E enjte, 28.03.2024, 01:45 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Bishtcubeli

E diele, 07.11.2021, 10:36 AM


Satirike

Bishtcubeli

Qenë mbledhur minjtë

Në bodrum shtëpie,

Për t’gjetur ushqimin

Që e kanë për shije!

Hasën në një tjegull

Me një shtresë mjalti,

Nuk na ishte plot

Kështu e deshi fati!

Për ta ngrënë mjaltin

Një mundësi e kishin,

Në vend të lugës

E përdornin bishtin!

Më pas vjen një mi

Me bishtin cubel,

Ai s’mund ta kapte

Mjaltin kaq thellë!

Tha me gjysmë zëri

I mërdhezur furrë,

-Hani, haram, hani!

Mos u ngopshi kurrë!

Kështu, të dashur miq

Çdo kush ka një hall,

Por, s’do t’thotë të gjithë

S’e kanë me hallall!

Unë njoh bishtcubelë

Të politikës lokale,

Dje ishin pa brekë

Sot me kapitale!

Kanë lëshuar bark

E gushën palë-palë,

S’u duket “harami”

As bishti nën shalë!

Sevdail Hyseni

(Karikatura e përpunuar, marrë nga interneti)

Satirike

Ndihma

Gjyshi për nipin

Në shenjë të respektit,

Doli për shëtitje

N’parkun e qytetit!

Diku skaj një bredhi

Ç’të shohin sytë?!

Dy qenë të lazdruar

Çiftohen n’mesditë!

Nipi nga kureshtja

E pyet Gjyshin plak:

-Pse i ka hipur...

Qeni  endacak?!

U zu n’gusht Gjyshi

Çfarë t’i thotë me gojë?

-E ndihmon të sëmurin

Ngase ka nevojë!

Ndihmë na qenka kjo

Flet nipi me ton:

-Ai nga prapa

Me stil e pallon!

Kështu e ka kjo jetë

O miqtë e humorit,

Ec e bëni mirë

Pisit edhe horrit!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora