E premte, 29.03.2024, 07:30 AM (GMT)

Kulturë

Nikoleta Kovaçi: Gjurmë!

E hene, 01.11.2021, 06:03 PM


Gjurmë!

Nga Nikoleta Kovaçi

Sërish bashkë na, si gjithmonë e jetës: unë, prroni e ky shteg si dere parajse që ngultas më bindet, më pret e përcjell si domosdoshmëri unike kthimi… Na jena rrit bashke, formesue po bashke, kena humb e ruajt shumeçka gjithnji bashkë!

Ky shteg qe me çonte te prroni, ishte dëshmitari i lidhjes se shenjte te gurgullimave tona, pse jo edhe i gjemimeve tona! Pertej ate prrua gjithnjë me dukej se rrinin djajtë, ata të panumertit qe gjallonin si zvarranike! Tash kane ndrrue vend, kane ra ne asfalt…

Sa here hidhja hapin e vockel me kalue edhe guralecin ma kryeneç te anes se tij te jashtme me dukej se po dilja ne arenen ku zoter ishin perbindeshat! Ashtu qene, e ashtu mbeten! Mes tyne e kaloja kohen ma te madhe, neper ta duhej te m’kalonte koha, rruga e jeta, dero sa vija prape te prroni: ai gjithmone i mbante tej vetes, ndoshta larg meje!

Prroni e shtegu me sherbyen per roje! Gjithmone te kundesshem per gjithçka qe se njihja, dija e pranoja per pertej boten tone! Ata per se pari ma msuen se jo gjithçka luftohet e mbrohet! Do gjana duhet me i lane edhe ne duert e Zotit! M’kane tregue nder vite deshmi e fakte se kane pa e dgjue shumeçka qe do t’kisha dashte me i pa e dgjue asokohe… Rebelimi jem atehere ishte ma i furishem se sa zemerimi i prronit qe bajtte gure e kercuna! Po aty e prej tyne msova edhe se e drejta mbytet po nuk zhytet!

… edhe sot si perhere, folem per te njajtat gjurme, erna, perbindesha e zvarranike! Une e lumtun se tek ata nuk i shkelin ma, e ata gjithe lutje qe te mos jem afer tyne!

Qelëz, 31/10/‘21



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora