Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Formula e Pagëzimit, dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore

| E hene, 08.11.2021, 08:35 PM |


Formula e Pagëzimit (8 Nëntor 1462), dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore

Nga Gjon Keka

8 Nëntor 1462

Formula e Pagëzimit e shkruar nga Pal Engjëlli - sekretar dhe këshilltar i kryezotit të Arbrërisë europiane Gjergj Kastriotit.

Ky dokument historik tregon në fakt se gjuha jonë iliro-arbërore është shkruar e folur në vijimësi. Poashtu ky dokument i gjetur nga studiuesi e historiani rumun Nikollë Jorga është një dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore në kohën kur ka jetur, vepruar e mbretëruar Gjergj Kastrioti.

Ishte me fat që mbreti arbëror kishte krah të tij një personalitet të tillë mbikohor sikur që ishte Pal Engjëlli, i cili në fakt ka luajtur rol të pazëvendësueshëm e historik në diplomacinë arbërore të asaj kohe.