E marte, 16.04.2024, 01:34 PM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Një thes me fjalë!

E marte, 09.11.2021, 08:11 PM


Një thes me fjalë!

Nga Kimete Berisha

-- Albin Kurti i ka garantuar shqiptarët se me Arben Vitinë kryetar, në Prishtinë nuk do të ketë më asnjë qytetar të gjallë që s'do të jetë 'i plotë'.

Të jesh i plotë, do të thotë të jesh 'i trashë'.

Anipse, Hëna nuk është e trashë vetëm kur është e plotë.

Sot, për herë të parë në botë u përdor shprehja 'qytetar i plotë'!

Kur je i plotë, mbushesh, dhe nuk ke më vend në trup për lumturi shtesë.

Ata që tashmë janë 'të plotë', të mbushur, atyre ua bëftë Zoti çaren, ata njëherë duhet të zbrazen për t'u rimburësuar pastaj nga Kryetari.

Duke ia shfletuar vlerat e Arben Vitisë, sikur kur shfletohet lakra,

Albin Kurti ka arritur deri te kaçani, në kërkim të një flete të vetme që s'e ka prekur myku.

Benin, sot nuk e ka përkëdhelur, por e ka quajtur zyrtarisht - Dr.Arbeni dhe këtë përmirësim ia pranoj si përparim.

-- Në Gjakovë, Albin Kurti, ka folur për Lirinë dhe për Frikën.

Liria është Mimoza (që e keqpërdori Lirinë), kurse Frika është Ramushi, (që e solli Lirinë).

Në pamundësi për t'ia gjetur Mimozës një virtyt konkret, e ka quajtur me emrin abstrakt - Lirie.

Duke folur për ndjenjat, Albin Kurti i ka porositur gjakovarët, pa dallim katundi:

'Njerëzit duhet të ndihen të lirë, jo të frikësuar'!

Të jesh i lirë dhe të ndjehesh i lirë janë dy gjendje të ndryshme emocionale!

Ama, ka Liri Pozitive dhe ka Liri Negative.

Pastaj, ka Frikë nga Liria.

Ua kisha shpjeguar këto fenomene, por ende nuk jeni të gatshëm ta lexoni të vërtetën.

-- Sot Albin Kurti ka folur edhe për koftorin dhe për për drutë.

'Kur e ndezim koftorin, duhet t'i mbyllim dritaret, sepse hyn të frohtit, e nëse nuk i mbyllim dritaret, drutë digjen kot'.

Të gjithë katundarët e Gjakovës e kanë përqafuar mësimin e Kryeministrit dhe i kanë mbyllur dritaret.

Menjëherë e kanë vërejtur ajrin e ngrohtë në sobat e tyre!

Kryeministri ka rekomanduar që pa marrë parasysh se sa i keni këmbët e mërdhirra, në asnjë rast nuk duhet t'i fusni furrë të kaftorit për t'i shkrirë, sepse ekziston rreziku të flakëroheni!

-- Dikur kur kemi pasur ideale e qepnin flamurin e Marigonës, e tash ministrat e Albin Kurtit po jetojnë në lagjen luksoze Marigina, kurse Albini po e qep thesin tonë të shqyer.

Thesin e zbrazur nga paret po e mbush me rrena.

-- Veç Besnik Bislimi ia ka tejkaluar sot Albin Kurtit.

Bislimi e ka shpjeguar detajisht se si ekspertët e Vetëvendosjes nuk mund t'i shtinë turshi, se s'kanë kohë derisa të vijnë turshia, prandaj po i përdorin të pagatuar.

-- Qeveria Kurti gjithmonë ua shpjegojnë gjendjen popullit, duke marrë shembuj banal (koftori, thesi, turshia eth), shembuj fiks për nevoja të njerëzve primitiv.

Kaq të paemancipuar u duken shqiptarët!

Flasim me Ju si me budallenjë që nuk marrin vesh!

Mund t'ua tregoni qejfin nëse 'mendoni' se s'jeni budallenjë!

P.S.  I Am Free, That Is Why I'm Lost

(Franz Kafka)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora