E hene, 29.11.2021, 07:54 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Borxhi

E enjte, 04.11.2021, 07:02 PM


Kastriot Dervishi:

Borxhi

Kryeministri i Shqipërisë në periudhën qershor-dhjetor 1924 ishte Fan Noli. Qeverisja e tij e ardhur në pushtet me dhunë, ishte ndër më anarkistet që ka njohur vendi, kërkoi të merrte borxh nga ndërkombëtarët. Në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, më 10 shtator 1924, Fan Noli mbajti një fjalim. I mallëngjeu të gjithë me stilin e të folurit, por fitoi edhe urrejtjen e përfaqësuesve të shteteve. Gjatë fjalimit për borxh, disa delegatë e ndërprisnin me fjalët: “pse nuk provon t’i fitosh me bixhoz”. Ja një pjesë nga fjalimi:

“Por, ju lutem zoti sekretar i përgjithshëm, përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një hua që do t’i lejonte asaj të ecte vetë? Ne nuk na duhen më tepër se 300 milion franga ar. Apo më shumë? Atëherë po bëj gjestin elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Ju tundni kokën. E po jam gati të hyj në bisedime për një shumë më të vogël, p.sh., për 100 milionë. Më falni, mos pretendoni se nuk më keni takuar kurrë dhe nuk jeni i predispozuar të më jepni asnjë dhjetëshe? …A do të pranoni atëherë, z. sekretar i përgjithshëm të më jepni pas tre vjetësh atë huan prej 400 milionë franga ari, për të cilën ramë dakord para disa minutash? Ju përgjigjeni prapë “jo”! E dija! Mirë, pra, le të flasim për paqen”.

______

Vidhnin edhe njëri-tjetrin

Më 6.8.1944 komandanti i çetës së Leskovikut, Ali Glina, ankohej për veprimet me Batalionin “Hakmarrje”, ndaj tyre. Gjatë operacionit armik (të dimrit ose qershorit), çeta u shpërnda. Për këtë arsye fshehu dy mitraloza në vendin e caktuar. Mirëpo shokët e Batalionit “Hakmarrje” ua morën në fshehtësi këto armë, madje as pranonin veprimin e kryer. Kur rikrijuan çetën e Leskovikut, pasi i njohën kërkuan të merrnin mitralozat. Ata nuk e pranonin dhe i tallnin shokët e çetës së Leskovikut. Partia nuk e zgjidhi dot çështjen.

______

I deleguari u flet shoqeve kooperativisteve për vendimet e fundit të plenumit të KQ të partisë. Bashkëbisedimi zhvillohet fshatçe në prani të brigadierit dhe sekretares së partisë.

______

Thelbi i regjimit të leckamanëve ishte vjedhja dhe vrasja. Zonjës Sanije Biçaku në Elbasan, pa asnjë arsye, më 31.5.1946 regjimi i merrte 62.700 kuintal oriz dhe 4 kg sapun. Është nga dokumentet e rralla të ardhura deri në ditët tona (shumica e këtyre llojeve nuk ekzistojnë më).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora