Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Duhej blerë edhe buka!

| E merkure, 03.11.2021, 07:02 PM |


Kastriot Dervishi:

Duhej blerë edhe buka, por me siklet ama. Klasa punëtore e stërvitur në aksione e beteja për të plotësuar planet 5-vjeçare duhej të siguronte edhe bukën e familjes, ushqimin bazë dhe kryesor në një shoqëri pa pretendime. Sigurisht, fshatarësia kooperativiste nuk e njihte bukën e grurit për pjesën më të madhe të vitit. Partia e Punës për atë kish zgjedhur misër më të keq nga ai i derrave të kooperativës.