E premte, 29.03.2024, 03:37 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: A ka bukë në Kosovë?

E diele, 31.10.2021, 12:09 PM


A KA BUKË «BUDALLICË» NË KOSOVË?

Nga Dedë Preqi

Është e vërtetë se njeriun buka e mbanë gjallë, por është e vërtetë se edhe bukën në një mënyrë duhet me e fituar, apo me ia bërë «hyzmetin», përndryshe shumë vende të botës, në veqanti ato vende ku tokat nuk mund të prodhojnë përshkak të thatësisë së madhe, popullata e tyre e përjetojnë krizën e thellë të urisë, përshkak të mungesës së produkteve ushqimore e në veçanti te mungesës së  bukës, që mezi arrijnë të sigurojnë kafshatën e gojës.

Edhe në Kosovë, ka njerëz që kanë mungesë të ushqimit, por jo edhe mungesë të bukës, edhe pse tokat tona shumica e tyre janë të pa punuara fare, por tokat e Kosovës, janë shumë pjellore dhe nuk krahasohen me tokat e thata afrikane e aziatike, diçka tjetër është kur ato i lëmë vetë të pa mbjellura me drithëra, që së paku t’ia  sigurojmë kafshatën vetëvetës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Kosova importon drithëra nga vendet e rajonit, në veçanti importimet më të mëdhaja janë nga Serbia, por në një Anketë nga ISHP-ja, pak vite më herët ka konstatuar se, anemia te fëmijët tanë në Kosovë, është rritur në një përqindje të dukshme në mes viteve 2008- 2o18, si rrezulltat i ushqyerjes nga buka pa proteina, e cila në tregun e Kosovës, futet ky lloj produkti i grurit, apo i miellit me një çmim të lirë nga Serbia, pa e kontrolluar mirë, përveçse cënohet rëndë siguria ushqimore e vendit, ato produkte ndikojnë edhe në shëndetin e kësaj popullate.

Prandaj, duhet të bëjmë përpjekje konkrete dhe të nevojshme, kur edhe mundemi ta praktikojmë në jetë dhe të realizojmë atë, që do të thotë se mund t’ia dalim së paku edhe me prodhimet që dalin nga tokat  tona pjellore dhe cilësore, duke i punuar ato me një përkushtim më të madh për të nxjerrë frytin e kësaj toke për të plotësuar nevojat e qytetarëve të vendit, që të mos varemi nga produktet e lira dhe të rrezikshme për shëndetin e popullatës tonë.

Kush ka sy për të parë dhe mendje të kthjellët e kupton se çfarë përgaditet dhe çfarë planifikohet nga fqinji i ynë Serbia, për të realizuar qëllimet e saj në dëm të Kosovës, e cila në Kosovë, shpeshherë ka futur edhe produkte me afate të skaduara, përveq asaj, ajo eksportonte edhe një lloj gruri dhe mielli që e kultivonte për kafshë, ndërsa vendi i jonë dhe ne shqiptarët nuk u turpëruam dhe atë lloj drithi e muarem me një çmim të lirë, duke e konsumuar si ushqim për vete.

Kuptohet se importi i mallrave dhe tregëtia e lirë nuk kufizohet me vendet fqinjë dhe vendet tjera të rajonit apo edhe ato të Evropës, por për të ndalur importin e mallrave me çmime të lira, ku nuk kontrollohet cilësia dhe lloji i shkaqeve që ndikojnë në shëndetin e njeriut, sikur shumë produkte që vijnë nga Serbia, atëherë shteti i Kosovës, duhet të veproj domosdoshmërisht dhe urgjentisht, që të ruaj dhe mbrojë shëndetin e popullatës së vet, poashtu të mbrojë edhe konsumatorin e vet vendor, duke ia plotësuar kushtet përmes investimeve dhe subvencioneve, në mënyrë që të ndalet edhe degradimi i tokës tonë të papunuar, duke i nxitë edhe fermerët e vendit në prodhimin e kulturave bujqësore.

Qytetarët e Kosovës, kanë të drejtë të reagojnë kur çmimet e produkteve ushqimore lëvizin dhe ngriten pa kontrollë, në veçanti ngritja e çmimit të bukës, që e prek qytetarin e këtij vendi në shpirt, sidomos për ata që kanë pensione të vogla dhe për ata që janë me ndihma sociale, do të ishte e pa përballueshme.

Edhe pse Kosova, është varur nga importi i mallrave të ndryshme, por Institucionet e vendit, përveçse të ruajnë konkurencën e tregut, duhet të jenë më të kujdesshëm në kontrollimin e saj, që ka shumë biznese dhe industri të caktuara që bëjnë organizime të ndaluara për ngritjen e çmimeve, dhe të mirren parasysh të drejtat e konsumatorit të vendit dhe mbrojtja nga shkeljet e të drejtave të tyre.

Në Kosovë, kemi akoma shkallën e lartë të papunësisë, dikund afro 20 përqind të popullsisë jetojnë në këtë vend të pa punë dhe ka prej atyre 9 përqind me një varfëri të skajshme, që i bie 1,5o euro në ditë, ku jeta e tyre në një mënyrë do të ishte e pa përballueshme në këto kushte.

Shumica e njerëzve dhe eksperta të kësaj lëmie, rritjen e çmimeve e kuptojnë si trënd të përgjithshëm, i cili trënd e përfshinë jo vetëm Kosovën por edhe vendet tjera, me çrast në rritjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore ka ndikuar edhe Pandemia e COVID-19-të, dhe duke e marrë për bazë këtë realitet me një gjë të tillë duhet të mësohemi, jo vetëm në mënyrë racionale, por në mënyrë të tillë që mund të arrijmë të depërtohemi nga domethënja e kësaj situate globale.

Nëse Kosova dhe Ministria përkatëse do ta ketë prioritet zhvillimin strukturor dhe të qëndrueshëm që bazohet në prodhimet e produkteve të veta vendore, atëherë do të kemi edhe inflacion më të ulët dhe çmimet më të volitshme, por edhe në favor të qytetarit të vendit, duke ditur se faktori kryesor që ndikon në ngritjen e çmimeve, është edhe mungesa e lëndës së parë, të cilat duhet të importohen nga një vend tjetër, nëse ato mungojnë në vendin tonë.

Përndryshe nuk duhet të spekulojmë se në Kosovë, siq thotë një fjalë popullore që ka edhe bukë «budallicë» apo me një fjalë tjetër, ka bukë «badihava», sikur asnjë vend tjetër, që nënkupton se në këtë vend në fund të fundit duhet ta thëmi edhe realitetin se buka është lirë, në krahasim të asaj se sa dembeli e kafshon pa punuar fare, por mos të harrojmë edhe anën tjetër të kësaj domethënje se, jo vetëm ta ngopim barkun tonë, sa për ta shuar urinë apo dëshirën, por ta kontrollojmë edhe cilësisnë e saj, e cila shpeshherë vëhët në dyshim nga manipulimet dhe çmimet e lira, që na joshin në rajon, në veçanti nga fqinji jonë Serbia.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora