E hene, 05.12.2022, 03:01 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Mehmet Musa: Letër ngushëllimi për Zeqir Lushaj

E premte, 12.11.2021, 09:00 AM


Letër ngushëllimi për Zeqir Lushaj

Portalit;

Zemra Shqiptare

Lajmi për ndarjen nga kjo jetë e Zeqir Sadikut më tronditi thellë, prandaj ju redaksi e e Zemrës Shqiptare, ju dashamirët, e shokët e Tij nga të gjitha  krahinat e Shqipërisë nga Malësia e Gjakovës, nga Isniqi, Gllogjani, Istogu, Gjilani, Presheva e Shkupi, si dhe ju familjarë, e fis e farefis i Zeqir Lushaj  pranoni ngushëllime të sinqerta që burojnë nga thellësia e shpirtit tim për ndarjen nga kjo jetë e të birit të Sadik Selmanit!

Ai nderroi jetë fizikisht por vepra, virtyti e burrëria prej një shqiptari malsor të madh do të jetojnë nder shekuj!

Do i pershkruaj vetëm dy strofa të vjershës se mr. Sadete Hakia kushtuar Sabrije Lushaj me rastin e vdekjës së asaj bije malësije;

Është djal i Krasniqes

Biri i Sadik Selmanit

Çdo here pushka e tyre

Ndihmë i dha vatanit

Edhe penda e tyre

Ka shpuar si shegjetë

Që perë dhjetmijë vite

Testament ka mbetë!

Lavdi jetës dhe veprës së këti malësori kurrizçelik!

Rroftë per mote kujtimi për Zeqir Lushaj!

Mehmet Musa

Mergim me ,11 nëntor 2021



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora