E premte, 19.04.2024, 04:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Burime të rëndësishme nga arkivat e Venedikut për historinë e Arbërisë në vitet 1301-1463

E diele, 07.11.2021, 06:43 PM


Burime të rëndësishme nga arkivat e Venedikut për historinë e Arbërisë në vitet 1301-1463: Acta Albaniae Veneta Saeculorum XIV et XV, Josephi Valentini S. J., Palermo-Napoli-Roma-Venezia-München 1967-1979!

Nga Jahja Drançolli

Për të shënuar sa më denjësisht 500 vjetorin e vdekjes së Heroit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, studiuesi albanolog nga Padova, Zef Valentini (Josephi Valentini) nën mbështetjen e Centro Internazionale di Studi Albanesi me qendër në Palermo, dhe në koordinim me institute analoge në Romë, Venedik dhe Napoli, kanë botuar dokumente nga arkivat venedikase, që ndriçojnë historinë e Arbërisë në shek. XIV-XV. Aktet apo diplomat redaktohen dhe sistemohen sipas standardeve moderne, që dalin nga shkencat bazë ndihmëse të historisë, diplomacisë dhe paleografisë. Si të tilla, ato nuk janë thjesht regjistra, por akte të transkriptuara nga dokumente origjinale të shkruara kryesisht në latinishten mesjetare. Botimi, i cili përfshin 7667 akte ose diploma, shoqërohet me një hyrje, regjistrime të sakta të fondeve ku ato ruhen; komente thelbësore; indekset me lista kronologjike të dokumenteve të publikuara; indeks i veçantë për emrat personalë, gjeografikë dhe lëndë; një fjalor dhe gloss të vjetër, të bashkangjitur në secilën pjesë (Pars) të botimit. Ato janë redaktuar kryesisht në latinishten mesjetare, të pasura me elemente të gjuhëve vendase venedikase dhe arbërore, ose pjesërisht në bizantine dhe katalanisht, gjuhë të gjitha të njohura nga autori. Botimi ka një vertikale të gjatë historike duke filluar nga 17 qershori 1301 deri në fund të vitit 1463. Si i tillë në aspektin kronologjik ai sistemohet në 3 pjesë: Partis Primae - I (tomus 1, 2, 3 dhe 4); Pars Secunda - II (tomus 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16 dhe 17); Pars Tertia - III (tomus 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24 dhe 25).

Të plotësohet sa më dinjitoz dhe sa më i dokumentuar vertikali i plotë historik i jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, pjesa tjetër e dokumenteve, që përfshin periudhën e viteve të fundit të Heroit (1463-1468), krahas dokumentet origjinale, të cilat ruhen në Arkivin Shtetëror të Venediku, një pjesë e tyre e hulumtuar gjatë viteve 1986/87; 2005/2006, të të skanuara dhe të mikrofilmuara ruhen edhe në arkivin tim familjar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora