studim ndaj duhet redaktori teknik, si njohës i fushës së topografi-hartografisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora