E enjte, 28.03.2024, 11:18 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: 2 javëshi i dytë i Gledisit të Policisë!

E merkure, 03.11.2021, 07:54 PM


2 javëshi i dytë i Gledisit të Policisë!

Nga Nikoleta Kovaçi

S’di si po të dalin ata drejtorat e provës, Gledis, po di që vendi asht kthye ne nji arene te frikshme vrasjesh! Ani se je i ri, e s’pate kur me i msue ca punera qe duhen andej kah kupola e Policisë, po le namë me rrembyesit e vrasesit e djalit nga Lushnja! T’i kane kap kamerat e rrugeve rrembyesit e ata nuk rrine tue prit ty se kane edhe ndonje pune tjeter neper Europen Perendimore, ate qe iu jep jo vetem azil po edhe asistence…

Epo hajt ma, djali nga Lushnja thate qe ishte i bandes se Aldo Bares, po mos harri Glediso, se ti je i ri e s’kie faj, se ajo Banda i kishte shume xhan dhe anasjelltas keta qe te kane emerue ty drejtor te madh! Ndaj duhet me leviz se ku i dihet!

Ate ngjarjen e Fierit nuk e zbardhe! Kot fare tani; a s’thate se vrasesit ishin prej Vlore? He pra, kapi ma dreqnit, te pakten t’i shesesh mend Kimit se e meriton tanë ate investim qe kane ba per ty ata! Ben Qimen mos e luj se ku i dihet, ndoshta i duhet Edvinit per zgjedhjet lokale! Ai dhe sivllaznit e tij nuk duhet me i trazue! A s’ti kane tregue ca sekrete?! Mos shkel ne drrasa te kalbuna or çun, po edhe nese Beni do me u dorezue, shko vete e merre me makine, siç bani drejtori qe i zune vendin!

Manej m’thane qe ishe tue ba namin ne Laç me zbardh vrasjen e Reçit! E di une, se ti e çunat e proves do t’i kapni atentatoret, po masi t’ju kete mbarue prova juj!

Aman, me gzove shume me ate zbardhjen e ngjarjes ku u helmuen nga ajri ata 4 ruset! Vuu do t’jete turizmi dimnor sivjet! Do na rritet borxhi, me fal, ekonomia, mbi 100 %! Sigurisht do t’kene besim te aftesite e policise tane te proves!

Po ajo makina intelegjente ç’a po pjell rrugeve! Jam shume e lumtun, sidomos kir shoh se si i kap ata krahtharet, ndersa alsidentet marrin nga tre-kater jete njerezish neper rruget tona! Qysh se kie ardh ti, asht zgjerue edhe harta e aksidenteve! Jam e sigurt qe per shkak te ksaj makines gjovevenese!

Po hashashi a po korret, a joo? Dil e merr vesh te çunat e nderroji ndonjehere se kane mbete veç nji pale neper parcela e kapanone! U kputen te shkretet; kane 7 vjet qe punojne nate dite! Rregulloje ma ate sistem gradash e medaljesh se ata e meritojne jo vetem shtesenpage e funksioni! Ata mos i fut ne prove e, se prishet loja, e te zemrohet Edvini e une s’due te japesh doreheqjen pa mbarue proven se intelektualet e ktij vendi kane besim ne aftesite tua amerikaniste te drejtimit te Policise!

Se mos harroj; aman, ai vrasesi i kamarierit ne restorantin e peshkut ne Elbasan ç’u ba? Mos e ler ma rrugeve se andej shkon shpesh lideri i madh i Ballkanit, djali i Kristaq Rames, e larg qofte mos ndodhet gjekundi ai…

He te keqen, bane ndonje qyqe pune, nga kto te hajrit, e kam fjalen Gledis…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora