E premte, 19.04.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Dhëmbashi

E merkure, 10.11.2021, 06:10 PM


Dhëmbashi

Tregim nga Hilmi Saraçi

Banorët e fshati Tangar janë të njohur për rritjen e gomarëve dhe të kuajve. Ata për këto shtazë kanë një dashuri të veçantë. Megjithë tokën e begat, ata e kanë lënë pas dore. Kanë zgjedhur profesion tjetër, të rrallë, kanë dëpërtuar në shpirtin  dhe mëndjen e kalit dhe të gomarit, sikur nuk ka karakteristikë që nuk e dinë për këto kafshë. Dikush shalon kalin, dikush përmeqatet me gomarin… Më i njohur për rritjen e gomarëve në fshat është  Vetulloshi, ndërsa për rritjen e kuajve, Murtezi. E quajnë Vetullosh, pasi i ka vetullat e mëdha e sytë e vegjël dhe sikur nuk sheh fare kur kalon nëpër rrugët e fshatit me gomarin e tij “Dhëmbashin”. Ai dallon nga gomarët e tjerë se, përveç trupit të vogël, veshëve të mëdhenj, bishtit të hollë… ka një karakteristikë të vaçantë:çdo mëngjes, para se të lind dielli, pëllet pa pushuar deri sa të zgjohet zotëriu i tij. Vetulloshi në vend që të brengoset për këtë vepër të pakontrolluar të gomarit, që trazon prej gjumit fqinjët e tij, mburret dhe ngritë krahët lartë, ngase ai me gomarin e kanë ndërtuar një miqësi të veçantë.

Dalngadal Vetulloshi filloi ta mësojë “Dhëmbashin” edhe me disa karakteristika të tjera. Në vend të samarit i kishte blerë shalë si të kalit të Murtezit, sepse dëshironte të kongurojë me gomarin e tij në garat që në këtë fshat janë tradicionale. Tani në vend që ta gnarkojë, si zakonisht me barrë të rendë me dru, që i prente tinzisht në zabelin e Hakaretit, thasëve të bluar në mullirin e Majasilit, kishte filluar ta kursej nga këto punë të vështira. Vetulloshi kishte filluar ta ushqej me taxhi, t’ia kreh qimën e kërleshur, ta lajë shpeshherë dhe ta mësojë që të vrapojë si kali. Disa here e kishte ushtruar në fushën afër Urës së Dembelit, por gomari vështirë e kishte të mësojë dhe të vrapojë si kali por, megjithatë kishte aftësi, ashtu në stilin e gomarit, të vrapojë shumë shpejt. Kështu një ditë gjatë ushtrimeve e kishte rrëzuar gomari dhe gati ia kishte thyer qafën.Një herë e kishte rrahë, por prap kishte vazhduar me ushtrime. Vetulloshi ishte i knaqur me këto ushtrime dhe nuk brengosej fort pse gomari e kishte një karakteristikë të veçantë: nese do të dështojë në vrapim,gjatë garave, do ta përdor zanatin- të sulmojë dhe të kafshojë në fyt, jo vetëm gomarët rivalë, por edhe kuajt më të njohur në fshat. Në fillim vetëm i kafshonte e më vonë gjatë kafshimit, nuk e lëshonte deri sa e mbyte me dhëmbët e prehtë që ia ngulte viktimës në fyt. Kështu kishte mbytur gomarin e Elezit, gomarin e Pekmezit. Kur e kishte mbytur gomarin e Sarpit, kishte qëlluar vëllai i tij Sakipi, por megjithë përpjekjet që kishte bërë, nuk kishte mundur që ta shpëtojë gomarin. Mëmzi kishte shpëtuar vetë pa e kafshuar e mbytur gomari…

Gomari kishte shpurdhur disa here, deri sa më në fund ishte shtrirë për toke, pa shpirt. Kështu ishte bërë problem sulmi dhe kafshimi i egër i “Dhëmbashit” , gomarit të Vetulloshit, andaj kishin filluar të shajnë dhe të pshtyjnë nga nervosa, të trokasin në derën e tij e të kërkojnë dëmshpërblim për gomarët e mbytur. Vetulloshi ishte përgjigjur shkurt: ai është gomar dhe nuk ka kurfarë përgjegjesie, as obligimi për kompenzim.” Ku keni dëgjuar  o të krisur që dikush të përgjigjet për veprat e gomarit?! – kishte thënë Vetulloshi .Pasi ishte zhvilluar debat i gjerë, në fund kishin hequr dorë nga kërkesat e tyre, por kishin dyshuar se Vetulloshi është fajtor, sepse ai e ka mësuar me qellim gomarin që të mbysë gomarët e tjerë, pasi ata janë më të zhvilluar dhe më të forte se i tiji. Njerëzit kishin filluar të brengosen se “Dhëmbashi” një ditë do të kafshojë edhe kuajt, nese dalin në fushë për kullosat, andaj nga droja rrallë i lëshonin në fushë pa mbikqyrjen e fortë. Mirëpo, pasi Murtezi në disa gara kishte dalë i pari me kalin e tij, në saj të ushtrimeve të kalit, nuk dëshironte të dëgjojë me biseda  për gomarin e Vetulloshit. Kur vinte koha për gara, ndër të parët ishte i pranishëm në gara. Ishte i rregullt dhe i diciplinuar, dhe zinte vendet e para. Kali i Murtezit ishte shtatlartë,vranç, me bisht të gjatë, të shpeshtë, që dallohej nga kuajt tjerë. Murtezi ia kishte gjetur ilaqin kësaj karakteristike të kalit. Para se të dilte  në këto gara, i vënte biber nën bisht, kështu nga djegia si gaca e prushit, bishti me dhunë i ngrihej përpjetë dhe valëvitej. Ai ishte krenar.  Kur e pyesnin si ka arritur ta mësojë kalin kështu, se njerëzit e kishin në qef që gjatë  vrapimit e mbante bishtin lartë, ai e mbante në mshehtësi. Por e lavdëronte kalin që ishte i sojit. Kali kishte jelën më të gjatë se të kuajve të tjerë, sepse e kashagiste për çdo mëngjes. Kishte blerë mjaltin origjinal për t’a lyre jelën, që t’i rritej më shpejt dhe të vizëllonte. Kali ishte gjithashtu lojtar i mirë. Dinte të bënte lëvizje  dhe këcime të mrekullueshme. Ishte më i shpejt se kuajt tjerë, sepse ai  e ushtronte nga disa here në javë, në “Fushën e Tabëve”, ndërsa në shtëpi këmbët ia mbështillte me disa thasë zhguni, të mbushun me disa kilogram zall, deri kur vintë koha për gara.

Kur një ditë kishte dale për ta vërtetuar, ishte mahnitë më suksesin e arritur, me shpejtësinë e kalit, gati sa nuk fluturonte, me bishtin e ngritur përpjet. Kështu Murtezit i kishte dale zëri në të katër anët për “ Vrançin “ e shpejt… Vetulloshi ishte bërë merak që të dallohet edhe ai me gomarin e tij, me karakteristikat që kishte dhe, pa ndonjë kompleks, kishte paralajmëruar për gara  me kalin e Murtezit që kishte fituar fame në fshat e më gjerë. “Dhëmbashi” ishte shtatshkurtër, me këmbë të holla, bisht të çaraveshur, pa jelë të dukshme, gomar si të gjithë të tjerë. Prandaj Vetulloshi ishte bërë merak që të provojë të kongurrojë në garat e ardhshme në fshat…Kur kishte shprehur dëshirën për gara, të gjithë kishin kundërshtuar, se ai ka një behane të vaçantë: kafshon në fyt kundërshtarin kur inatoset dhe e mbytë. Fundja kjo nuk është dëgjuar ndonjëherë që të garojë kali dhe gomari  në vrapim. Kjo është nëçmuese dhe qesharake kishin thenë. Megjithatë, ata vetëm se kishin qenë kureshtar për këtë garë ku do të merrte pjesë gomari me kalin… Ishte bërë e njohur koha , dita dhe momenti i mbajtjes se garave. Kishte filluar një lëvizje për përgatitje të madhe. Çdo garues paraqitet dhe zë vendin e caktuar më pare nga organizatorët. Lokacioni ishte caktuar në “Fushën e Dallëndyshave”. Murtezi kishte shkuar ndër të parët me “Vrançin” me bishtin lartë dhe priste rivalet tjerë. Më vonë kishte ardhur Taipi me kalin “Zekanin”, Kamberi me “Dorinë”, Mehlemi me “Gjogun”, Shereti me “Azganin” e të tjerë, jo vetëm nga fshati Tangar, Hithenik, por edhe nga fshatrat për rreth… I fundit kishte shkuar Vetulloshi me “Dhëmbashin”. Kush e kishte pare, ishte habitur dhe kishte qeshur me të madhe. A bën të garojë gomari me kalin?!, kishin pyetur njeri- tjetrin. Vetulloshi nuk ua vënte veshin fjalëve as të qeshurave të shikuesve që kishin ardhur për garën. Ngadalë , padiktueshëm, e zuri vendin e caktuar dhe u rreshtuar për gara. Kur i erdhi radha, i hipi gomarit dhe vrapoj me të krahas të tjerëve, por shpejt u dalluar se gomari nuk ka aftësi si kali për vrapim, prandaj mbeti shumë larg nga të tjerët, por nuk u ndalë deri në momentin e fundit. Kur u kthyen të gjithë dhe pritej shpallja e fituesit , gomari i Vetulloshit ishte bërë nervoz, jargët i dilnin nga goja dhe nuk ishte në gjendje që të kontrollojë vetën në këto momente. Murtezi me “Vrançin” pritnin rezultatët në afërsi të gomarit. U shpall fituesi i garës: “Vrançi” i Murtezit… Pa prit e pa kujtuar, gomari i Vetulloshit, “Dhëmbashi’, kërceu me të dy këmbët e para përpjet dhe e kap nga inati në fyt “Vrançin”, E shtërngon me dhëmbët e forte dhe, megjithë intervenimin për ta ndarë nga kafshimi tërbues, nuk ishte e mundur deri sa e plasi kalin dhe e shtriu pa shpirt për tokë… U bë rrëmujë, tollovi e madhe… E qëlluan disa here, me stupca gomarin dhe zotërinë e tij, Vetulloshin. Dikush thoshte  duhet mbytur gomari krejt. Dikush: Vetulloshin duhet ta burgosim, sepse ai është i zoti i gomarit… Por në fund, mëgjithë hidhërimin dhe kundrështimin e Murtezit, organizatorët vendosen: gomarit nuk i zihet për të madhe, sepse është gomar dhe baras me gomarin jemi fajtor edhe ne , organizatorët…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora