Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Kabili: Që nesër të kemi sa më pak monstra!

| E enjte, 04.11.2021, 07:10 PM |


Që nesër të kemi sa më pak monstra!

Nga Ibrahim Kabili, Tiranë

Ngjarja e ndodhur në Kamëz më 28 tetor është tepër tronditëse. Eshtë një ngjarje e rëndë që ndodh vetëm në botën e njerëzve mjeranë. Ky, përdhunimi, ndodhte në vendin e origjinës tonë mijra vjet më parë, në komunitetin primitiv. Por për çudi ndodh edhe sot! Lind pyetja e jemi shkëputur nga ky lloj "qytetërimi" mijra vjeçar? Po si mendoni ju? Po unë çfar mendoj? Natyrisht që po. Indiferentizëm! Një shoqëri shumë indiferente! Një familje "tip" kjo e "rastit", e radhës, e shpërfytyruar! Eshtë prishur familja! Po çfar mund të presësh kur shkatërrohet celula bazë e shoqërisë? Asgjë më tepër, vajza e vogël engjëll dhunohet ose përdhunohet nga babai! Ngjarje makabër! Rast tragjik! Po a është e vetme? Fatkeqësisht jo! Pa frikë mund të themi se nuk është fenomen përgjithësues. Por ka pasur edhe ngjarje të tjera të këtij lloj! Mendoj se ne si shoqëri duhet të  japim alarmi! Duhet të shkundemi. Duhet të alarmohemi sepse monstra të tilla janë pjesë e famjljes. Janë pjesë të familjeve tona, familjes time, tëndes, tuajës, atij, këtij, asaj, kësaj, atyre, këtyre etj... Përse bëjmë indiferentin! Përse alarmohemi kur ndodh ngjarja? Përse përpiqemi ta largojmë te "këmshiu" kur duhet ta "pranojmë" dhe luftojmë tek vetja. Mos ta fshehim dhe duhet ta pranojnmë se shoqëria jonë në këtë tranzicion të zgjatur dhe të pështirë është e tronditur. Eshtë tronditur në genin e saj, familjen. Kjo duhet të na shqetësoj të gjithëve pa përjashtim. Duhet të shqetësoj institucionet e shtetit, institucionet që merren me edukimin, institucionet e kultit, ato arsimore, shkolla, organizatat jo qevetitare, gjithë shoqërinë . Mbi të gjitha më e shqetësuar duhet të jetë familja. Familja e rregullt është institucion i shenjtë. Ky "institucion" sot është i tronditur. Eshtë e tronditur nga shumë dukuri si droga, trafiku i qenjeve njerëzore, propaganda boshe, papunësia, kushtet e vështira ekonomike, nga mungesa e duhur e emisioneve kulturore dhe edukative në media për fëmijët, nga rënja "preh" e fëmijëve dhe keqpërdorimi prej tyre i rrjeteve sociale, nga kultura e mosndëshkimit  të duhur të keqbërësve, nga indiferenca... Këto fenomene dhe kukuri mund dhe duhet të menaxhohen më mirë nga familjet e rregullta dhe normale, nga shoqëria jonë, shteti dhe institucionet përkatëse... Unë jam optimist për këtë. Nuk mund të presim gjë nga familja e këtij tipit apo nga familje të këtij niveli. Nuk di shkaqet e diviocit të "çiftit", shkallën e arsimimit, për shëndetin psikik të tyre etj. Sidoqoftë asgjë nuk mund të legjitimojë dhunën dhe dhunimin prej babait të fëmijës 6 vjeçare apo të fëmijëve adolishentë të të dy gjinive. Po nëna apo bashkëshortja e këtij tipit si nuk parë asgjë?! Hera e parë qe ky rast në dy muajt e ribashkimit dhe nëna qe e befasuar?! Eshtë vetëm dhunim apo edhe përdhunim këtë e përcaktonnë organet përgjegjëse kompetente. Këtë nuk e përcaktoj unë. Unë flas për fenomenjn. Ai në këtë rast është i trishtë! Kjo "nënë" dhe të tjerat të "njëjta" apo të "ngjashme" me të duhet ta dijë se edhe kafsha e mbron fëmijën e saj. Natyrisht kafsha e mbron nga "armiqtë" dhe jo nga mashkulli i saj... Edhe për rastin në fjalë nëna nuk mund të shfajësohet, ajo duhet ta kryej mirë rolin e pazevendësueshëm të saj... Nënat duhet ti denoncojnë pa frikë këto tipa monstruoz që dhunojnë apo edhe përdhunojnë e bëhen preh e fëmijëve të tyre... E çfar mund të flasim kur vetë martesa është bërë për arsye trafikimi? Po përse kaq indiferentë  prindërit e çiftit?  Kjo nënë është dhe vetë viktimë e dhunës së burrit të saj... Këtu duhet të zgjohet vetë shoqëria jonë, në të kundërt do kemi deformime të ADS-së saj... Flasim pastaj për socializimi! Për rolin parësor që luan familja në edukimin e fëmijëve! Sa larg jemi. Këtu fillon e ardhmja dhe shoqëria bëhet më e shëndetshme vetën në rastin kur vepron dhe i thotë ndal këtij fenomeni. Në të kundërt sëmundja do marri metastaza kanceroze...

Po çfar është ky tip babai? Një qenje e çuditëshme, me fytyrë njeriu. Ky ka ngjashmëri me paraardhësin prehistirik të tij! Po ky njeri harron se ka kaluar në një metamorfozë të gjatë në kohë... Në kohë dhe hapsirë... Puna dhe mendimi e shkëputën këtë qenje njerëzoresi nga kafshët... Si duket ky evolucion nuk ka ndodhur tek ky tipi.  Nuk e kam fjalën vetëm për këtë baba përdhunues. Do isha i padrejtë dhe shumë harbut të flisja me këto fjalë të rënda vetëm për këtë. E kam fjalën për "monstrën" si fenomen, për monstrën si dukuri shoqërore. Këto dukuri shoqërore me monstrat si në këtë rast dhe në shumë raste të tjera te ne po shtohen shumë... Qoftë edhe të rralla këto dukuri duhen evidentuar, parë si fenomen, përcaktuar diagnozën, mjekuar dhe izoluar... Po nuk vepruam në kohë, monstrat do shumohen si kërpurdhat pas shiut në trungun e pemës amë, që edhe kjo vetë nuk ka një "shëndet" të mirë... E kur themi trungu amë nënkuptojmë shoqërinë... Shoqëria e sotme shqiptare ka probleme. Kjo gjendje deri diku, është rrjedhojë e kalimit të shoqërisë sonë nga sistemi i çentralizuar në demokraci. Tranzicioni i gjatë, etja për tu pasuruar brenda "ditës", pasurimi pa djersë e një pjesë të potitikanëve, pasurimi i shpejtë me punë jo të ndershme, përpjekja për të hedhur gjithçka poshtë nga shkollimi dhe edukimi i kaluar, diferencimi i lartë klasor në shoqëri, indiferentizmi i shoqërisë ndaj problemeve aktuale të kohës etj. kanë çuar në trauma të shoqërisë së sotme. Duke marrë shkas nga ngjarja në fjalë por edhe ngjarje të tjera mendoj se duhet të punohet më shumë në

forcimin e familjes dhe mirëedukimin e antarëve të saj. Familja është institucioni më i rëndësishëm dhe i pazevendësueshëm në socializimin e antarëve të saj dhe për rrjedhojë dhe shoqërisë. Monstrat duhet të dënohen maksimalisht nga drejtësia. Familja, shoqëria të mos bëjnë indiferentin. Nëpërmjet këtij rasti ne e ndjejmë veten të gjithë të dhunuar... Masa dragoniane duhet të marrë shteti për këto përbindësha... Në burg ato e ndjejnë veten mirë... Eshtë momenti që shoqëria dhe institucionet t'i kushtohet më shumë vemendje dhe punë më konkrete me fëmijët për socializimin e mëtejshëm të tyre. Duhet të ndiqet me përparësi nga prindërit ecuria e fëmijëve në shkollë dhe bashkëpunimi mësues-prindër-nxënës. Faktorët e tjerë socializues si; klasa shoqërore, grupi i moshatarëve, mjedisi shoqëror, media, interneti, feja, etj. luajnë rol të rëndësishëm në socializimin e brezit të ri. A janë sot të gjitha këto mjete sicializuese efektive dhe në funksion të mirarsimimit dhe edukimit të fëmijëve? Unë mendoj se punë të mirë bën shkolla dhe  institucionet arsimore, ku ka edhe vend për përmirësim të punës së përditshme. Në shumë nga faktorët e tjerë socialuzues kanë mangësi pasi janë të prirur që të zgjedhim rrugën më të shkurtër, atë që sjell "fitime". Roli i medias është i madh. Por sa emisione edukative e kulturore ka secila medio, madje medio edhe me liçencë kombëtare, për socializimin e fëmijëve dhe të të rinjëve? Kjo vlen për të dëshiruar! Nuk jam unë që përcaktoj editorin e mediave. Unë këshilloj prindërit që fëmijët e tyre t'i kufizojnë nga media me emisione që më shumë ç'edukojnë se sa edukojnë... Sot interneti është një mrekulli, dhe po të përdoret për qëllimin e mirë ai është mrekullia vetë. Po si përdoret interneti sot nga fëmijët e të rijtë? Pyetja është retorike... Shumë filma dhe emisione televizive nuk kanë vlera edukative. Atëherë përse duhet ti lejojmë fëmijët ti shohin këto emisione dhe jo vetëm kaq, por të bëhen "preh" dhe "rob" të tyre?!! Po të vazhdonim me këto faktorë destruktiv do na duheshin netë të gjata dimri për ti radhitur. Natyrisht në kuadër të globalizimit e shoqërisë së hapur është shumë e vështirë ta kontrollosh fëmijën, dhe aq më tepër ta diktosh atë. Që t'i minimizojmë sa më shumë këto dukuritë negative ne si prindër duhet ti kushtojmë më shumë kohë fëmijës, mirarsimimit dhe mirëedukimit të tij. Mos të harrojmë se çfar do mbjellim sot do korrim nesër.