Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Sabile Basha: Metamorfoza e ëndrrave

| E diele, 31.10.2021, 05:57 PM |


Poezia ka zënë vendin e parë në Festivalin “Drini poetik”, “METAFORA I”, 30 Tetor 2021

Sabile Keçmezi-Basha

METAMORFOZA E ËNDRRAVE

E pse të jetë e rëndësishme

Cili vit është

Apo cili shekull

E pse te jete e rëndësishme

Stina...

Apo ka rënë borë

Mbi kokat tona

Apo, kanë ikur ëndrrat

Për netët e ardhura

Sonte, gjumi më përqeshë

Më qetë gjuhën

Ëndrrat edhe më tej

Pësojnë metamorfozë

Kafka kërkon azil

Ku skleroza ende nuk ka shkelur

Sonte, ulemi karshi

Bisedojmë me gjumin

Për ëndrrat e blerta

Që kurrë nuk i pamë

Për udhët e shtruara me pikëpyetje

Që përcëlluan shputat tona

Dhe prore bëjmë roje

Mbi harta të grisura të atdheut

Edhe më tej

Unë e hija ime

Si dikur....

Përsëri rrimë zgjuar, në Itakë

Të kapura fortë për dore...

Për stinët e ardhura...