E enjte, 28.03.2024, 04:49 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Pjeter Meshkalla pyet...

E diele, 07.11.2021, 06:59 PM


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa L)

KISHA KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ME DONIKEN NË VAUN E DEJËS...

At Pjeter Meshkalla pyet:

“Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju!?”

“Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e pa Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot  këtu, bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”

(Nga Fjala e At Pjeter Meshkalles S.J., me 29 Prill 1967, ora 17, kur asht arrestue në mbledhjen e organizueme në Institutin Pedagogjik Shkoder.)

***

Shenim nga F. Radovani:

Pjesë nga fjala e At Meshkalles në sallen e Institutit Pedagogjik Shkoder, diten e arrestimit të Tij, per letren që i ka shkrue terroristit M.Shehu.

Guximi i At Meshkalles zbuloi projektet e shtetit terrorist komunist...

Minat e para ju vune Kishës ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti.

Një Gjenocid i vertetë në Trojet e Gjergj Kastriotit nga tirani E.Hoxha!

Melbourne,  6 Nandor  2021.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora