Mendime
Fahri Dahri: Mega mashtrime historikë kundër të vërtetave
E enjte, 04.11.2021, 08:20 PM
MEGA MASHTRIME HISTORIKE KUNDËR TË VËRTETAVE
Nga Fahri
Dahri
Sipas fjalorit
shqip, "ndryshe nga krimi i vjedhjes, i cili përfshin marrjen e diçkaje me
vlerë përmes forcës ose vjedhjes, mashtrimi mbështetet në
përdorimin e keqinterpretimit të qëllimshëm të faktit për të realizuar
marrjen".
Nisur nga ky
përkufizim, e zgjodha fjalën "mashtrim" për titull të artikullit,
sepse më duket më i goditur për të shprehur keqinterpretimet e të huajve, të
cilët vjedhin dhe mashtrojnë me përdorimin e tjetërsimeve të së vërtetave
historike në tërësi.
I.- Mashtrimi i
madh, në bindjen time, ka ndodhur në fallsifikimin dhe tjetërsimin e të
shprehurit botërisht: "Kultura e Greqise së lashtë", që mjeshtërisht
ka fshirë shprehjen e duhur: "Kultura Pellazgjike".
Për të rivendosur
të vërtetën në histori, është mirë që shprehjet e shpeshta "Greqia e
lashtë", "kultura në Greqinë e lashtë", etj. të korigjohen duke
u shprehur, siç ka qënë: "Pellazgjia e hershme", "Kultura
Pellazge". Nëse duam të zbulohen të vërtetat historike, këtu të jetë
nisja.
II.- Një tjetër
mashtrim që ndodh në histori, është i realizuar nëpërmjet tjetërsimeve, e që
gjendet shumë lehtë (mbasi përsëritet shpesh dhe vend e pa vend), është
prapashtesa e fjalës "greece". Kjo, fjalë tjetërsuese
vendoset pa e humbur rastin në të gjitha toponimet e rajonit të Çamërisë.
E kam trajtuar
këtë mënxyrë në çdo rast që nevoitet në shkrimet e mia. Gjatë hulumtimeve në
librat historike, në shkrimet greke, në hartat e kudo, në mënyrë të
"përsosur" vendoset prapashtesa "greece".
E theksoj që në
fillim se fjalën prapashtesë, e konceptoj ashtu siç na e jep "fjalori
shqip", e cila "vihet pas rrënjës a pas temës së një fjale për
të formuar një fjalë të re ose një trajtë të së njëjtës fjalë". Ja pra,
prapashtesa "greece" e përdorur gjithkund nga grekët, posaçërisht në
rajonin e Çamërisë, "vihet pas rrënjës së një fjale për të formuar një
fjalë të re". Mesa thamë, arrijmë tek dëgjesat greke, që çirret duke
llomotitur:
"O
njerëz, nuk ka Thesproti, por ka Thesproti greece. Shikoni hartat, a po
dëshironi të lexoni librat?. Lexojini, edhe ato shkruajnë po Thesproti greece.
Kush po na e përmend
Çamërinë? Ai emër është harruar, fshirë nga historia, gjeografia deri edhe nga
librat shkollore".
Përpara këtyre
fakteve të përdorimeve mashtruese, sigurisht që lind detyrimi mbrojtës me
mjetet dhe mundësitë tona individuale dhe jo heshtjeve, as anashkalimeve të
institucioneve shtërore dhe jo shtetërore, të cilat kanë detyrime Kushtetuese.
Për konkretizim
ndalemi në disa raste ku vendosen djallëzisht shtesat "greece".
a)- Lexojmë:
"Kulti në Thesptoti", pas saj e shoqërojnë në kllapa (Greqia
veriore). Kuptohet shtesa "Greqia veriore", kërkon të tjetërsojë atë
rajon si pjesë territoriale historike e Greqisë së bashku me banorët e saj.
Dihet, absolutisht Thesprotia nuk ka qënë asnjëherë territor grek para vitit
1913 vit i çmenurisë europiane), ashtu dhe banorët e saj të cilët janë, edhe në
ditët tona, stërnipa pellazgjikë.
Këtë deklarim e
kanë bërë baballarët e historisë, duke filluar nga më e largëta lashtësi,
mesjeta dhe koha moderne. Në çdo rrjesht historie referohet se:
"thesprotët, kaonët dhe mollosët, nuk kanë asgjë të përbashkët me
grekët!".
Ky përcaktim, që
vjen nga lashtësia, dhe realisht edhe i sotëm, tregon mashtrimet e
fallsifikatorëve grekë dhe disa europianë, të cilët prej 200 viteve
shqyejnë rrjeshtat e historisë. Krahas përdorimit të mjeteve të dhunshme
në terren, përdorimit të predikimeve të priftërinjëve dhe imamëve, përdorin
edhe fjalën "greece" në çdo shkrim, hartë dhe në emrat, toponimet, e
kudo në rajonin e Thesproti/Çamërisë.
Përpara kësaj
mënxyre (gjëme) që sjellin llomotitsit, fallsifikatorët pseudo historianë,
mënyra më e thjeshtë për të kuptuar të vërtetat e rajonit të Çamërisë është
shkulja, fshirja e fjalës "greece", në çdo shkrim ku flitet për atë
rajonn.
b)- Nekromantia:
ishte një tempull i lashtë grek i nekromancisë kushtuar Hadesit
dhe Persefonit. Dihet, nuk ishte "tempulli lashtë grek", por
"ishte tempull i lashtë pellazgjik".
c)- Pamje ajrore e
fshatit Parga e Greqisë. Prap Greqisë!!!
ç)- Në antikitet,
Thesprotia ishte e banuar nga fisi i lashtë grek i thesprotëve….
.etj. Gënjeshtër 100%. III.- Përvehtësim me tjetërsim kemi edhe tek identitetet
e historianëve të lashtësë pellazgjike. Shumë prej tyre cilësohen ndër
shkrime historike si shkrimtarë apo historianë grekë, kur ata nuk kanë lindur
në Greqi. Në këto raste abuzohet me shtrirje e Greqisë së lashtë, e cila nuk
përfaqësohet me Greqinë e mbas 1820-tës. Për tu kuptuar më qartë Greqia e
lashtë është përdorur ashtu siç mund të thuhet sot për Europën. Nëse përmendim
një historian të asaj kohe, si historian grek; do të ishte njëlloj sikur sot të
quajmë si historian europian. Psh historiani grek Herodoti, nuk ishte
grek por aziatik; sikundër sot të themi shkrimtari europian Hugoi, i cili ishte
gjerman.
d)- Herodoti lindi
në 484 p.K. në një familje aristokrate në Halicarnassus (Azia e Vogël), një
qytet në Caria, por na deklarohet si historian grek.
dh)- Straboni
lindi në Amasea, para vitit 60 p. Krishtit - vdiq midis viteve 21 dhe 24 pas
Krishtit. Edhe për këtë na thuhet se ishte një gjeograf, historian dhe filozof
i lashtë grek. Por familja e tij jetonte në Amasea, një qytet në Turqi. Pontus
Eusin (atëherë në Kapadoki, sot në Turqi).
e) Homeri mendohet
se ka jetuar rreth shek. IX pr. Krishtit. Për datën dhe vendlindjen ka mendime
të ndryshme; shkenca ka pranuar Smirnën, (Izmiri i sotëm në Turqi). Ka edhe
mendime se ka lindur në Jonia, një rajon i lashtë bregdetar i Azisë sëVogël.
IV.- Tjetërsimet
janë përdorur dhe përdoren në çdo drejtim. Nga përvoja kam kuptuar se
tjetërsimet preferohen nga ata që nuk kanë historinë të tyre, nuk kanë komb të
tyre. Ky fakt i shqetëson deri në verbim, shurdhim, për t'u ngushëlluar, i
drejtohen historisë së popujve të tjerë, duke u a vjedhur, tjetërsuar dhe
përvehtësuar ato të mira që u mungojnë. U theksua më sipër tek prapashtesat në
fshatra, qytete, por ata nuk mjaftohen me kaq, veprimet e prapashtesave i
gjejmë edhe tek vjedhja që u bëjnë fjalëve. Nuk arrijnë të krijojnë fjalë gjuhe
në rrënjët e tyre, sepse u mungojnë, prandaj rrënjëve të fjalëve shqipe u fusin
prapashtesa. A mund të quhet gjuhë kur rrënja është e vjedhur nga një gjuhe
tjetër duke i shtuar "bishta"?
Në shqip krevati
quhet krevat, në greqisht krevatit të shqipes i shtojnë një "aqi" dhe
del gjuha greke me fjalën krevataqi; e folura thesprote/çame çarçafit i thuhet
sendon, por kësaj fjale shqipe, në greqisht i shtojnë një "aqi" dhe
fjala sendon bëhet fjalë e gjuhes greke "sendonaqi" etj.
Të kuptohemi,
artikulli nuk ka synim përçmim të gjuhëve të huaja, jo aspak, Por përpiqemi të
ruajmë rrënjët e gjuhës tonë, të mos lejojmë që nga rrënjët tona të ushqehen
degë të huaja. Qëllimi është tek përdorimet keqdashëse me tjetërsime, me
vjedhje në shtëpitë e të tjerëve, për plotësim të mangësive në shtëpitë e tyre
që, mesa duket edhe atje janë qiraxhinj.
Fahri Dahri. Itali, më 05/11/2021.-