E diele, 16.01.2022, 06:48 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Patriot” në Shqipëri apo Amerikë?

E shtune, 30.10.2021, 01:45 PM


“Patriot” në Shqipëri apo Amerikë?

Nga Kastriot Dervishi

Shoku Pilo Shanto, ishte një ndër ndihmësit e oficerëve të KGB-së që oranizuan radiolojën “Liqeni i Vajkalit”, në qendër të të cilës ishin disa misione informative të përbëra nga Zenel Shehu, Halil Branica, Naun Sula, Hamit Matjani, Nuri Plaka, etj, të sponsorizuara nga CIA. Këto misione kishin për qëllim njohjen e gjendjes në Shqipëri në mënyrë që në të ardhmen të mund të ishte në plan rrëzimi i një regjimi kriminelësh, hajdutëdh e terroristësh si ai komunist. Veprimtaria kundër regjimit komunist nuk duhet cilësuar veçse si patriotike. Përpjekjet e asaj kohe për far të keq, dështuan. Nëse do kishin sukses, Shqipëria do ndryshonte regjim po themi në vitin 1955 dhe nuk do humbte kohën me eksperimente komuniste deri në vitin 1990. Radioloja u organizua nga sovjetikët. Këtë e provon edhe fakti se në arkivat tona nuk ekziston asnjë dosje agjenturore e saj. Vite më pas, Pilo Shanto shkroi një tip libri të brendshëm për radiolojën në të cilin nuk përmendet fare roli i sovjetikëve. Ndihmësi i sovjetikëve, shoku Pilo, pasi gjithë jetën u mburr për antiamerikanizmin e tij, pas rënies së komunizmit në vitin 1990, siç e donte Hamit Matjani me shokë, emigroi në SHBA dhe ra në prehrin e imperializmit amerikan. Tani pyetja është: cili pilo është patriot, kur ishte ndihmës i këshilltarëve sovjetikë apo kur jetonte në Amerikë?! A ia kishte marrë mendja shokut Pilo se trupin e tij do ta kalbte toka amerikane?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora