Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Kongresi i Manastirit, plot një vit me ''covid 19''

| E marte, 02.11.2021, 08:11 PM |



Rast: 1-vjetori i çmimit tradicional kushtuar Kongresit të Alfabetit

Kongresi i Manastirit, plot një vit me ''covid 19''

Nga Reshat Nexhipi

Në këtë mënyrë simbolike ose figurative, një satiristi ynë e përshkruan çmimin në fjalë,të cilin me të drejtë e quan të pa qëlluar si në aspektin vendimtar, ashtu edhe në atë kombëtar,sepse është kurdisur nga anëtarë të dy familjeve të ngushta me njëra-tjetrën dhe të dyja këto miqësore me kundërshtarin më të madh të univeritetit të Tetovës, ku gjeti vdekjen një i ri dhe u burgosën disa aktivistë dhe patriotë të shquar.

Ajo që e bën të pavlefshëm vendimin e çmimit qëndron në faktin se për kryetare të komisionit, pa fijen e turpit dhe përgjegjësisë, ishte emnuar një gjykatëse e respektuar, por, pa asnjë farë lidhje me Alfabetin !! shkruan satiristi, emrin e të cilit, nuk e bëj publik për shkak se nuk e di a do preferonte një gjë të tillë. Kjo vlen edhe për dy autorët në vijim.

Një nga këta, për të justifikuar qëndrimin e ashpër të tij ndaj kreatorëve të kësaj çështje të cilën e quan të pa matur sa duhet, apelon te lëxuesit që të klikojnë në celular tre fjalitë :

1.         Udbashët e Kosovës nga Maqedonia

2.         Kush trashëtoi Mandelën shqiptare  dhe

3.         Ndjehem i lumtur që nuk braktisa vendlindjen e Alfabetit

Autori i tretë dhe i fundit është edhe më ekstrem, sepse, veç tjerash, propozon te kompetentët që, citoj  ,,Nëse kanë dinjitet personal dhe kombëtar, listën e vitit të ndaluar ta çojnë në kontejner, siç ndodhi me enciklopedinë maqedonase, antishqiptare, e shkruar  edhe para syve të dy shqipfolësve tanë që përgatitën çorbën e çmimit komik, shkruan autori dhe shton, citoj : ,, në listën e re të ketë figura të dëshmuara kombëtare, të cilat kanë shkruar më tepër për Alfabetin dhe që kanë mbrojtur me sakrifica të mëdha objektin e kongresit nga sulmet e huliganëve’’.

Meqë u përmend enciklopedia, rasti e kërkon të dalë nga modestia dhe të kujtojë lexuesit se ajo disa herë ka qënë në shinjestër të shkrimeve të mia, prandaj dhe e refuzova propozimin e Shoqatës së Historijanëve Shqiptarë të Maqedonisë, për të qënë kandidat - anëtar i AKSHM-së , gjë që dëshmohet nga fotoja në vijim.