E premte, 29.03.2024, 02:22 PM (GMT)

Mendime

Bujar Leskaj: 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, Dita e Lirisë

E diele, 07.12.2008, 01:05 AM


8 Dhjetori, Dita e Rinisë, Dita e Lirisë

Nga Bujar Leskaj*

8 dhjetori, Dita e Rinisë, do te konsiderohet si dita e lirisë ndoshta e ngjashme me 28 Nëntorin, diten e madhe të lirisë kombetare në raport me historinë tonë. Gjithmonë në këtë ditë, shqiptaret do të ndalen për një moment duke reflektuar për zgjedhjen që bënë  studentët, intelektualet dhe punëtoret, në dhjetorin e 1990. Ata ndermjet lirisë dhe tiranisë pa medyshje zgjodhen Lirinë, sepse kjo vlerë është pasuria më e madhe e shoqërisë moderne. Ajo nuk implementohet në menyrë mekanike, ajo ndertohet. Studentët shqiptarë të dhjetorit ‘90 qenë punëtoret e saj të parë dhe deshmoret e saj të medhenj, Arben Broci dhe Azem Hajdari (është detyrimi ynë moral, politik e historik të vendosim Përmendoren e Azem Hajdarit, e prodhuar 3 vjet më parë, si dhe të realizojmë përmendoren e Arben Brocit). Mposhtja e frikes dhe sfida që i bënë sundimit komunist  gati 50 vjeçar diktatorial, studentët shqiptarë shenon atë moment të madh ndërgjegjësimi të ketij kombi për të kaluaren e vet, por mbi të gjitha për të ardhmen e tij. Kjo levizje krijoi profilin e vet në një perballje dialektike të panjohur deri ateherë, ku kerkohej pluralizem politik përballë një partie kriminale, kerkohej shtet ligjor përballë diktatures që nuk njihte asnjë të drejtë themelore të njeriut, kerkohej ekonomi e lire e tregut përballë centralizimit që solli urinë, kerkohej rikthimi i natyrshem i Shqiperisë në arealin e saj natyral pra në Europe me thirrjet e fuqishme “E duam Shqiperinë si gjithë Europa” kur vendi ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe i mbjellë me bunkerë.
Kishte kohë që heroizmi ishte vetëm pasuri individuale e të persekutuarve politikë  antikomunistë, ndersa me ketë levizje ajo bëhej një pasuri kombetare. Levizjes së Postribes të 1946, Kryengritjes së Spaçit të 21-23Majit 1973 (21 Maji është shpallur zyrtarisht në vitin 2006 si Dita e Kujtesës Historike për Qendresen Antikomuniste. Kjo Kryengritje - deshmi historike antikomuniste meriton të shpallet Nderi i Kombit. Heronjtë e saj gjithashtu), revoltes së Qafë-Barit, protestave të Kavajes e Shkodres së  viteve 90, do t’u bashkangjitej si tirumf historik Levizja  studentore e dhjetorit 1990.
Studentet, pjesëmarresit e atyre diteve të medha, prijesit e tyre kuptuan se ndergjegjja dhe llogjika bëhen një në të vertetën e madhe të lirisë dhe se liria është e vetmja rrugë e pershkueshme për të arritur progresin kombetar dhe shoqëror. Bijë e kesaj levizjeje dhe shpirti i ndryshimeve të mëdha historike u bë Partia Demokratike, Partia e Dhjetorit, e cila thirrjet e studentëve i bëri program për të ndertuar mardhënien e re të Shqiperisë me të ardhmen e saj. Ateherë dukej ënderr Shqiperia në Nato, Shqiperia e integruar në Bashkimin Europian e mbi të gjitha Kosova e Pavarur ndersa sot ato janë realitet që na bën krenar e njëkohesisht gjenerues të shpresave të mëdha. Keto transformime janë të lidhura me historinë e Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha, themeluesve të tjerë të PD si Azem Hajdari, Arben Broci, Pjeter Arbnori, Gramoz Pashko, Aleksander Meksi e të tjerë, që pervijuan qartë e shpejt një objektiv: t’i garantonin Atdheut rikthimin në botën perëndimore, në liri e demokraci. Kjo është një histori liberalizmi e bazuar tek vlerat e njeriut, tek demokracia ,ekonomia e tregut dhe balancimi i pushteteve.
Komunizmi klasik nuk mund ta ruante më vijimësinë  por rebelimi i  Marsit i vitit 1997, ishte tregues se e majta shqiptare nuk ishte reformuar dhe ajo mirfilli mbante mbi vete të gjitha valencat e së kaluares diktatoriale të cilat rrezikuan seriozisht sistemin demokratik dhe të ardhmen e vëndit.
Kjo datë,  8 dhjetori - Dita e Rinisë, ka kushtezuar të gjitha zhvillimet në vëndin tonë si kryeflajë e lirisë duke u pasuar nga data të tjera të mëdha gjurmëlënese për sot e per neser si 12 dhjetori 90, 20 shkurti 91, 22 marsi 1992, 3 korrik 2005, 17 shkurt 2007 etj. Në këto tre vite, Qeveria Berisha si produkt i zgjedhjeve të lira të 3 korrikut ka projektuar një vizion të percaktuar mirë për vlerat e njeriut, të politikes dhe ekonomisë e mbi të gjitha të dobisë kombetare, dobisë për të gjithë, e reflektuar tek kjo Shqiperi që po ndryshon e që gjithnjë e më teper po behet pjesë e familjes europiane.
Ky 8 dhjetor si kurrë më parë i gjen shqiptaret më të fortë si komb, me dy shtete të pavaruara, të ravijëzuara qartë në rajon, nëpermjet aortës së kombit, rrugës Durrës –Kukës-Prishtinë, të ideuar me largpamësi historike nga Ibrahim Rugova e Sali Berisha dhe të realizuar me konseguencë nga Sali Berisha.
Sot pas 18 vjetesh si asnjeherë më parë merr rëndesi kjo ditë  për ti nxitur akoma më tej  Shqiptaret  e në vecanti të rinjtë që të vazhdojnë në rrugen e demokracisë, mirëqenies, integrimeve të mëdha që Qeveria Berisha po realizon me sukses.

*Autori është Deputet i Vlorës dhe ish-ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora