Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Antishqiptari i përbetuar Dukagjin Gorani e mohon vijimsinë iliro-shqiptare në Beograd

| E diele, 07.11.2021, 06:12 PM |


Antishqiptari i përbetuar Dukagjin Gorani e mohon vijimsinë iliro-shqiptare në Beograd

Shkruan Fahri Xharra

Albanofobi tashme i njohur, njeriu që më të madhe  lobonte për rininë shqiptare që të shkojnë në luftë në “ Token e Shamit”, i biri i Hajrullah Goranit ish Kryetarit të Sindikatave të Kosovës në kohën e dhunës serbe  i cili  kur mohoheshin shkollat shqipe dhe puna e shqiptarëve, e që ai për t`i ndihmuar Millosheviqit ( që ai të bën prova , se a mundet ekonomia e Kosovës të funkcionojë pa shqiptar ) bënte thirrje që shqiptarët ta lëshojnë punën ( rasti flagrant PTT-jae Kosovës ), “urdhër” i cili edhe dëgjohej e mirëpritej nga shqiptarët e Kosovës.  Dukagjinit aso kohe  baba Hajrullahu ia dha krejt      “kapitalin” e Sindikatave të Kosovës ( disa miliona marka)  që i biri Dukagjini               t`i ruaj në Vendet Nordike, sepse sipas tij nuk kishte besim tek të tjerët. Baba Hajrullahu  fill pas luftës e krijoi Platformen “Kujtesa”  , dhe  i inkasoi deri vonë disa miliona.

Dukagjini, në kohën e përmendur më lartë  (pas luftës) mundohej  të njolloste edhe Petro Markon ,  gjithashtu të “denuar edhe  nga PPSH-ja.

Ky albanofob , “patriot” kosovar, këshilltar i rangjeve më të larta të shtetit te ri të Kosovës paska marr pjesë në Beograd në takimin : ”  Kosovo- Srbia: Drugaçiji pristup “ ( Kosova –Sërbia: një çasje tjetër ),  e qëllon nishanin mu në pikën më agresive  serbe (  i njejtë si Hasan Kaleshi , ne vitin 1972 në Stamboll ), që shqiptarët nuk kanë vijimësi me ilirët. Eu, Dukagjin , eu ! se  q` i ra donkës!

Po si ia qëllove  të thuash ate që e duan serbët ?:

“ Shqiptarët  e Kosovës e lartësojnë idenë për veti, ndryshe nga ajo se çka paraqet shoqëria shqiptare sot :  Prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët është mit!

(  Ku jeni Fatos Lubonja, Paskal Milo, Mustafa Nano , Olsi Jazexhi: gëzohuni se e keni një bashkmendimtar ne Kosovë ), dhe vazhdon “ Në kohën e Skënderbeut nuk kishte komb shqiptar !  sepse sipas tij paska egzistuar një rregullim tjetër shoqëror !!!!!!!

Si ta përfundojë këtë shkrim me ketë njeri të mallkuar nga vet Zoti ?

E di ky njeri se çka është dhe kujt i shërben, apo  ndoshta flet kështu se mos qenka i shantazhuar nga serbët , se ndoshta ne nuk dimë asgjë nga ajo se çka dinë serbët për llojin e Dukagjinit. Qofsha gabim !

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes Atë Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

“Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe.

Flitet e përflitet për këtë të zezë, sëmundje e kurrkund nuk hetohet”.. Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami ( Serbia fxh) kërcënohej: ”Ata që dyshojnë në sëmundjen ( e tradhtisë, fxh )) , janë armiq të Perandorisë ( të Serbisë  fxh )dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje ( se ka tradhti, fxh  )dënohen pamëshirshëm”

Referencat :

-https://www.info-ks.net/vijesti/kosovo/131340/dukagjin-gorani-ilirsko-porijeklo-albanaca-je-mit?

- “ TRI HERË  NË GJAKOVË,  U THYEN LINDJA E PERËNDIMI “ nga Fahri XHARRA

Fahri Xharra,  06.11.21

Gjakovë