E enjte, 25.04.2024, 09:37 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ç'punë kanë taksapaguesit amerikanë me promovimin e kulturës otomane në Shqipëri?!

E enjte, 28.10.2021, 07:50 PM


Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?

Nga Frank Shkreli

Ministria e Kulturës

October 22 at 1:59 PM  ·

“Qeveria shqiptare miratoi sot, në mbledhjen e saj më të fundit, shpronësimin e banesës së Toptanasve, për t'ia rikthyer atë kulturës.”

Elva Margariti

October 22 at 1:20 PM  ·

Sot mori fund saga e banesës së Toptanasve, njohur edhe si "Sarajet", ish-ndërtesa e bibliotekës së parë shqiptare, monument kulture i kategorisë I, që këtë verë u përpoqën që ta zhduknin me zjarr.

Qeveria shqiptare mori vendimin e shpronësimit të pronarëve të kësaj ndërtese për ta restauruar, rijetëzuar e kthyer në një hapësirë kulture, dedikuar librit, për ngritjen e së cilës jemi në bisedime me qeverinë e SHBA-ve.”

Ky ishte njoftimi (22 tetor, 2021) nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë!  PYETJA IME ËSHTË: Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?

Ndërkaq, saga e shtëpisë ku ka jetuar at Gjergj Fishta vazhdon.  Shtëpia e Fishtës, e mbyllur/ e restauruar por askush nuk mund ta vizitojë – e rinovuar me fonde private -- jo, jo as me fonde të qeverisë shqiptare as me fonde të qeverisë amerikane – por me fonde private!

Pse Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë nuk e shpronëson edhe shtëpinë e At Gjergj Fishtës pasi është monument kulture e kategorisë së I?  Edhe për shtëpinë e Fishtës, Ministria ka thënë, vazhidmisht, se ka probleme pronësie. Ku qëndron e vërveta sa i përket hapjesë së shtëpisë së Fishtës, sidomos në këtë 150-vjetor të lindjes së tij dhe pse nuk shpronësohet edhe ajo?

NË 150-VJETORIN E LINDJES, QEVERIA SHQIPTARE, MINISTRIA E SAJ E KULTURËS, E HARRUAN AT GJERGJ FISHTËN E ALFABETIT SHQIP  – GJENIUN E LETRAVE SHQIPE! NË 150-VJETORIN E LINDJES, AT GJERGJ FISHTA VAZHDON TË JETË PA VARR, PA SHTËPI DHE PA KUJTESË NGA SHQIPËRIA ZYRTARE DHE NGA SHQIPTARËT!

Ai nuk ka nevojë për ne, por Shqipëria dhe shqiptarët, kudo, kanë më shumë nevojë sot për të.  Dashuria e tij për Shqipërinë nuk shuhet kurrë...pa marrë parasysh trajtimin e tij në këtë 150-vjetor -- nga Shqipëria dhe shqiptarët. Edhe ashtu At Gjergji, na thotë: veç të jeni mirë ju dhe Shqipëria – edhe pa mua Shqipëria “kjoftë e rrnoftë”, për jetë!

“Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po, po: rrnoftë Shqypnija!

E porsi krypa n’Dri,
E porsi krandja e that n’nji flakada,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!..”
"Çohi t'dekun" - (Gjergj Fishta)

Shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishtës e mbyllur me çels – s’ka nevojë për koment!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Klubi i turpeve të përbashkëta Frank Shkreli: At Gjergj Fishta fati i kombit shqiptar Frank Shkreli: Ndërroi jetë Gjenerali Amerikan Colin Powell Frank Shkreli: Një diplomat amerikan që nuk heshti kur duhej të fliste Frank Shkreli: Ambasadorët vizitojnë kampin komunist të Spaçit Frank Shkreli: Nobel 2021 – Liria e Fjalës parakusht për demokracinë dhe paqen Frank Shkreli në A Show me Adi Krastën Frank Shkreli: Një ngjarje në historinë e marrëdhënieve Amerikano-Shqiptare që shpesh anashkalohet Frank Shkreli: 50-vjetori i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga barbarët komunistë Frank Shkreli: Liria e Shtypit - 'Ferrë' në sy të politikanëve shqiptarë Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave - një hap përpara, dy mbrapa Frank Shkreli: Ç'bën Edi Rama në West Point? Frank Shkreli: Kryeministri Albin Kurti - Ka ardhur koha të kujtojmë dhe të mendojmë për At Gjergj Fishtën Frank Shkreli: Dy pyetje dhe një thirrje për parlamentin e ri në Tiranë dhe për diplomatë perëndimorë Frank Shkreli: Amerikë o vend i bekuar, prite, prite Skënderbenë! Frank Shkreli: Iris Halili - Lideri nuk lind… bëhet Frank Shkreli: Shqipëria pa ambasador në Vatikan, pse? Frank Shkreli: Zgjohu shqiptar! Demokracia nuk pret! Frank Shkreli: Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës amtare të shkollave shqipe në Diasporë Frank Shkreli: 'Një shtëpi e ndarë dhe përçarë kundër vetes, nuk mund të qëndrojë''

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora