E premte, 29.03.2024, 12:10 PM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Trafikanti i analfabetëve!

E premte, 05.11.2021, 08:32 PM


Trafikanti i analfabetëve!

Nga Kimete Berisha

-- Albin Kurti, hem është 'nacionalist' (i flaktë për bashkim kombëtar me Shqipërinë),

hem është me Sorosin, me të cilin takohet më shpesh se sa me familjen e tij.

Sorosi nuk e financon kulturën kombëtare, nuk jep pare për asnjë projekt që përpjeket me patriotizmin dhe me karakteristikat kombëtare.

Sorosi ka dhënë miliarda dollarë për ta luftuar nacionalizmin dhe populizmin në botë.

Sorosi nuk e 'toleron' populizmin në Indi, ama ia lejon Albinit populizmin në Kosovë!

Kush e ha këtë forë, përveç një budalla!

Sorosi në Kosovë i zgjedh vet shqiptarët që i plotësojnë kushtet e tij, shqiptarë të aftë që të tejkalojnë dhe ta mundin nevojën e tyre për të qenë shqiptarë 'të vërtetë',

ua shikon dosjen, i verifikon mirë, dhe kur e vërteton se janë 'qytetarë të botës' e jo 'patriotë shqiptarë', i blen me pare.

Këta shqiptarë punojnë ekskluzivisht për ta luftuar kulturën kombëtare (që s'kanë as çka të luftojnë, se s'ka kulturë hiç, kultura shqiptare është krejt kulturë e vjedhur dhe e huazuar).

Albin Kurti i ka vendosur të zgjedhurit e Sorosit bash në vendin e duhur.

Pa e pas letërnjoftimin e Beogradit, nuk mund të jesh mjaftueshëm simpatik te zyrat e kulturës kombëtare.

A është e mundur që as kaq pak 'dije' nuk e kanë 'analfabetët' e Albin Kurtit?

A është e mundur që Albin Kurti ia ka qëlluar kur ka konstatuar se '45 për qind e shqiptarëve janë analfabetë funksionalë'?

-- Nuk është mençuri të mendosh si Albin Kurti se shqiptarët janë budallenjë.

Shqiptarët, të befasojnë bash kur nuk e pret hiç, ashtu siç e befasuan Albin Kurtin në zgjedhjet lokale.

Sepse, mençuria shqiptare nuk buron nga librat, por buron nga përvoja.

Prandaj, janë të paparashikueshëm.

-- Nëse përtoni të lexoni (qysh thotë për juve Albin Kurti), atëherë shkurt po ju tregoj:

Sorosi është për shoqëri të hapur, edhe emrin e fondit e ka 'Open Society',

pra në mënyrë ekstreme dhe të tërbuar është kundër kulturave kombëtare, dhe e përkrah vetëm kulturën që nuk ka veçori kombëtare.

Edhe patriot, edhe me Sorosin - është e pamundur, jo që s'do ti, por s'të blen Sorosi, nëse je patriot.

Sorosi e përkrah Albin Kurtin.

A po merr vesh tash?

-- Kryeministri i Kosovës është kundër 'Ballkanit të hapur', por është pro 'Shoqërisë së hapur'!

Ku ka rrenë më të madhe se kjo!

Ballkani para se të jetë Ballkan, është shoqëri, ashtu siç e ka zbuluar Albin Kurti se si Gazivoda para se të bëhet liqe, ka qenë tokë!

-- Disa ministra të Albin Kurtit janë 'dashnorë të zjarrtë' të Sorosit, bile njëri prej tyre u knaq duke vjedhur pare të buxhetit të shtetit me OJQ - të e shokëve të tij, prapa të cilëve qëndron ai vet!

-- Që ka të drejtë Albin Kurti që i shfrytëzon analfabetët funksionalêlë për ta mbajtur pushtetin, më së miri tregon vendimi i tij që t'ia jap shoqes së tij në Preshevë 2 milionë Euro nga buxheti i Kosovës.

Këto 2 milionë Euro (që nuk ka se si i monitoron qeveria e Kosov?s),

i ka dhënë për votat e preshevarëve në zgjedhjet lokale të Kosovës, ama analfabetët funksionalë, ia shohin këtë veprim si akt patriotik.

Ku ka më e korruptuar se Presheva?

Pushteti i Preshevës s'bëjnë asgjë tjetër përveç që vjedhin.

Këto pare të Kosovës nuk i zgjedhin problemet e preshevarëve, por e ushqejnë krimin dhe korrupsionin e pushtetit atje.

Presheva po zbrazet nga preshevarët.

Adresat e tyre po i zhduk pushteti i Serbisë, atyre po u mohohet e drejta e pronës, e votës dhe e shtetësisë, kurse Albin Kurti e ushqen me pare këtë politikë diskriminuese të Serbisë kundër preshevarëve.

-- Duhet të jesh analfabet funksional për të menduar se problemet poltiike të shqiptarëve në Preshevë 'i zgjedh' apo i blen me pare.

Me ato pare, e blen një kompliment nga kryetarja e Preshevës dhe i blen votat e preshevarëve që jetojnë në Kosovë.

Kaq kushton ky patriotizëm.

(Kushdo që mendon se edhe Sorosi do t'ma kishte lakmi me këto qëndrimet e mia - hyn n'gjynah).

-- Po. Serbia investon në veriun e Kosovës, ama i monitoron ato projekte, investon aty si në shtet të vetin.

Nuk i jep Kosovës përgjegjësi.

Mitrovica, prej Urës së Ibrit në veri, është e mbushur me vetura të serbëve, me targa ilegale.

Muret e qytetit janë të mbushura me vizatime të paramilitarëve dhe ushtarëve serbë, çdo mbishkrim atje është kundër shqiptarëve.

Aty shteti serb investon sa të mundet dhe sa të dojë, kurse Albin Kurti thotë se 'nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës'!

Bosnjëzimi ka ndodhur de facto.

Kosova është e ndarë në veri, është e ndarë, si toka prej qiellit!

-- Ti mos e lejo 'bosnjëzimin' e çmimeve, se për bosnjëzime tjera, je vonuar.

Qysh e shpjegon analfabeti yt se në Shtërpce një litër naftë kushton 97 centë, e në Kosovën shqiptare kushton 1,35 centë!

P.S.  Për ta kuptuar se pse shqiptarët kaq shpejt u ftohën prej Albin Kurtit, po ua jap një shembull plastik, që mos me ua lodh mendjen e vogël që e keni (sipas Albin Kurtit):

1. A më shumë hidhërohesh nga një djalë/vajzë që të premton parajsën e të del ferr,

apo nga një djalë/vajzë që nuk të premton lumturi, por shfaqet para teje me të gjitha dobësitë njerëzore?

Të lëndon vetëm ai që të ka premtuar lumturi. Prandaj, ti jo vetëm që ftohesh nga premtuesi i rremë, por edhe ia merr inat dhe e urren.

Urrejtja pastaj të josh që edhe t'i hakmerresh (me vota).

2. Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Behxhet Pacolli e të tjerë, kanë premtuar vetëm gjëra që preken me dorë (shkolla, universitete, rroga, rrugë etj)...

kurse Albin Kurti ka premtuar idealizëm dhe lumturi, pra ka premtuar çdo gjë që nuk preket me dorë.

I ka prekur shqiptarët në shpirt.

Prandaj, shpirtërisht do ta urrejnë, sapo të binden se Albin Kurti e ka shfrytëzuar taktikën më manipulative që ekziston 'Love bombing', i ka bombarduar shqiptarët me dashuri të rreme për Kosovën.

Do ta urrejnë sapo ta kuptojnë analfabetët funksionalë se Albin Kurti është tregtar i premtimeve, tregtar i idealeve, tregtar i ëndrrave, tregtar i flamujve dhe i bashkimit kombëtar, është trafikant i analfabetëve dhe i rasteve sociale!

Abuzon me budallenjë për pushtet.

E për t'u bindur se s'je i lumtur, s'të nevojitet shumë kohë, mjafton 1 minutë!

https://www.facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora