E enjte, 28.03.2024, 06:07 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Meditim në vetmi

E hene, 08.11.2021, 05:19 PM


Tahir Bezhani; dy poezi

MEDITIM NË VETMI...

Një medaljon lotësh varur në mur

Ngjan në matës kohe ,numërator jete

Dhoma e ruan  lagështinë, kur  mërzia  djersitet

Do mrrola si lavra arash fushës së ballit

Nga largësia vërehen

Kolliten therjeve të natës

Janë ngrirë në fyshtën e fyellit të vrimuar

Përngjajnë lodhjeve të ngopura me plagë

Pamje amorfe stolive të kujtesës

Melodi dhimbjesh të padëgjuara

Këngë  epike ruajtur  muzeve

Figurë gjeometrike e ngrirë ofshamave

Palosur në heshtjen e përmotshme të durimit

Shpalosje dallgësh nëpër këngë legjendash

Halucinacione trishtuese  nëpër kohë

Luftë e ashpër mendimesh bashkohore

Mes reales e sureales njerëzore

Nuk di ku janë shpellat e strehimit në galaktikë

Që të fshihemi kur kallen vetëtimat

Në cilin planet t’i varim shpresat....

VIOLINA IME

Ajo i ngjan  shpirtit, plasjes sime

Tingëllimë dashurie tërë ditën

Mbrëmjeve hingëllimë  terri

Kur violina dridhet  zjarreve

Unë digjem    flakën e saj

Kur ajo liron tinguj e vaji

Unë  dehem në  gotë vere

Shndërrohem në lot

Pastaj pushoj  në qerpik

I puth dhimbjen bebëzave

Kur retina rrapëllin

Buzëqeshja shkrihet në rreze dielli

Violina ime jehonë e bukurisë

Këngë e përflakur zjarrmisë

Eshtnajë  pa  kallëzues emëror..

Nëntor 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora