E merkure, 24.04.2024, 05:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ah, kjo vjeshtë që po del!

E diele, 31.10.2021, 03:17 PM


Ah, kjo vjeshtë që po del!

Nga Përparim Hysi

1. E, ç'më duhet?!

As më duhet gjë prej gjëje

Asgjësend nuk ma mbush synë

Se me ty unë jam në mëndje

Se, pa ty, shkoj në vidhimë.

S'gjej rehat dhe zë rënkoj

Si diçka të më ket humbur

Vij vërdall dhe zë kërkoj

Po ku je, o syri i bukur?

Kjo është gjëja që më mbush

Edhe bëhem si i plotë

Syri yt mua më rrëmbush

Gjithçka tjetër duket kot...

2.Kur pashë buzën

Kur pashë buzën që më qeshte

Mua goja vesh më vesh

Sa s'më zunë "ethe vjeshte"

Se sinjalet i marrë vesh.

Zë i hedh në horoskop

Një nga një i deshifroj

Një sinjal diçka më thotë

Pak a shumë:të dashuroj.

THem kështu se është mëdyshje

Horoskopi "troç" më flet

E kështu pa si e qyshe

E puth buzën që më qesh.

3.Kur më fole ti

Kur më fole ti, i perëndove sytë

Turp kishe a si?Mbeta si i dytë

Të zura me duar që të"nxirja gjumin"

Por më ke përvëluar, mua, të paudhin.

Se më dogje zjarr(mënd u dogja fare)

Ç'pate , syperënduar?Ç'pate, rrënjëdale?

Desha apo s'desha, i shkëmbyem"tepsitë"

Të harbon dhe vjeshta(ja tek janë"dëshmmitë?!"

4.Mos u ngopsh, o Përparim!

"...ti, vetullziu im,

Qasu, qasu ktu, pranë"

Popullore ukrainase.

Më tha mikja:- M'u qas pranë!

Ja, kështu, mua më urdhëroi

Mike, moj, që gjeçë belanë

Pse më bie në qafë, moj?!

Mikja-lule gjithë blerim

Unë po plak;pothuaj:ta shpallë!!!

Hidhe "vallen", Përparim!

Se na hiqesh si me "pallë?!"

Si me "pallë", ke dalë sheshit

Nami shkoi tek molla e kuqe

Tani hë, dilja "rrebeshit"

Se "rrebesh" është mikja me huqe.

E, që thoni, hyj në "valle"

"Do kërcej" me detyrim?!!!

Ah, ç'më bëre, moj rrënjdale

Mos u ngopsh, o Përparim!...

5.Ah, kjo vjeshtë që po del!

Ah, kjo vjeshtë që tash po del!

Seç më çon në mote shkuara

Ndër kujtime zhytur thellë

Zë harroj flokët e bardha.

Bëhem djalë e djalë vërtet

Si atë vjeshtë më të dalë

Kur qeshë me një syzezë

Sy të zesë, po qe pulëbardhë.

Si pulëbardhë, e larë në qumësht

Vetëtinte si dëborë

Djersët mua më shkonin çurg

Se më dogji si me horë.

Eh, seç vajti në atë vjeshtë

Atë vjeshtë në të dalë

Unë u dogja si me eshkë

Se pulëbardha më qe zjarr.

Tash, kur vjeshta, pothuaj ikën

Unë mbuluar me flokë të bardha

Vijnë kujtimet dhe më fshikën

Ta kem veç unë nga pulëbardha?!...

Tiranë, 28 tetor 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora