Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Si obligohen fëmijët që nga hapi i parë publik, të degjenerohen?

| E shtune, 30.10.2021, 02:35 PM |


Si obligohen fëmijët që nga hapi i  parë publik, të degjenerohen ?

Shkruan Fahri Xharra

Së pari, para se gjithash  e falënderoj Pastorin Akil Pano për reagimin e tij publik  me shumë vend dhe të domosdoshëm:” Pastori Akil Pano ka denoncuar shpërndarjen e një formulari në kopshtet e Tiranës ku në vend të ‘nëna’ e ‘babai’ është shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’. Sipas pastorit kjo gjë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe në shkelje të plotë të ligjit. Pastori shkruan se agjenca Gay ka nisur zbatimin e saj në kundërshtim me ligjin e Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ai u bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular, i cili është në shkelje me ligjin e kodin e familjes dhe fyen pjesën më të madhe të shqiptarëve.”

“Disa fjalë për homoseksualitetin i cili është interesimi seksual nga njerëzit e të njëjtës gjini. Termi gay ( anglisht) përdorët për meshkujt, ndërsa lesbiane për femrat. Homoseksualiteti historikisht është që nga krijimi i njeriut. Në kohëra të ndryshme dhe kultura të ndryshme  kjo veti është pranuar në mënyra të ndryshme, është toleruar, dënuar apo ndaluar. Shënohet që edhe në kohërat e lashta,  në perandoritë   e ndryshme ka qenë  prezente. Hebrenjtë, të krishterët , myslimanet dhe protestantët këtë sjellje e kanë  quajtur mëkatare (https://www.britannica.com/topic/homosexuality ).

Të dalim tek ne, është mirë që janë krijuar organizatat LGTB, të cilat në një far mënyre i dalin në mbrojtje atyre që ngacmohen nga gjinia e njëjtë qoftë mashkullore, qoftë femërore dhe nuk ndiqen si qentë nëpër parqe.

Por shtetet tona shqiptare, popullata e të cilave po zvogëlohet  çdo ditë e më shumë sa janë të vetëdijshme që me legalizimin  e më shumë se legalizimi të veprojmë kundër ligjeve të natyrës.

Mirë që këto sugjerime po na vijnë nga Europa, dhe po jemi të dëgjueshëm dhe po i fusim në jetë pikë e për pe porositë e tyre, por si nuk  po vetëdijesohemi që rekomandimet e Europës për korrupsionin shtetëror, krimin e organizuar, prostitucionin t`i largojmë vendosmërisht nga anët tona.

Pse Rusia nuk e lejon ?

Edhe më e keqja që po ndodhë, përveç martesës ndërmjet tyre, por iu lejohet që të marrin e dhe të rrisin fëmijë.

Po ai fëmijë si do ta ndien vetën kur të vetëdijesohet, dhe sheh vetëm dy gra në shtëpi  ai do e kërkojë të atin, ose dy burra duke u ledhatuar ai do e kërkon të ëmën. Në këtë mënyrë, automatikisht do të ngjallin të njëjtën dëshirë si të prindërve 1 dhe 2.

Çka është e tepërt dhe larg mendjes së shëndosh , është nisma  e përmendur në Shqipëri.

Me keqardhje për kombin tonë

Fahri Xharra,28.10.21

Gjakovë