E premte, 29.03.2024, 04:39 AM (GMT)

Mendime

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, mbajti mbledhjen e saj

E diele, 07.12.2008, 12:10 PM


  

DARDANIENS DEMOKRATISKA FÖRBUND                                                        2008-12-07

             AVDELNINGEN I SVERIGE                                                                                               Helsinborg -Suedi

                      DEGA NË SUEDI

 

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, mbajti mbledhjen e saj.

 

Në mbledhjen e Kryesisë së LDD-së – Dega në Suedi, të cilën e udhëhoqi kryetari i Degës z. Hysen Ibrahimi, u shqyrtua situata politike dhe plani 6 pikësh, dhe u zgjodh Këshilli Organizativ për organizimin e Akademisë Përkujtimore me rastin e tre vjetorit të vdekjes së ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Sa i përket situatës politike, fjala ju dha Osman Ahmetgjekajt, nënkryetar, i cili në fjalën e tij pasi përshëndeti kryetarin z. Hysen Ibrahimi, dhe Kryesinë, ndër të tjera tha: 

-Sot pothuajse të gjithë flasin për rrugëzgjedhjen e situatës aktuale politike në Kosovë. Tani shqiptarët po e kuptojnë se sa tragjike ishte vdekja e dr. Rugoves për rrugën e mëtutjeshme të krijimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Kjo  situatë politike e kaotike e krijuar në Kosovë është pasojë e lëshimit të rrugës së dr. Ibrahim Rugovës.  Në Kosovë tani bëhen eksperimente sikur në Hong-Kong.Po bëhen eksperimente sepse aq sa ishte tragjike vdekja e dr. Rugoves aq ishte tragjike ardhja në pushtet e këtyre njerëzve që mund të jenë gjithëçka, por politikan. Kosovës i’u nevojiten politikan të zdërvjellt të cilët do të krijonin strategji të politikave afatshkurta dhe afatgjata për njohjen dhe zhvillimin e suksesshëm të Republikës së Kosovës.

-Institucionet e larta shtetrore plot gjasht muajvetëm festonin dhe mburreshin me shpalljen e “PAVARËSISË” , duke i emituar dikush Ismail Qemalin, dikush Isa Boletinin, duke bërë kështu plagjiaturë dhe duke harruar se merita më e madhe dhe në radhë të pare I takon politikës dhe vërtetë politikës së Dr. Rugoves dhe në rend të dytë gjakut të dëshmorëve. Flamuri i Kosovës, akti i pavarësisë së Kosovës, Kushtetuta e Kosovës dërgoheshin në Prekaz duke u anashkaluar Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova. Shtrohet pyetja, pse nuk e bëri të njejten gjë dhe kryetari “KUKULL” Sejdiu të dërgoi këto dhe tek familja e Rugoves. Presidenti “Kukull” Sejdiu e zë në gojë emrin e Rugoves vetëm ai kur zihet ngusht. Ai pasi e shkatrroi dhe e ndau LDK, don ta shkatrroj dhe ndan edhe Kosovën me politikën e tij vasale. Ose pseeee nuk i dërgoi ato në Washington dhe në London siq bënte Dr. Rugova. Të gjithë miqët që kishte Rugova filluan në heshtje të kthejnë shpinën institucioneve të Kosovës sepse në Prishtinë filluan të ngjallen fantazmat monstruoze si Enver Hoxha që ishte një Fidel Kastro i dytë për Ameriken. Tani padashje m’u kujtua proverbi popullor “ çfar të mbjellësh do ta korrësh”. Sot në Kosovë flitet vetëm për planin ”6 pikësh” dhe Eulexin, dhe pothuajse u harruan të gjitha tjerat fatkeqësi që janë duke i përcjellur Kosovën që kemi një ANARKI të plotë. Sot në Kosovë nuk kemi Republikë Parlamentare por politikë Qeveritare, kur Qeveria komandon dhe me presidentin edhe me parlamantin.

U harrua papunësia, varfëria që ka kapluar popullin, e politikanët tonë janë pasuruar e stërpasuruar aq sa u’a kanë lakmi dhe politikanët e shteteve perendimore për LUXIN që janë

duke përjetuar. Burgosen kryetarët e komunave disa muaj dhe pas vuajtjes së denimit pa fije turpi kthehenj në FOTELET e tyre të buta. Sot nga ”Burgjet e Kosovës” arratisen kriminelët, burgosen mjekët pse kanë punuar në “KLINIKAT” që ishin të licensuara nga Qeveria.

Dhe si për hipokrizi thuhet që në Kosovë sundon ligji. Elita e politike është sot elita ekonomike me tendera, me AKM, me privatizimin e dështuar ku humbën të gjithë ata qindra miliona Euro në TRUST privatizimit. Por shprersojmë se të gjitha EULEXI do t’i zbuloi.

  

Plani i Ahtisarit ishte piknisja për vendosjen e EULEX-it, që ne të gjithë e dinim që selinë e ka në Bruksel, dhe nuk ka nevojë të marrë miratimin e Beogradit e të Jeremiqit I cili krekosej në OKB-e para ministrit të dobët të Punëve të Jashtme z. Skender Hyseni.  Dhe çdo kush e din se çdo gjë që I konvenon Beogradit është tragjike për Kosovën.EULEX  në veri të Kosovës duhej t’i vinte pikërisht Status-Quos dhe atje do ta dërgonte Kushtetutën e Kosovës dhe të largon MURIN serb dhe ushtrinë serbe që vepron fshehurazi dhe haptazi. Tani si po duket ato institucione deri sot PARALELE do të bëhen ZYRTARE ! Ishte 2 dhjetori I paraparë për shtrirjen  e EULEX por ndodhi prolongimi për 9 dhjjetor sepse më 2 dhjetor pati protesta massive gjithëpopullore të kritikuara nga Qeveria dhe kryetari I Kuvendit Jakup Krasniqi.

Dëgjohet dhe shkruhet sot kudo se shtrirja e EULEX-it  dmth “fillimi” i ndarjes së heshtur të Kosovës. EULEX do të ket një zyrë dhe në Beograd që ndoshta një ditë atakriminel në veri të Kosovës do të armatosen mire dhe do të vijnë në enklava gjoja në mbrojtje të kishave të tyre. Pra me fjalë të tjera 4 komunat në veri të Kosovës do I kenë strukturat zyrtare serbe në mbikqyrjen e EULEX-it.

Në këto caste duhet të mblidhen të gjitha partite, por në mes tyre kemi një armiqësi primitive servilizëm. Sa më shpejtë që dilet para popullit e t’i thuhet e vërtaeta është shpëtim për atë që mund të shpëtohet-  përfundoi në fjalën e tij z.Osman Ahmetgjekaj.

Në mbledhje u diskutua organizimi i Akadmisë Përkujtimore me rastin e tre vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Në disktutim u kyqen edhe z. Hysen Ibrahimi, kryetar, Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar, z. Ilmi Beqiri, Ajet Meholli, Rashit Gashi etj, të gjithë anëtarë të Kryesisë dhe përfaqsues të nëndegëve të LDD-së.

Nga kjo mbledhje u nxoren këto:

 

                        KONKLUDIME

-LDD-ja në Suedi është e shqetësuar për situatën e krijuar nga kjo Qeveri dhe përkrah fuqishëm Kryesinë Qëndrore të LDD-së, për dorëheqjen e parevokueshme të Presidentit dhe Kryemisntrit.

-LDD-ja në Suedi, përkrah politikën e Lidhjes Demokratike të Dardanisë me në krye Akadmik Nexhat Dacin kryetar dhe të gjitha vendimet që mer Kryesia Qëndrore.

-U zgjodh Këshilli Organizativ për mbajtjen e Akademisë Përkujtimore nën patronatin e LDD-së  Dega në Suedi. Akademia do të mbahet më datë 24 janar ditë e shtunë në Båstad të Suedisë, me fillim në ora 12:00 Në kuadër të kësaj Akademie do të çfaqet një pjesë teatrale kushtuar ish-Presidentit Rugova, një recital, fjalë rasti, fjalë përshëndetëse për musafir dhe një program kulturo-artistik me disa pika muzikore dhe valle.

-LDD-ja në Suedi, uron festen e Kurban Bajramit, të gjithë shqiptarëve të fesë muslimane, duke ju dëshiruar paqë, shëndet dhe harmoni familjare.

 

Procesin e udhëhoqi:

Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar.

 

__________________________________________________________________________

Adresa:                     E-maili:                    Telefoni:                  Postgiro:

Ängahällan 9 A                        ldd_suedi@yahoo.se 073-7663756                           4849187-2

260 91 Förslöv                        hysenib@yahoo.com                070-8350687                           Tel.

Nr. i Organ. 846003-9566       osman_ahmetgjekaj@yahoo.se                070-7709904                           070-6512753



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora