Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lek Pervizi: Filmi “Zhdukja e Inteligjencës Shqiptare gjatë vitëve 1944-1951”

| E hene, 08.12.2008, 06:56 PM |


Lek Pervizi
Filmi “Zhdukja e Inteligjencës Shqiptare gjatë vitëve 1944-1951”

Nga Lek Pervizi

Te nderuar bashkatdhetare

Ma daten 4 dhejtor 2008, ne sallën e Agence Wallone , AWEX, në Bruksel, në ora 18-22.30 u dha filmi “Zhdukja e Inteligjencës Shqiptare gjatë vitëve 1944-1951” . Filmi është një prodhim i TV Publik Shqiptar. Autori Tomorr Aliko, regjizor Esat Teliti, film që u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme. Filmi u çfaq me sukses në disa qytete te Shqipërisë.

Aktivteti i Brukselit u organizua nga Shoqata e ish te Përndjekurve Politikë Shqiptarë dhe ajo kulturore “Illyria” ne Belgjikë, ne bashkëpunim me Autorin e filmit, z. Tomorr Aliko, ish i burgosur politik e Kryetar Keshillit Kombëtar të ish-të përdjekurve politikë Antikomunistë të Shqipërisë, dhe Instituti Kombëtar i Diasporës i perfaqësuar nga N/Kryetari, z. Sherif Merdani, ish i burgosur politik, me mbështetjten e Ministrisë së Jashtme e përfaqësuar nga Ambasada Shqiptare ne Mbretërisë e Belgjikës.

Ne ketë aktivitet morën pjese shumë ish të përdjekur politikë shqiptarë që jetojnë në Bruksel dhe qytete të tjera të Belgjikës. Në sallën e pritjës ishin ekspozuar ne stenda të posaçme, fotografitë e qindra intelektualëve të pushkatuar e të burgosur : një tjetër vepër e z. Tomorr Aliko, që edhe për librat që ka botuar për këtë genocid te intelektualëve, është dekoruar nga Presidenti Bamir Topi me urdhërin e lartë të artë « Naim Frashërit ».

Ky film përciell përsekutimin dhe genocidin masiv që diktatura komuniste ushtroj e zbatoi mbi eliten intelektuale shqiptare ne periudhën 1944-1951, duke i eliminuar me krimet më të shemtuara e terror të pa parë.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme vetë Ambasadorja e Shqipërisë pranë Mbretërisë së Belgjikës, z. Mimoza Halimi, këshilltari Thoma Haxho, z. Hysen Arapi nga Ministria e Mbrojtjës dhe intelektualë të njohur të diasporës shqiptare, te vjetër e të re. Hapi e përshëndeti të pranismit z.Durak Duraku Kryetar i Shoqatës Kulturore « Illyria » i cili i dha fjalën z. Lek Pervizi, Kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë Shqiptarë në Belgjikë, i cili vuri në dukje rëndësinë e këtij dokumentari për njohjen e denimin e krimeve të përbindëshme të komunizmit, duke lavdërue punën kambëngulëse të ish te burgosurit z. Tomorr Aliko, që në moshën 84 vjeçe, që kishte kalue 17 vjet i burgosur dhe kusurin në internim, dhe tregonte një vullnet të pamposhtur që i jepte force me krijue një të tillë dokumentar me vlera të mëdha historike.

Pas z. Lek Pervizit, përshëndeti Ambasadorja, z. Mimoza Halimi, duke përgëzuar autorin e filmit dhe te ekzpozitës fotografike, e duke theksuar se ky aktivitet i mbushte njerëzit me emocion te papërmbajtur për tragjëdinë qe përmbanin. Zhdukja e qindra e qindra intelektualesh së shquar ishte nje krim i shëmtuar që diktatura komuniste kishte zbatuar mbi bijtë më të zgjedhur te elitës intelektuale shqiptare. Fjala e Ambasadorës u shoqërua me duartrokitje te shumta.

Po ashtu u duartrokit fjala e z. Sherif Merdani, i cili përshëndeti në emër të Institutit Kombëtar të Diasporës dhe theksoj me forcë e ashpërsi se sa i tmerrshëm qe terrori i diktaturës, qe kishte sakatuar inteligjencën e vjetër shqiptare e dalur nga universitetet me te njohura europiane, duke ia zhdukur figurat me të shquara, dhe se si shumë nga ato që ishin paraqitë në ekzpozitën fotografike dhe në film, i kishte njohur vetë gjatë kohës së burgut, ku kishte nda torturat e vuajtjet me ta, ku disa ishin pushkatuar mizorisht.

Në mes të duartrokitjeve e mori fjalën Z. Tomorr Aliko, i cili falënderoi të pranishmit që kishin mbushë sallën për të pa këtë dokumentar dhe ekzpozitën fotografike të cilëve u kishte kushtuar disa vite, dhe se puna e tij nuk mbaronte me aq, sepse ishte në plan nje film tjeter per kampet e internimeve, edhe kjo një shfaqje tjetër e terrorit të pashëmbullt e gjakatar mbi mija e mija viktima të pafajshme, e shumta gra e fëmij e pleq. “Nuk do të flas më gjatë – tha - sepse flet vetë filmi.

Filmi u ndoq mes një emocioni të madh, e falë errësisrës lotët nuk dallohëshin, por ishin të papërmbajtshëm, si për zonjat e nderuara të pranishme, ashtu për ata ish të burgosur që kishin kaluar jetën e burgjeve me bashkevujtësit e tyre që dilnin radhë pas radhe në ekranin e filmit. Ato skena renqethese e prekëse, ndikonin shumë edhe me të pranishëm që nuk kishin kaluar denime, dhe qe nepermjet filmit po shikonin gjera e histori të papërfytyrueshme deri në kufirin e të pabesueshmes, se si një shqiptar diktator me kliken e tin të kishte ushtrue nje genocid te tillë, duke çfarosë ajkën e inteligjecës shqiptare, ku shumica ishin të rinjë, sa kishin mbaruar studimet ne shkollat e universitete europiane për t’i shërbyer atdheut. Por pushteti e qeveria e komunistëve, duke zbatuar politikën bolshevike të Stalinit, Titos, Mao Ce Dunit i priti me kambët e para, sipas urdhërit të diktatorit Enver Hoxha, të atij varrmihësi e krimineli gjakatar të përbindshëm, i cili, në fëmini, ishte mësuar të pllakoste zogjt e klloçkave, duke u bërë tmerri i lagjës se tij në Gjirokastër, e kur u rrit e u rekrutua nga komunizmi stalinian, dhe arriti të sundojë mbi Shqipërinë, u bë tmerri i shqiptarve dhe pllakosi në varre, burgje e kampe internimi, me mija e mija të pafajshmish. E ktheu Shqipërinë në një burg te madh ose varrezë masive, duke berë mbi popullin e tij, mbi motrat e vëllezërit e tij, një genocid që nuk njohu kurrë Shqipëria e kombi shqiptar, edhe kur ishte nën pushtimet e hueja. Ky film meriton e duhet të jepët në të gjithë qendrat shqiptare nëpër botë, që edhe ata që nuk e kanë përjetuar atë kohë, të njihen me masakrat e mëdha që pësoi populli shqiptar nga një shqiptar xhelat i popullit të vet, bashkë me shokët që kishte zgjedhur, të gjithë kriminela të regjur, qe nuk njihnin as zot as rob, e njeriun shqiptar e konsideronin më pak se një kafshë, një vegël pune ose një fije bari. Pas shfaqjes se atij filmi, kushdo që e sheh, patjetër i ngjeshu me tmerr e urrejtje ka me thirrë, “Mallkuar qoftë Enver Hoxha dhe gjithë semsilja kriminele që ai mblodhi rreth tij, për të çfarosur, jo vetëm intelegjincën më të shquar, por edhe kulturën e historinë e Kombit Shqiptar ! ”

Shpresojme dhe urojme që anxhensitë Televisive shqipatre ta japin zhvillimin e ketij tubimi, ku u tregua ajo anë e historisë shqiptare e përfshirë në një tragjedi të përmasave të tmerrshme e të kobshme. Duke theksuar se mjerisht në atë takim, nuk ishin të pranishëm mas mediat shqiptare ne Belgjikë qe punojne per disa TV të Shqipërisë, me gjithe se iu ishin derguar ftesat. Ndërsa eshtë konstatuar se ato japin njoftime dhe vizione nga aktiviete të tjera me te dobeta e pa asnjë mesazh kulturor apo historik ose dokumentaren. Vendin e parë të rëndësishëm të padisktueshëm e zë filmi mbi genocidin, si nga përmbajtja e saj e karakterit historik, për t’u njohur nga të gjithë bashkëkombasit tanë, si nga ana lartësisht humanitare për të kuptuar vuajtjet dhe sakrificat e atyre që u sakrifikuan për idealet e larta të Lirisë e Demokracisë. Por si duket kjo nuk i shqetëson as i permallon ata që e mbajnë veten se janë pëçuesit e mediave shqiptare në ketë rast, në Belgjikë. Pse një e tillë mospërfillje ? Mos i kanë të veshura ne trup akoma nën xhaketat blu kanotierat e kuqe flakë me drapën e çekan ?

Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë Shqiptarë dhe ajo “Illyria” në Belgjikë.
Lutemi të përcjellni këtë njoftim, dhe të kërkoni DVD e këtij filmit pranë z. Tomorr Aliko, në adresën, TVSH Tiranë.

kosova.albemigrant.com